PRISHTINË,3 MARS 2010(VushtrriaPress)-Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Kristofer Dell do të prezantojë sot në Prishtinë, evenimentin e dorëzimit të shpërblimeve për gjashtë komunat e Kosovës, për iniciativat e realizuara në përmirësimin e punës së tyre. Bëhet fjalë për grantin në një shumë prej 220,000 dollarësh. Shpërblimet janë pjesë e Iniciativës së USAID it për komuna efektive. Ato prezentohen për të përkrahur komunat për punën e tyre në dy kategori: “Aplikimi i teknikave inovative të menaxhmentit” dhe “Shkëlqyeshmërinë në nryerjen e shërbimeve”. Iniciativa e USAID-it për komuna efektive është një aktivitet 3 vjeçar për të përkrahur reformën e qeverisjes lokale në vendin tonë.
Komente
Komentet janë mbyllur.
Komento