Shqipëri/Kosovë, 24 janar 2009(VushtrriaPRESS)-Doli nga shtypi këto ditë një vepër madhore, pas një periudhe të gjatë qysh kur ishte mbaruar e dorëzuar në shtyp, u botua në Napoli “ Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe” (ADGJSH).Ky libër me rëndësi të madhe është hartuar nga një grup specialistësh të dialektologjisë, punonjës të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, fryt i një pune të mundimshme e shumëvjeçare, në të cilën, për herë të parë në historinë e albanologjisë, dialektet e shqipes paraqiten sipas metodës së gjeografisë gjuhësore, në dy vëllime me harta dialektologjike. Atlasi, vëllimi i parë i të cilit sapo ka dalë në qarkullim dhe së afërmi del edhe vëllimi i dytë, është realizuar nga emra të njohur të gjuhësisë shqiptare, si: prof. dr. Jorgji Gjinari (drejtues), prof. dr.Bahri Beci, prof. dr. Gjovalin Shkurtaj dhe prof. dr.Xheladin Gosturani, të cilët jo vetëm plotësuan një mangësi të dukshme të Albanologjisë sonë, por edhe e rreshtuan shqipen në radhën e atyre gjuhëve që prej kohësh kishin hartuar vepra të tilla. Atlasi perfshin 175 vendbanime:85 në Republikën e Shqipërisë
66 në në Kosovë, në Mal të Zi, në Maqedoni, në anët e Peshterit, të Jabllanicës dhe të Preshevës e Bujanovcit
5 pika në Çamëri (Greqi)
19 pika në diasporën arbëreshe të Italisë Greqisë dhe të Zarës (Dalmaci)
Komente
0 Komente: “Doli nga shtypi “ Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe””
Komento