
Shkruan:Fadil SHYTI,PJESA E KATËRT:Bajram Curri (1862- 1925)-Duke, vijuar më tej në shfletimin e librit histori, (“Historia e një njeriu të lig” apo “Zogu i shqiptarëve”; lexuesit do të gjejnë një dëshmi ndoshta prej kohësh të pavërejtur se; në shkrimin me titull: Kush ishte Ahmet Zogu, e gjejmë një fakt tepër të hidhur, por, i cili e tregon fytyrën e vërtetë të këtij personaliteti të historisë sonë e cila për një kohë dhe, jo aq kalimtare; e sundoi kombin shqiptar, sipas metodës së “hurit dhe litarit”; në faqe, 37 shkruan: “Ahmet Zogu i kurorëzuar më vonë mbret i Shqipërisë me lejen e Musolinit”.Koha e dëshmoi më së miri se çfarë “civilizmi evropianë” i sollën miqtë e zogollit, Musolini që, ia dha lejen për mbretëri, dhe Hitleri , që ia fali automobilin më luksoz, (për atë kohë) por, jo vetëm kaq; sepse, zogolli kishte shumë miq interesash personale, nga të gjitha meridianet, -ata të cilët ishin armiqtë më të përbetuar të kombit shqiptar, si Pashiqin serb, i cili ia përgatiti terrenin për të ardhur në pushtet dhe pastaj, të eliminonte shumë atdhetarë shqiptarë.Gjithashtu, koha e dëshmoi më së miri çfarë “fitoresh” i solli Shqipërisë, ardhja në pushtet i një pro-fashisti, xhelat!Nga kjo, kujtoj maksimën e njohur popullore: “nëse dua të di kush je, të të pyes me kë shoqërohesh”! Dhe, fatkeqësisht, shoqërime të tilla, të zogollit me xhelatët e huaj ballkaniko-evropianë, nuk ishin vetëm, shoqërime nëpër kafenetë dhe baret luksoze, por, ato u thelluan në fusha të bashkëpunimeve ekonomike, politike dhe ushtarake, të cilat i sollën aq e aq fatkeqësi të mëdha atdheut.-Kur i mbushi tetë vjeç, Zogu u dërgua në Kostandinopojë, ku kreu shkollën fillore dhe mësoi të lexojë e të shkruajë turqisht , në “mejtep”,gjatë gjithë jetës së tij, Zogu, ka kryer vetëm këto tri klasë të shkollës fillore.-Nga Shqipëria, kishte marrë me vete një tutor, që ia thoshin emrin Abdurrahman, njeri krejtësisht analfabet, bëmat dhe krimet e të cilit janë përshkruar shpesh, si nga autorë shqiptarë, ashtu edhe nga ata të huaj.
Tashmë, dihet nga të gjithë, që ai i cyti vrasësit e të vëllait.
“Ahmet Zogu, nuk arriti kurrë ta mësonte gramatikën e gjuhës shqipe, ndaj edhe sot e kësaj dite ai, nuk është i zoti të shkruaj qoftë edhe një rresht të vetëm në këtë gjuhë. Ai, nuk i ka shkruar kurrë njeriu një letër të vetme me dorën e vet”- shkruan, Çatin Saraçi, në kujtimet e tij.Në shkrimin “Kryeqyteti i Shqipërisë”, autori i këtij libri, ua përkujton lexuesve se aleancat e para me të huajt, zogolli i kishte filluar me austriakët, pra, “Zogu, dëshironte t´i paraqiste nderimet e veta, Kajzerit, për faktin që Austria në vitet 1916-1917, kishte bërë plane për të dominuar në Ballkan”; madje, në këtë takim paska marrë pjesë edhe autori i këtij libri, i cili pastaj shkruan se: “këtij bashkëpunimi i cili, përfundoi me pushtimin e Shqipërisë nga Austria, popullit shqiptar, gjatë viteve 1916-1919, i kushtoi me 60 mijë të vdekur, prej të cilëve 45 mijë e humbën jetën nga malaria”. -Është për të theksuar që: autori i këtij libri ishe dhe njeriu i cili kishte hyrë madje, si në shtëpinë e tij dhe në odën e Zogut, i cili shkruan se, në ditët e para të takimit me të, -punën e parë që e kishe bërë zogolli e kishte nderuar duke ia hapur gardërobën e tij; plot me uniforma nga më fantastiket, e cila pasurohej çdo muaj, si dhe një duzinë teshash civile, që zor se i kishte përdorur ndonjëherë. Kravatat ishin me qindra, si dhe një numër i pafund këmishësh, të gjitha ngjyrave, nga bluja e errët tek e kuqja dhe nuanca potrokalle të ndezura por, edhe as edhe një e bardhë. Kur e pyeta se, ku i mbante këmishët e bardha, m´u përgjigj se e bardha ishte demode, çka më bëri të vë buzën në gaz, duke i thënë se këmishari i tij, duhej t´i dinte këto punë, më mirë se kolegët e tij në Londër. Një ditë më pas adjutanti i Zogut më tha se, do të niste një kabëll, në Vjenë, për të porositur dy duzina me këmishë të bardha, që duhej të niseshin ekspres për në Tiranë. Zogu, nuk e mori vesh dhe as unë s´ía zura ngoje që e kisha parë kabllin. -Një pabesi e madhe i kishte hyrë, Zogut si duket në shpirt; madje, kudo , edhe në familjen e tij; -sepse, më tej lexojmë: “Gjatë mbrëmjes, Zogu e porositi kafen e vet, që e pinte pa sheqer,; në kafen me sheqer nuk mund ta ndiesh kurrë helmin, ashtu siç ka gjasë të ndodhë kur kafja është pa sheqer, ngase zeheri (helmi) ndjehet aty për aty. Kjo, qe arsyeja , që Zogu nuk e pinte asnjëherë të ëmbëlsuar edhe në shtëpinë e vet”. Një karakteristikë tjetër “njerëzore” jo pa ngjyrime të theksuara e tregon Saraçi, faktin që, zogolli, i paska urrejtur zogjtë: “Prap këta zogj të mallkuar” – tha Zogu, dhe u kthye sërish në pozicionin e mëparshëm duke psherëtirë me gjithë shpirt.
-Pse nuk jep urdhër t´i shfarosin këta zogj të shpifur? – i thashë.
E kam bërë njëherë, madje, duke paguar një lek për kokë, por edhe mbasi kishin vrarë 20 mijë, dukej sikur qenë shtuar e shumuar edhe më fort se më parë… kështu që, na u desh të hiqnim dorë.” -“E kisha dëgjuar atë histori për njëfarë kohe kishte lënë pa mend gjithë Tiranën, por, u hoqa sikur s´ma kishin zënë veshët”- shkruan, Çatin Saraçi. Ndërsa, në shkrimin me titull: “Zogu fejohet me të bijën e Shefqet Vërlacit, asokohe kryeministër; -pasqyrohet qartë dështimi politik por, edhe karakteri antinjerëzor, prej vrastari, “ i mbretit të gjithë shqiptarëve”.
“Shefqet bej Vërlaci, është aktualisht kryetari i shtetit kukull shqiptar, nën Musolinin”
(Çatin Saraçi )
-Ai, është pronari i më se 400.000 hektarëve tokë të punueshme, në Shqipërinë e mesme dhe në atë të jugut, pa përmendur një pjesë të mirë të tokës së shitur. Në vitin 1923 Zogu u fejua me të bijën e tij…Këtë fejesë e bëri, për ta stabilizuar situatën e brishtë financiare të dhëndrit, duke i paguar dhe shlyer të gjitha borxhet, diçka rreth 18 .mijë paunde.-Një vit më vonë, Zogu do të qëllohej dhe plagosej nga Beqir Valteri.-Duke qenë i pamundur, për disa javë me radhë, Zogu u shtërngua të jepte dorëheqjen dhe t´i dorëzonte vjehrrit të ardhshëm, postin që mbante. Në këtë mënyrë, Vërlaci u bë kryeministër i Shqipërisë. -Mbasi, Zogu e shpagoi gjakun duke vrarë Avni Rustemin dhe mbasi plasi revolucioni, Zogu ende nuk e kishte marrë veten plotësisht nga plagët- ai, iu lut të vjehrrit që ta ndihmonte në konfliktin e hapur me njerëz të armatosur dhe sidomos me të holla.Atëherë, Shefqet beu e pa rrezikshmërinë e situatës dhe u rrek të arrinte një kompromis me kryengritësit, duke synuar të mos komprometonte pozitën e vet dhe të shtinte në rrezik pasurinë.Ne, morëm rrugët e u larguam që të gjithë, dhe kur mbas 6 muajsh, Zogu u kthye dhe hyri triumfator në Tiranë, Shefqet beu, u la krejtësisht mënjanë, ndërsa, të 10 mijë paundet e dhëna nga Vërlaci, mbas fejesës iu kthyen në qytetin dhe rezidencën e tij në Elbasan. Janë botuar histori nga më fantastiket dhe më të shëmtuarat rreth asaj fejese të lashtë..
VIJON
Suedi, 18 prill 2009
______________________________________________________________
Vërejtje: Komentet, opinionet dhe reagimet e botuara në VushtrriaPRESS,nuk shprehin qendrimet e VushtrriaPRESS-it!
Komente
Komentet janë mbyllur.
Komento