PRISHTINË,23 QERSHOR 2009(VushtrriaPress)-Bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Japonisë po vazhdon të sjellë rezultate në shumë fusha. Japonia e ka ndihmuar dhe po e ndihmon shtetin e Kosovës në shumë fusha të rimëkëmbjes ekonomike dhe në shëndetësi e arsim. Sot presidenti Fatmir Sejdiu, ka takuar ambasadorin jorezident të Japonisë, Akio Tanaka, i cili dorëzoi letrat kredenciale të emërimit të tij në këtë detyrë. Ambasadori japonez Akio Tanaka, me këtë rast ka theksuar se ndjehet tepër i nderuar që do ta përfaqësojë vendin e tij si ambasador i parë në Republikën e Kosovës. Edhe zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, sot do të takohet me Ambasadorin e Japonisë Akio Tanaka.
Komente
Komentet janë mbyllur.
Komento