PRISHTINË,22 QERSHOR 2009(VushtrriaPress)-Nëpërmjet një komunikate dërguar mediave nga Lëvizja për Bashkim thuhet:”Pa asnjë rezervë i përkrah demonstratat e paralajmëruara të popullit shqiptar në Maqedoni. Demonstratat e paralajmëruara të shumicës së OJQ-ve dhe partive politike jashtëparlamentare shqiptare në Maqedoni me moton “BARAZI TË PLOTË KOMBËTARE” deri në realizimin e plotë të së drejtës për vetëvendosje janë veprime të domosdoshme për barazinë e popullit shqiptar i cili jeton në trojet e veta nën Maqedoni. “Lufta institucionale” të cilën e ndjekin partitë institucionaliste shqiptare në Maqedoni jo vetëm që nuk ka sjellë rezultate deri më tani, por as në të ardhmen nuk do të sjellë ndonjë rezultat. Ajo nuk është asgjë tjetër veçse luftë për privilegje që i sjellë pushteti dhe mashtrim për popullin. Shprehim bindjen se demonstrata e 23 qershorit do të jetë vetëm kapitulli i parë i luftës jashtinstitucionale për liri kombëtare, rrugës së vetme për popullin shqiptar në Maqedoni drejt realizimit të aspiratave të veta të drejta dhe të ligjshme” përfundon komunikata e Lëvizjes për Bashkim.
Komente
Komentet janë mbyllur.
Komento