// po lexoni

Lajme ditore nga Kosova

Deri dje në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan janë kthyer 105 policë serbë dhe 5 punonjës të stafit civil

Deri dje në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan janë kthyer 105 policë serbë dhe 5 punonjës të stafit civil-VushtrriaPressGJILAN, 1 KORRIK 2009(VushtrriaPress)-Gjatë ditës së djeshme në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan janë lajmëruar shumica dërmuese e policëve serbë të suspenduar, të cilëve Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës ua kishte caktuar afatin për kthim deri dje në orën 16:00 të ditës së djeshme, bën të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Gjilan. Nga 128 policët e nacionalitetit serb, si dhe gjashtë pjesëtar të stafit civil të Policisë së Kosovës të punësuar në Drejtorin Rajonale të Gjilanit, 5 prej tyre nuk e kanë ndërprerë marrëdhënien e punës, ndërkohë që deri dje janë kthyer 15 nga ata.Po ashtu dje që nga orët e mëngjesit kanë filluar të kthehen masovisht policët e nacionalitetit serb në kuadër të Policisë së Kosovës dhe deri tash janë kthyer 105 policë dhe 5 punonjës të stafit civil, thuhet në një njoftim nga Policia e Kosovës(PK).

Komente

Komentet janë mbyllur.

Komento