PRISHTINË, 15 QERSHOR 2009(VushtrriaPress)-Sot është 1-Vjetori i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Në një vjetorin e saj sot është mbajtur një seancë solemne në Kuvendin e Kosovës. Të pranishëm përveç udhëheqjes së Kosovës kanë qenë edhe ish-kryenegociatori për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari, Albert Rohan dhe ish-ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian, Volfgang Ishinger. Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu ka mbajtur një fajë rasti në seancën e sotme solemne të Kuvendit të Kosovës, edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur një fjalë rasti në seancën solemne të Kuvendit, me rastin e 1-Vjetorit të hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Komente
Komentet janë mbyllur.
Komento