KOSOVË,9 NËNTOR 2009(VushtrriaPress)–Java e 16-të në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll u karakterizua me 4 barazime dhe vetëm 8 gola. Në gjashtë ndeshjet e kësaj jave u zhvilluan vetëm 8 gola, pasi në tri sfida munguan golat. Kushtet e vështira për lojë për shkak të reshjeve të shiut, duket se ndikuan tek efikasiteti i skuadrave kosovare. Fitoreve në këtë javë iu gëzuan vetëm Flamurtari, në duel me Drenicën dhe Ferizaj që arriti të mposht liderin në renditje, Hysin.
Rezultatet në Raiffeisen Superligë, java e 16-të:
KEK-u-Prishtina 2:2
Liria-Trepça 0:0
Vëllaznimi-Besa 0:0
Flamurtari-Drenica 2:0
Ferizaj-Hysi 2:0
Kosova (V)-Gjilani 0:0
Komente
Komentet janë mbyllur.
Komento