// po lexoni

Lajme ditore nga Kosova

Fillon pagesa për shkëputje nga puna për ish-pjesëtarët e TMK-së

Fillon pagesa për shkëputje nga puna për ish-pjesëtarët e TMK-së-VushtrriaPressFoto:Arkiv

PRISHTINË, 12 QERSHOR 2009(VushtrriaPress)-1306 kandidatë të regjistruar në Programin për ri-sistemimin e TMK-së do të fillojnë të përfitojnë nga Pagesa për shkëputje nga puna duke filluar nga fundi i qershorit të vitit 2009. Pagesa për shkëputje nga puna është komponenti i dytë që synon të ndihmojë tranzicionin në jetë civile të ish-pjesëtarëve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK). Pagesa për shkëputje nga puna është e barazvlefshme me një pagë 12 mujore, e cila do të fillojë të shpërndahet pas shpërbërjes së TMK-së, që është përcaktuar më 14 qershor të vitit 2009. Deri më 3 qershor 2009, Programi për ri-sistemimin e TMK-së ka regjistruar 1.433 kandidatë. Këto të dhëna paraqesin 91% të numrit të përgjithshëm të kandidatëve të mundshëm për t’u regjistruar në Programin për ri-sistemim. Numri i ish-pjesëtarëve të TMK-së që kanë të drejtë të jenë pjesë e programit pritet të rritet në të ardhmen. I drejtuar nga UNDP, Programi për ri-sistemimin e TMK-së është hartuar t’i dal në ndihmë atyre që shkëputen nga TMK-ja pas shpërbërjes, dhe t’ua lehtësojë tranzicionin përmes: integrimit ekonomik dhe pagesës 12 mujore të shkëputjes nga puna. Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit në Kosovë (APPK) është partner vendor që merret me implementimin e programit të ri-integrimit ekonomik. Programi fuksionon përmes gjashtë zyrave rajonale në Kosovë; Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjilan, Mitrovicë dhe Skënderaj, dhe është plotësisht funksional që nga janari i vitit 2009. Pas mbajtjes së 26 takimeve orientuese me pjesëmarrjen e 734 kandidatëve, këshilltarët rajonal të programit dhe ekspertët e ri-integrimit ekonomik kanë ndihmuar kandidatët të identifikojnë instrumentet më të përshtatshme të integrimit ekonomik, të cilët kanë zgjedhur në mes Themelimit të afarizmit privat dhe Ndërmjetësimit në punësim.
Deri më tani 47 kandidatë kanë përfituar nga skema e Ndërmjetësimit në punësim, e cila i ka ndihmuar ata të fillojnë punë në kompanitë private ose në institucione publike. Gjithashtu, në skemën e Themelimit të afarizmit privat, 302 grante janë approvuar për kandidatët të cilët kanë kaluar nëpër seminaret e biznesit dhe që ka rezultuar me themelimin e nismave individuale për biznes.

Komente

Komentet janë mbyllur.

Komento