PRISHTINË,1 KORRIK 2009(VushtrriaPress)-Siguria dhe qëndrueshmëria e spitaleve është brengë e vazhdueshme e të gjitha sistemeve shëndetësore në botë. Në mënyrë të veçantë kjo vije në shprehje në kohën e gjendjeve të jashtëzakonshme, emergjencave dhe fatkeqësive natyrore. Ngritja e sigurisë së institucioneve shëndetësore gjatë emergjencave ishte edhe moto e Ditës Botërore të Shëndetit këtë vit. Në mbështetje të kësaj motoje dhe në vijim të përpjekjeve të vazhdueshme të të gjitha institucioneve dhe faktorëve relevantë shëndetësor kosovar dhe ndërkombëtarë, për ngritjen e sigurisë së institucioneve shëndetësore, zyra e OBSh-së në Prishtinë organizon punëtori tre-ditore mbi sigurinë e spitaleve. Punëtoria do të organizohet me datat 1 - 3 korrik 2009, nga ora 08:30 në Sallën e konferencave në katin e tretë të Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik. Në këtë punëtori do të marrin pjesë ekspertë të fushave të ndryshme që kanë të bëjnë me sigurinë e spitaleve si: inxhinier të statikës, arkitektë, inxhinier elektrike/mekanik, menaxher spitalesh, inxhinier mirëmbajtjeje si dhe profesionistë kombëtare të Agjensionit për menaxhimin e emergjencave. Indeksi i sigurisë së spitaleve që do të prezantohet dhe zbatimi i të cilit do të ushtrohet është një instrument i zhvilluara nga një grup ekspertësh (arkitektë, inxhinierë, administratorë, mjek dhe specialistëve për menaxhimin e fatkeqësive) të mbledhur dhe përkrahur nga Organizata Pan Amerikane e Shëndetësisë (PAHO). Indeksi siguron vlerësim të shpejtë të nivelit të sigurisë të aspekteve të ndryshme të strukturës dhe funksionimit të spitaleve. Ky siguron një udhëzim për zgjedhjen e prioriteteve për zhvillimin e programeve të përmirësimit të sigurisë në mënyrë që të garantohet që spitali të mbetet i arritshëm dhe funksional, në kapacitet maksimal dhe në të njëjtën infrastrukturë, gjatë dhe menjëherë pas fatkeqësisë natyrore. Vlerësimi është kryer prej një ekipi të vlerësuesve të jashtëm të trajnuar në bashkëpunim me partnerët lokal.
Përmes kësaj punëtorie synohet që pjesëmarrësit të:
1.1. Kuptojnë prapavijën dhe zhvillimin e Iniciativës së Spitaleve të Sigurta me qëllim të promovimit të spitaleve të sigurta.
1.2. Kenë njohuri themelore mbi të gjitha aspektet e instrumentit vlerësues.
1.3. Jenë të aftë që të aplikojnë instrumentin vlerësues si në mënyrë të përgjithshme ashtu edhe në fushën e ekspertizës së tyre teknike.
1.4. Jenë të aftë të këshillojnë mbi prioritetet dhe zhvillimin e programeve të sigurisë të bazuara në rezultatet e vlerësimit
1.5. Demonstrojnë kompetencë në vlerësimin e sigurisë së spitaleve përmes ushtrimeve praktike.
Punëtoria do të drejtohet nga ekspertët e PAHO-së, David Taylor dhe Tony Gibbs. Pjesëmarrësi do të jenë pos profesionistëve vendorë ekspertë prej Shqipërisë, Maqedonisë, Taxhikistanit, Moldavisë si dhe përfaqësues të Zyrës Rajonale të OBSh-së për Evropë nga Kopenhaga, thuhet në një njoftim për media të OBSH-së në Prishtinë
Komente
Komentet janë mbyllur.
Komento