// po lexoni

Paralajmërim i ngjarjeve

Lëvizja FOL dhe disa OJQ të tjera mbajnë konferencë për media

Lëvizja FOL dhe disa OJQ të tjera mbajnë konferencë për media-VushtrriaPressPRISHTINË,8 SHKURT 2010(VushtrriaPress)–Sipas një komunikate për media të Lëvizjes FOL, thuhet se: “Nesër më 9 shkurt 2010, nga ora 13:00, në zyrat e Lëvizjes FOL, do të mbahet një konferencë për shtyp ku organizata të shoqërisë civile në Kosovë do të prezantojnë një deklaratë të përbashkët për sundimin e ligjit në Kosovë, zbatimin e mandatit të misionit EULEX dhe riaktualizimit të rastit të Albin Kurtit. Në këtë konferencë për media të Lëvizjes FOL do të bëhet publik qëndrimi i përbashkët i këtyre organizatave:

· Klubi për Politikë të Jashtme

· Instituti për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED)

· Instituti për Studime të Avancuara (GAP)

· Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)

· Instituti Ballkanik i Politikave

· Syri i Vizionit

· Lëvizja FOL, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)

· Iniciativa për Progres (INPO)

· Ndërtimi i Komuniteteve Mitrovicë (CBM)

Në konferencë për shtyp do të flasin Ramadan Ilazi, Ilir Deda, Shpend Ahmeti dhe Ylli Hoxha”, thuhet në komunikatën për media e Lëvizjes FOL.

Komente

Komentet janë mbyllur.

Komento