VUSHTRRI,19 QERSHOR 2009(VushtrriaPress)-Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) i ka dhuruar sot Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri, pajisje për hulumtimin dhe simulimin e vendngjarjes së krimit. Të pranishëm me këtë rast kanë qenë edhe Ministri i Punëve të Brendshme,Zenun Pajaziti, zv.ministri i MPB-së,Fatmir Xhelili, ambasadori i OSBE-së, Werner Almhofer, ambasadorja e Çekisë, Janina Hrebícková, drejtori i përgjithëshëm i Policisë së Kosovës,Sheremet Ahmeti, kryetari i komunës së Vushtrisë, Bajram Mulaku si dhe zyrtarë të tjerë të lartë vendor e ndërkombëtarë.
Komente
Komentet janë mbyllur.
Komento