// po lexoni

Lajme ditore nga Kosova

Në Kompaninë e Mjekësisë të FSK-së certifikohen ndihmës mjekët e parë

Në Kompaninë e Mjekësisë të FSK-së certifikohen ndihmës mjekët e parë-VushtrriaPressPRISHTINË, 30 KORRIK 2010(VushtrriaPress)-Me një ceremoni të organizuar nga Kompania e mjekësisë, në Komandën e Forcës Tokësore, u bë solemnisht certifikimi i 13 pjesëtarëve të kësaj kompanie, të cilët kanë kryer trajnimin për paramedik (ndihmës mjek).Në ceremoni morën pjesë, Ministri i FSK-së, Fehmi Mujota, Ambasadori i Britanisë së Madhe, Andy Sparkes, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Sylejman Selimi, gjeneral Imri Ilazi, sekretari i FSK-së, Shkëlzen Syla, oficerë të FSK-së dhe familjarë të të certifikuarve.Trajnimi për paramedik është realizuar në përkrahje dhe financim nga Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, për shërbime shëndetësore të FSK-së. Në trajnimin për paramedik deri më tani në nivelin e parë dhe nivelin e dytë janë përfshirë, mbi 82 pjesëtarë. Trajnimi ka zgjatë mbi një muaj, nga data  26 qershor deri më 30 korrik. Në trajnimin e nivelit të dytë e kanë kryer 13 pjesëtarë. Udhëheqësi i trajnimeve Aleks Strong, u nda shumë i kënaqur, ai për pjesëtarët e këtij ekipi, tha: “janë model dhe shembull edhe për shtetet tjera. Dhe ne kemi pasur fat qe kemi punuar me këta pjesëtarë të mirë”.Ministri i FSK-së, Fehmi Mujota, tha se: “… është kënaqësi që sot kemi arritje të përbashkëta me Britaninë e Madhe. Dhe për këtë shprehu konsideratën e veçantë për ambasadorin Sperkes dhe për arritjen e rezultateve konkrete, dhe kjo dëshmon se me sukses po i përmbushim kapacitet e para operacionale”.Ambasadori i Britanisë së Madhe, Andy Sparkes, tha, : “Financimi dhe mbështetja jonë për këtë trajnim tregon vendosmërinë e Mbretërisë së Bashkuar, për zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve të Forcave të Sigurisë të Kosovës, si vazhdimësi e Marrëveshjes së Mirëkuptimit të nënshkruar vitin e kaluar”.Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Sylejman Selimi, për ndihmën madhe që po japin në ngritjen dhe aftësimin e FSK-së, falënderoi Britaninë e Madhe, instruktorët dhe pjesëtarët e FSK-së.Gjeneral Selimi falënderoi ambasadorin Sparkes, për mbështetjen dhe financimin e trajnimit, dhe pos tjerash, tha: “Është kënaqësi për mua, si Komandant i FSK-së, që në rrugën e ngritjes, profilizimit dhe specializimit të fushave të veçanta të FSK-së, të kem rastin të ju përgëzojë për përfundimin me sukses të  kursit të paramedikëve, në kuadër të shërbimit mjekësor të FSK-së.Zhvillimi i strukturës së FSK-së dhe ngritja e kapaciteteve operuese si domosdoshmëri për arritjen e kapaciteteve të plota operacionale, si për raste paqësore ashtu edhe për situata emergjente, nuk mund të mendohet pa ngritjen, specializimin dhe mbështetjen efikase të shërbimit mjekësorë të FSK-së”, tha në fund komandanti i FSK-së gjeneral Selimi.Certifikatat u dhanë nga ministri Mujota, Ambasadori Sparkes dhe Gjeneral Selimi.

Komente

0 Komente: “Në Kompaninë e Mjekësisë të FSK-së certifikohen ndihmës mjekët e parë”

Komento