SHQIPËRI, 28 QERSHOR 2009(VushtrriaPress)-Në Shqipëri sot mbi 3 milion votues shqiptarë po votojnë në zgjedhjet parlamentare ku votuesit do të zgjedhin 140 deputetë. Sali Berisha nga Partia Demokratike dhe Edi Rama nga Partia Socialiste janë rivalët kryesor politik në këto zgjedhje shumë të rëndësishme për Shqipërinë e cila mëton që së shpejti të inkuadrohet në Bashkimin Evropian. Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha, kanë votuar sot rreth orës 10:00 në qendrën e votimit numër 1728, të njësisë bashkiake nr. 2 të Tiranës. Ndërsa edhe kryetari i Partisë Socialiste(PS) Edi Rama, gjatë paradites së sotme ka votuar në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. Mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe demokratike Shqipërinë do ta çonte një hap para drejt BE-së. Ndryshe këto zgjedhje po monitorohen edhe nga monitorues vendor dhe ndërkombëtar, ndërsa nga Kosova po marrin pjesë në monitorimin e zgjedhjeve edhe përfaqësues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve(KQZ).
Komente
Komentet janë mbyllur.
Komento