// po lexoni

Lajme ditore nga Kosova

Kryeministri Thaçi: Qeveria e Republikës së Kosovës do të angazhohet për gjyqësi efektive, moderne dhe të paanshme

Kryeministri Thaçi: Qeveria e Republikës së Kosovës do të angazhohet për gjyqësi efektive, moderne dhe të paanshme-VushtrriaPressPamje nga mbledhja e sotme e Qeverisë

PRISHTINË,1 MARS 2010(VushtrriaPress)-Në mbledhjen e 111-të, të rregullt të Qeverisë së Republikës së Kosovës, është aprovuar Projektligji për Gjykata në Kosovë dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ujitjen e Tokave Bujqësore.Duke riafirmuar angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për reformimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë, kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se gjykatat në Kosovë, me aprovimin e Ligjit për Gjykatat, do të jenë më efikase dhe do të përmbushin misionin e tyre për zbatimin dhe mbrojtjen e ligjit, duke funksionuar shpejtë dhe drejtë në zgjidhjen e lëndëve gjyqësore.Ligji i ri për gjykatat përcakton formën organizative të gjykatave në Kosovë dhe shtrirjen e tyre në të gjitha qendrat e Kosovës, me shtatë gjykata themelore dhe degët e tyre nëpër komunat e Kosovës.Qeveria ka aprovuar edhe Projektligjin për ndryshimet dhe plotësimin e Ligjit për ujitjen e tokave bujqësore, duke synuar që me këto ndryshime dhe plotësime, ligjin ta bëjë të implementueshëm dhe në pajtim me direktivat e BE-së në këtë fushë.

Komente

Komentet janë mbyllur.

Komento