// po lexoni

Lajme ditore nga Kosova

Thellohet bashkëpunimi në fushën e Drejtësisë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë

Thellohet bashkëpunimi në fushën e Drejtësisë ndërmjet  Kosovës dhe Turqisë-VushtrriaPressministrja-kelmendi-se-bashku-me-ministrin-ergin.jpgKOSOVË/TURQI,21 QERSHOR 2009(VushtrriaPress)-Me ftesë të Ministrit të Drejtësisë së Republikës së Turqisë, Sadullah Ergin, Ministrja e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, Nekibe Kelmendi me një delegacion nga kjo ministri ka qëndruar për vizitë katër ditore në Ankara të Turqisë. Sipas zyrës për Informim thuhet se pritja e delegacionit kosovar ishte e nivelit më të lartë shtetëror. Gjatë kësaj vizite, Ministrja Kelmendi u takua me Ministrin e Drejtësisë, Sadullah Ergin, me të cilin bisedoi rreth bashkëpunimit në fushën e drejtësisë. Ministrja Kelemendi poashtu u prit edhe nga drejtori i përgjithshëm i burgjeve, me të cilin vizitoi Qendrën për aftësimin dhe arsimimin e stafit korrektues, Burgun e sigurisë së lartë në Singjan-Ankara, si dhe Burgun gjysëm të hapur në Kirshehir. Gjatë kësaj vizite delegacioni kosovar u informua për organizimin dhe kompetencat e Ministrisë së Drejtësisë në këtë shtet, si dhe për reformat e bëra në sistemin e burgjeve dhe qendrave të paraburgimit. Vlenë të potencohet se e tërë infrastruktura hapsinore dhe rregullative e sistemit të burgjeve dhe qendrave të paraburgimit kishte ndriqim dhe hapsirë të mjaftueshme, punëtori nga më të ndryshmet, ku aftësoheshin dhe punonin përsonat në mbajtje të dënimit, të cilat punëtori krijonin të hyra për Ministrinë e Drejtësisë, nga të cilat bëheshin investime kapitale në ndërtimin e objekteve, si për Ministrinë e Drejtësisë ashtu edhe përmirësimin e mëtutjeshëm të kushteve të qëndrimit të të burgosurve dhe paraburgosurve. Ministrja Kelmendi poshtu vizitoi edhe Akademinë e Drejtësisë së Turqisë, ku u informua hollësisht mbi mënyren e përgatitjes së kuadrove për plotësimin e nevojave për sistemin e drejtësisë. Delegacioni nga Kosova vizitoi edhe Ambasadën e Republikës së Kosovës në Ankara, e cila shtroi drekë të përbashkët për përfaësuesit e dy ministrive respektive. Ministrja Kelmendi ftoi ministrin e drejtësisë së këtij shteti për vizitë kthyese në Kosovë. 

Komente

Komentet janë mbyllur.

Komento