// po lexoni

Lajme ditore nga Kosova

Nesër fillon punimet Simpoziumi për Kardiologji,me temë “Sëmundja koronare”

Nesër fillon punimet Simpoziumi për Kardiologji,me temë “Sëmundja koronare”-VushtrriaPressPRISHTINË, 18 QERSHOR 2009(VushtrriaPress)-Në Kosovë do të mbahet Simpoziumi për Kardiologji, tema e këtij simpoziumi që punimet do t’i fillojë nesër më 19 qershor 2009 do të jetë “Sëmundja koronare” në tre sesionet e parapara do të ligjërohet në këto tema:Faktorë rreziku dhe parandalimi i sëmundjes koronare,sëmundja koronare kronike dhe sëmundja koronare akute - infarkti akut i miokardit. Udhëheqës të sesioneve do të jenë  12 ligjërues: Prof.dr Ejup Pllana, Dr Ardian Dika, Dr sci.Xhevat Pllana, Dr Dardan Koçinaj, Dr Aurora Bakalli, Dr Basri Sejdiu, Prof.dr Borce Petrovski, Prof.dr Masar Gashi, Dr.sci.Agim Krasniqi, Dr Lulëzim Brovina, Dr Basri Lenjani dhe Dr Tefik Bekteshi. Ky sesion do t’i zhvilloi punimet në Hotelin Grand, në Prishtinë dhe pas çdo sesioni do të zhvillohet diskutimi me qëllim:edukimi, afrimi të qasjeve rreth problematikës të temës,mundësive të bashkëpunimit dhe mundësive të krijimit të udhëzuesit dhe protokollit të përbashkët.

 Hajdin ISLAMI

Komente

Komentet janë mbyllur.

Komento