SHQIPËRI,23 QERSHOR 2009(VushtrriaPress)-Presidenti i Republikë së Kosovës, Fatmir Sejdiu niset sot për një vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, me ftesë të Presidentit Bamir Topi. Presidenti Fatmir Sejdiu gjatë vizitës në Shqipëri do të marrë pjesë në takimin me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç dhe Presidentin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov. Sipas organizatorit, të katër Presidentët do bashkëbisedojnë për marrëdhëniet dypalëshe, për bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën e zhvillimit të tij në kuadër të vizionit të përbashkët euroatlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Të katër presidentët Topi,Sejdiu,Vujanoviç dhe Ivanov në fund të këtij takimi do të japin një konferencë për media.
Komente
Komentet janë mbyllur.
Komento