// po lexoni

Lajme ditore nga Kosova

Agjencia Kosovare e Privatizimit, përkrahet me mjete financiare nga Zyra Ndërlidhëse e KE-së në Kosovë

Agjencia Kosovare e Privatizimit, përkrahet me mjete financiare nga Zyra Ndërlidhëse e KE-së në Kosovë-VushtrriaPressPRISHTINË, 15 QERSHOR 2009(VushtrriaPress)-Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) nënshkruan marrëveshjen për grantin e dytë për financimin e AKP-së, që do të hyjë në fuqi me 16 qershor 2009. Qëllimi i grantit është të rriten kapacitetet administrative dhe menaxhuese të Agjencisë Kosovare të Privatizimit me qëllim që ajo të kujdeset për vazhdimësinë e procesit të privatizimit. Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian ka ndarë 6 milionë Euro nga programi për 2008 i Asistencës nga Instrumenti për Para-Anëtarësim (IPA) për të bashkëfinancuar një projekt 14 milionësh i cili do t’i mundësojë AKP-së të përmbushë mandatin e saj. Ky grant është vazhdimësi e mbështetjes së ofruar nga IPA 2007 për të zgjeruar edhe më tej procesin e privatizimit dhe likuidimit në Kosovë.Ofrimi i asistencës për Agjencinë e Privatizimit përbën një mbështetje të drejtpërdrejtë nga Komisioni Evropian për të ndihmuar zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe për të ruajtur stabilitetin e saj makroekonomik dhe të tregut,thuhet në një njoftim të  Zyrës Ndërlidhëse të  Komisionit Evropian në Kosovë.

Komente

Komentet janë mbyllur.

Komento