// Arkivat

: vushtrriapress@hotmail.com

: vushtrriapress@hotmail.com ka shkruar 1356 postime për Agjencia e Lajmeve-VushtrriaPress

Kryeministri Hashim Thaçi vizitoi shkollën fillore “Dardania”

PRISHTINË, 1 SHTATOR 2010(VushtrriaPress)-Kryeministri i Qeverisës së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor 2010-2011, i shoqëruar nga ministri i Arsimit , Enver Hoxhaj ka vizituar shkollën fillore “Dardania” në kryeqytet, me ç’rast u ka uruar fillimin e vitit shkollor të gjithë nxënësve dhe arsimtarëve të […]

Ministri i MTPT-së, Fatmir Limaj vizitoi OEK-un

PRISHTINË,27 GUSHT 2010(VushtrriaPress)-Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj është takua të premten me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, me të cilin biseduan për thellimin e bashkëpunimit në mes të MTPT-së dhe OEK-ut.“Ne kemi pasur një bashkëpunim të ngushtë, me Odën Ekonomike vazhdimisht dhe do të vazhdojmë ta thellojmë këtë bashkëpunim edhe […]

Komuna e Vushtrrisë dhe IADK nënshkruajnë marrëveshje për investime në bujqësi

VUSHTRRI,27 GUSHT 2010(VushtrriaPress)-Me qëllim të investimeve dhe zhvillimit të bujqësisë, Komuna e Vushtrrisë ka arritur një marrëveshje bashkëpunimi me fondacionin Iniciativa për Zhvillimin e bujqësisë së Kosovës (IADK). Përveç mjeteve nga donatorët dhe qeveria qendrore, kryetari i komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku në këtë ceremoni ka paralajmëruar rritjen e investimeve të drejtpërdrejta në bujqësi nga […]

Vushtrri: Asfaltohet rruga që lidh fshatrat Vërnicë dhe Kollë

VUSHTRRI, 23 GUSHT 2010(VushtrriaPress)-Ka përfunduar rruga që lidh fshatrat Vërnicë dhe Kollë me qytetin e Vushtrrisë. Në një projekt dy vjeçar, të premten ka përfunduar vënia e shtresës së dytë të asfaltit të kësaj rruge për të cilën është investuar shumë nga Qeveria e Kosovës.Gjatë përfundimit të  punimeve  të kësaj rruge ka marrë pjesë edhe […]

Kryeministri Hashim Thaçi priti futbollistin e njohur nga Turqia, Hakkan Şükür

PRISHTINË, 21 GUSHT 2010(VushtrriaPress)-Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot priti ish–reprezentuesin e njohur të Turqisë, futbollistin e Galatasarajit, Hakkan Şükür.Gjatë takimit u bisedua për rezultatet e arritura të Kosovës pas pavarësisë, veçmas për raportet e mira ndërshtetërore midis Kosovës dhe Turqisë, dhe të bashkëpunimit vëllazëror midis dy vendeve.Thaçi dhe Şükür biseduan […]

Në Vushtrri përfundoi trajnimi për Shuarjen e Zjarreve Malore dhe Fushore

VUSHTRRI,21 GUSHT 2010(VushtrriaPress)-Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri, dje  përfunduar trajnimi  për shuarjen e zjarreve malore dhe fushore. Ky trajnim u organizua për  herë të parë  nga Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave.Qëllimi i këtij trajnimi ishte aftësimi i zjarrfikësve të rinj në rast nevojave emergjente si dhe ngritja e […]

QKUK: Diskutohet dhe analizohet vdekshmëria dhe smundshmëria

PRISHTINË, 21 GUSHT 2010(VushtrriaPress)-Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dje është mbajtur mbledhja e Këshillit Profesional  të cilin e përbëjnë drejtorët e klinikave. Mbledhjen e  udhëhoqi,  Prof.assoc.dr. Hasan Ahmeti, ndihmësdrejtor për çështje  shëndetësore.  Në takim është diskutuar  Morbiditeti ( smundshmëria) dhe Mortaliteti (vdekshmëria) në  QKUK.Drejtorët e klinikave raportuan në lidhje me rastet e fundit  […]

Kreu i OEK-ut, Safet Gërxhaliu takoi Ambasadorin e Kroacisë në Kosovë

PRISHTINË, 21 GUSHT 2010(VushtrriaPress)-Ambasadori i Republikës së Kroacisë në Kosovë, Zlatko Kramariq ka vizituar Odën Ekonomike të Kosovës (OEK), ku është pritur nga kryetari Safet Gërxhaliu.”E para është kërkesa që Kroacia ta vazhdojë atë rrugën e vet të lobimit në përkrahje të proceseve politike të Kosovës. E dyta, duhet të jemi të orientuar më tepër […]

Në Vushtrri, filloi trajnimi për Shuarjen e Zjarreve Malore dhe Fushore

VUSHTRRI, 18 GUSHT 2010(VushtrriaPress)-Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) në Vushtrri, Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave (AME), sot për herë të parë organizon trajnimin për Shuarjen e Zjarreve Malore dhe Fushore.Ky trajnim u organizua duke u bazuar në kërkesat e Brigadave zjarrfikëse dhe temperaturat e larta që janë duke mbretëruar […]

Ministri Hoxhaj: Seminari mbetet monument i rëndësishëm i identitetit tonë

PRISHTINË, 17 GUSHT 2010(VushtrriaPress)-“Seminari është dhe do të mbetet monument i rëndësishëm i identitetit, shtetit dhe i frymës tonë për shekullin 21″, kështu është shprehur të hënën, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj në hapjen solemne të Seminarit të 29-të Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare, i cili do të mbahet për […]

Kryeministri Hashim Thaçi vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës

PRISHTINË, 13 GUSHT 2010(VushtrriaPress)-Thaçi ka falënderuar Bashkësinë Islame, si dhe gjitha komunitetet tjera fetare për tolerancën që kanë krijuar në Republikën e Kosovës, që është model për rajonin dhe më gjerë. Prandaj, do të vazhdojmë të jemi në një bashkëpunim shumë të ngushtë, - ka shtuar Thaçi.Më tutje kryeministri Thaçi me myftiun Tërnava ka biseduar […]

Tërmet në lindje të Vushtrrisë me fuqi 2.7 shkallë Rihter

VUSHTRRI, 12 GUSHT 2010(VushtrriaPress)-Një tërmet me manjitudë 2.7 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet katër ballë të Merkalit, është regjistruar 7.5 km në lindje të Vushtrrisë. Enti Sizmologjik i Kosovës pranë ministrisë së Energjisë dhe Minierave, ka njoftuar se vatra e tërmetit ishte në thellësi 10.2 km, dhe dridhja e tokës është ndier nga banorët […]

Kryeparlamentari, dr. Jakup Krasniqi, uron Myftiun Tërnava me rastin e fillimit të Muajit të Ramazanit

PRISHTINË, 10 GUSHT 2010(VushtrriaPress)-Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i ka dërguar një telegram urimi kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës , Myftiut Naim Tërnava. Në telegramin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës thuhet: “Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, më […]

Urimi i Myftiut të Kosovës, Mr. Naim Tërnava me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit

PRISHTINË, 10 GUSHT 2010(VushtrriaPress)-Myftiu i Republikës së Kosovës, Mr. Naim Tërnava me rastin e fillimit të muajit të Madhëruar të Ramazanit ka uruar sot të gjithë besimtarët e fesë islame. “Nesër më 11. 08. 2010 është dita e parë e muajit të bekuar të Ramazanit, ndaj kam kënaqësinë dhe privilegjin që në emër të KBIRK […]

Të mërkurën është Dita e parë e Muajit të Madhëruar të Ramazanit

KOSOVË, 9 GUSHT 2010(VushtrriaPress)-Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton se muaji i madhëruar i Ramazanit fillon ditën e mërkure më 11 gusht 2010. Me këtë rast, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, përgëzon besimtarët në Kosovë, diasporë e trojet tona duke ju dëshiruar agjërim të lehtë,  shtim të ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët.
Me fat […]

Kryeministri Hashim Thaçi vizitoi Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

PREKAZ, 6 GUSHT 2010(VushtrriaPress)-Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur i kënaqur me dinamikën e ndërtimit të kompleksit dhe ka thënë se punët janë duke u kryer sipas dinamikës së përcaktuar nga Qeveria dhe ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës që këtë projekt ta realizojë plotësisht.“Qeveria do të vazhdojë ta kryej obligimet e veta […]

Ministri Rexhepi vizitoi komunën e Dragashit

DRAGASH, 6 GUSHT 2010 (VushtrriaPress)-Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi i shoqëruar nga u.d. i kryeshefit të Agjencisë së Regjistrimit Civil, Blerim Camaj dhe anëtarët të tjerë të kabinetit të tij, vizituan sot komunën e Dragashit.Gjatë vizitës në Dragash, delegacioni i MPB-së u takua me kryetarin e kësaj komune, Salim Jonuzi.Në këtë takim u bisedua për çështjen […]

Turqit premtojnë mbështetje për projekte në Mitrovicë

MITROVICË, 6 GUSHT 2010(VushtrriaPress)-Një delegacion turk nga pesë komuna  të Turqisë, të përfaqësuar nga katër kryetarë dhe një nënkryetar, gjatë një takimi që kanë zhvilluar me kryetarin e komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, kanë premtuar mbështetje për Mitrovicën. Ata kanë përmendur fushat ekonomike, kulturore, sociale etj, ku mund të investojnë në të ardhmen.Kryetari i komunës Kizilcabölük, […]

Ekspertët e sigurisë nga Hungaria vizitojnë QKSPEZH

VUSHTRRI, 4 GUSHT 2010(VushtrriaPress)-Sot  në ora 09:00, Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) do ta vizitoj një delegacion i ekspertëve të sigurisë nga Hungaria i kryesuar nga kolonel, Lazlo Szedres.Ekspertet e sigurisë nga Hungaria do të  pritën nga Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës,Sheremet  Ahmeti si dhe  zyrtar të lartë të Qendrës. 

Kryeministri Hashim Thaçi priti përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së

PRISHTINË, 2 GUSHT 2010(VushtrriaPress)-Kryeministri Hashim Thaçi ka vlerësuar se ky Ligj i ka munguar shtetit të Kosovës dhe për këtë arsye edhe ka munguar përkujdesja ligjore dhe institucionale ndaj kategorive të dala nga lufta e UÇK-së. Shoqëria jonë është obliguese ndaj këtyre kategorive, që janë meritorë për çlirimin dhe lirinë e Kosovës, - u shpreh kryeministri […]

Vlerësohet e qetë situata në Mitrovicë

MITROVICË, 2 GUSHT 2010(VushtrriaPress)-Komiteti Lokal për Siguri Publike i Komunës së Mitrovicës, që përbëhet nga përfaqësuesit e strukturave politike dhe të sigurisë vlerësuan të hënën në takimin e rregullt se gjendja e përgjithshme në komunë, edhe përkundër faktit se ka pas disa incidente të vogla,  gjatë dy javëve të fundit, ka qenë e qetë.Kryetari i komunës, […]

Ministri Stavileci vizitoi ndërmarrjen prodhuese “Pestova” në komunën e Vushtrrisë

VUSHTRRI, 2 GUSHT 2010(VushtrriPress)-Ministri i MBPZHR-së,Blerand Stavileci, me qëllim të përcjelljes së ecurisë së punës për së afërmi më 30 korrik 2010, ishte për vizitë në ndërmarrjen “Pestova” në fshatin Pestovë të komunës së Vushtrrisë.Ndërmarrja “Pestova” ka traditë në kultivimin dhe përpunimin e patates, si dhe eksporton patate në disa vende të rajonit.Ministri Stavileci, tha se tani […]

Në Kompaninë e Mjekësisë të FSK-së certifikohen ndihmës mjekët e parë

PRISHTINË, 30 KORRIK 2010(VushtrriaPress)-Me një ceremoni të organizuar nga Kompania e mjekësisë, në Komandën e Forcës Tokësore, u bë solemnisht certifikimi i 13 pjesëtarëve të kësaj kompanie, të cilët kanë kryer trajnimin për paramedik (ndihmës mjek).Në ceremoni morën pjesë, Ministri i FSK-së, Fehmi Mujota, Ambasadori i Britanisë së Madhe, Andy Sparkes, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Sylejman […]

Kryeministri Thaçi: Qeveria do të vazhdojë angazhimet në proceset e integrimit evropian

PRISHTINË, 28 KORRIK 2010(VushtrriaPress)-Në mbledhjen e 135-të, të rregullt, të kryesuar nga kryeministri Hashim Thaçi, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar tri udhëzime administrative që dalin nga Ligji për menaxhimin e integruar të kufirit, ka miratuar konceptin e modelit të tregut të energjisë elektrike dhe një varg vendimesh nga fushëveprimi i sajë kushtetues dhe […]

Ministri Hoxhaj vizitoi Kolegjin Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë

MITROVICË, 28 KORRIK 2010(VushtrriaPress)-Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati dhe Ylber Hysa, koordinator i Qeverisë së Kosovës për implementimin e Strategjisë për veriun e Kosovës, vizituan dje Kolegjin Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë me ç’rast u pritën nga drejtori Paul Sudnik.Në takimin e […]

Kryeministri Thaçi: Opinioni i GJND-së ishte një fitore e madhe për shtetin e Kosovës

PRISHTINË, 26 KORRIK 2010(VushtrriaPress)-Në seancën e sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ka vulosur pavarësinë e Kosovës, ka respektuar vullnetin e qytetarëve dhe vendimin për shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008. Kryeministri Thaçi ka thënë se opinioni i GJND-së ishte një fitore […]

MAP: Nesër prezantohet ‘Sistemi i Menaxhimit të Pasurisë’

PRISHTINË, 26 KORRIK 2010(VushtrriaPress)-Nesër, më 27 korrik, 2010, ditë e martë, ora 11:30, në Ndërtesën e Re të Qeverisë (ish objekti i “RILINDJES”),Ministria e Administratës Publike, gjegjësisht Departamenti i e-Qeverisjes dhe Proceseve Administrative (DeQPA), do të bëj prezantimin e Sistemit të Menaxhimit të Pasurisë, në kuadër të projekteve të qeverisjes elektronike, për të gjitha institucionet […]

Ministri i MPB-së, Bajram Rexhepi vizitoi Mitrovicën

MITROVICË, 26 KORRIK 2010(VushtrriaPress)-Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi i shoqëruar nga ndihmës-drejtori i Shtyllës Operative të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni si dhe zyrtarë të tjerë të kabinetit të tij, vizituan sot Mitrovicën.Gjatë kësaj vizite, ministri Rexhepi pati një takim me kryetarin e komunës së Mitrovicës, Avni Kastratin ku u bisedua për situatën e […]

Dr. Shyqyri Haxha, emërohet anëtar i Bordit të Odës Ekonomike Britanike në Kosovë

PRISHTINË, 23 KORRIK 2010(VushtrriaPress)-Oda Ekonomike Britanike në Kosovë ka emëruar Dr. Shyqyri Haxhën në Bordin e këtij institucioni duke marrë parasysh mbështetjen, profesionalizmin dhe kapacitetin menaxhues të tij dhe njëkohësisht duke e ftuar atë të anëtarësohet në Bordin e Drejtorëve.Oda Ekonomike Britanike në Kosovë ka vlerësuar se Dr. Haxha ka qenë i dobishëm, duke e […]

Kryeministri Hashim Thaçi: Opinioni i GJND-së-përgjigje e drejtë ndaj padrejtësive

SHBA, 22 KORRIK 2010(VushtrriaPress)-Opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë është përgjigja më e mirë që i është dhënë botës për të drejtën e Kosovës si shtet legjitim dhe legal, si shtet i konsoliduar dhe funksional, thekson kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi nga Uashingtoni, ku po qëndron për një vizitë zyrtare, duke theksuar se […]

MASHT fillon përgatitjet për hartimin e kurrikulumit të ri të Kosovës

PRISHTINË, 22 KORRIK 2010(VushtrriaPress)-Procesi për hartimin e kurrikulumit të ri të Kosovës do të zgjasë deri në fund të muajit qershor 2011. Janë caktuar koordinatorët e grupeve punuese të cilët do të jenë bartës të këtij procesi.Pas një procesi të gjerë të konsultimit publik mbi versionin e dytë të Kornizës së Kurrikulumit të Kosovës (KK) […]

MD: Filluan hetimet në Andrijeviq të Malit të Zi, ku dyshohet për varreza me trupa të shqiptarëve nga Kosova

MALI I ZI, 22 KORRIK 2010(VushtrriaPress)-Ministria e Drejtësisë së Kosovës, nëpërmjet një njoftimi për shtyp bën të ditur dje në Andrijeviq të Malit të Zi kanë filluar hetimet për shkak të dyshimit së në qendër të këtij qyteti, ka varreza me trupa të shqiptarëve nga Kosova.Dyshohet së në kazermën ushtarake të Andrijeviqës, gjatë luftës në Kosovë […]

Filloi prodhimi i pasaportave të para nga aplikimet në Ambasadat e Kosovës

PRISHTINË, 22 KORRIK 2010(VushtrriaPress)-Dje, për herë të parë janë pranuar aplikacionet e para, për prodhimin e pasaportave për shtetasit tanë që jetojnë jashtë vendit, të cilët kanë paraqitur kërkesën pranë zyrave konsullore në kuadër të Ambasadave të Republikës së Kosovës.Fillimisht janë pranuar gjashtë aplikacione, ku sipas procedurave është bërë prodhimi i tyre.

GJND: Pavarësia e Kosovës, nuk përbën shkelje të ligjeve ndërkombëtare

HAGË, 22 KORRIK 2010(VushtrriaPress)-Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, vendosi sot se shpallja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia më 17 shkurt të vitit 2008 nuk përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar. Ky vendim i GJND-së, pritet të hapë rrugën për njohjen nga më shumë vende të pavarësisë së Kosovës. Deri më tani 69 vende, mes tyre Shtetet […]

FotoLajm: Kryeministri Hashim Thaçi takoi ish-sekretaren amerikane të shtetit, Medllin Ollbrajt

SHBA,21 KORRIK 2010(VushtrriaPress)-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në kuadër të vizitës së tij zyrtare që po zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ka zhvilluar sot një takim me ish-sekretaren amerikane të shtetit, Medllin Ollbrajt.

Lipjan: Përurohet objekti i Qendrës Komunale të Regjistrimit Civil dhe të Automjeteve

LIPJAN,21 KORRIK 2010(VushtrriaPress)-Sot në Lipjan, Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe kryetari i komunës së Lipjanit, Shukri Buja bënë përurimin e QKRC-së. Me këtë rast ministri Rexhepi tha “lokacionin e ka ndarë komuna, ndërsa investimet janë bërë nga ana e ministrisë së Punëve të Brendshme, në vlerë prej 260 mijë euro, këtu janë […]

Kryeministri Hashim Thaçi në ditën e parë të vizitës zyrtare në SHBA, pritet nga zyrtarët e lartë të Bankës Botërore dhe FMN-së

SHBA,19 KORRIK 2010(VushtrriaPress)-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka filluar vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Në ditën e parë të vizitës, kryeministri Thaçi është pritur në Bankën Botërore nga Zëvendëspresidenti për Evropë dhe Azinë Qëndrore i Bankës Botërore, Philippe Le Houerou.Në takim është diskutuar për proceset e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të […]

U vu gurthemeli i Kullës së Azem Galicës

VUSHTRRI,16 KORRIK 2010(VushtrriaPress)-Me rastin e 86 vjetorit të rënies së heroit kombëtar Azem Bejtë Galica, në fshatin e lindjes së tij në Galicë të enjten u vu gurthemeli i kullës së tij.Gurthemelin e Kullës e kanë vënë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, përfaqësuesi i familjes emblematike të Kosovës, Rifat Jashari, Ali Ahmeti kryetar […]

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku falënderon bashkatdhetarët për humanizëm

VUSHTRRI,15 KORRIK 2010(VushtrriaPress)-Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku ka falënderuar humanizmin e bashkatdhetarëve tanë si dhe të dy qytetarëve norvegjezë.“Në emër të institucioneve të Komunës së Vushtrrisë, nga zemra falënderoj 61 bashkatdhetarët tanë bashkë me dy qytetarë norvegjez që jetojnë në qytetin Halden të Norvegjisë, për iniciativën dhe mjetet e ndara financiare, me të […]

Nesër nis ndërtimi i Kullës së Azem Galicës

VUSHTRRI,14 KORRIK 2010(VushtrriaPress)-Në 86 vjetorin e rënies, nesër në fshatin Galicë të Vushtrrisë, vihet gurthemeli i Kullës së Azem Bejtë Galicës.Manifestimi fillon në orën 12:00 në fshatin Galicë.Pjesëmarrjen në këtë manifestim e kanë konfirmuar edhe kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe kryeministri Hashim Thaçi.

Ministri Hoxhaj ftoi nxënësit të aplikojnë për klasën e dhjetë

LIPJAN, 14 KORRIK 2010(VushtrriaPress)-Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga kryetari Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka vizituar dje gjimnazin “Ulpiana” në Lipjan, për të parë se si po zhvillohet procesi i regjistrimit të nxënësve në klasën e dhjetë.Ministri Hoxhaj ka përgëzuar edhe komisionerët, të cilët bëjnë pranimin e dokumenteve të […]

U përurua rruga e asfaltuar dhe ura në fshatin Druar të Vushtrrisë

VUSHTRRI, 9 KORRIK 2010(VushtrriaPress)-Në Druar të Vushtrrisë është bërë përurimi i rrugës së asfaltuar dhe urës.Në përurimin e këtij projekti të rëndësishëm për banorët e këtij fshati dhe të fshatrave për rreth kanë qenë edhe ministri i ekonomisë dhe financave Ahmet Shala bashkë me kryetarin e komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku. Ministri Shala tha se […]

Kryeministri Hashim Thaçi priti me nderime të larta shtetërore Tony Blair

PRISHTINË, 9 KORRIK 2010(VushtrriaPress)-Me nderimet më të larta shtetërore të Gardës Ceremoniale të FSK-së, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur dje pasdite ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, mikun e madh të Kosovës, Tony Blair.Universiteti i Prishtinës sot i ka ndarë ish-kryeministrit britanik çmimin “Doctor Honoris Causa”. Sot, Blair do t’i drejtohet me […]

Kryeshefi Ekzekutiv i PTK Sh.a, Dr. Shyqyri Haxha, shpallet menaxher i vitit

PRISHTINË, 7 KORRIK 2010(VushtrriaPress)-Kryeshefi Ekzekutiv i PTK Sh.a, Dr. Shyqyri Haxha, është shpallur menaxher i vitit për periudhën 2009 – 2010, nga Aleanca Kosovare e Biznesit, për menaxhim të suksseshëm dhe të arritura afariste.“Me punën e vet, Dr. Shyqyri Haxha, ka arritur që ta ngrisë performancën e PTK-së prej momentit kur ai është vendosur në […]

Me ftesë të kryeministrit Hashim Thaçi nesër arrin në Kosovë, ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair

KOSOVË, 7 KORRIK 2010(VushtrriaPress)-Me këtë rast, për nder të ish-kryeministrit Blair, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucionet e vendit, kanë organizuar një pritje të nivelit më të lartë shtetëror.Para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës, ish-kryeministri Blair do të pritet nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me nderimet më […]

PTK modernizon shërbimet postare

PRISHTINË, 7 KORRIK 2010(VushtrriaPress)-Menaxhmenti aktual i PTK-së ka ndërmarrë hapa konkret mbi modernizimin e Postës së Kosovës dhe rritjes së efikasitetit në shpërndarjen e dërgesave postare brenda territorit të Kosovës. Investimet aktuale dhe ato që priten në të ardhmen, tregojnë përkushtimin dhe vizionin e qartë të menaxhmentit, që ka vënë si prioritet për ta zhvilluar […]

Ministri i MTPT-së, Fatmir Limaj i ka inspektuar punimet që po bëhen në ndërtimin e rrugës, e cila e lidhë komunën e Gjilanit me komunën e Lipjanit

GJILAN/LIPJAN, 6 KORRIK 2010(VushtrriaPress)-Gjatë inspektimit të punimeve për ndërtimin e rrugës, ministrin Fatmir Limaj e kanë shoqëruar edhe zv/ministri Emin Krasniqi, kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa dhe ai i Lipjanit, Shukri Buja.Ministri Limaj u nda i kënaqur me dinamikën e punimeve për ndërtimin e kësaj rruge. Ai shprehu bindjen se punimet do të përfundojnë nga […]

FotoLajm: Komisioni Evropian siguron ujë të pijshëm për Novobërdën

NOVO BËRDË, 2 KORRIK 2010(VushtrriaPress)-Komisioni Evropian hapi sot rrjetin e furnizimit me ujë i cili siguron ujë të pijshëm dhe furnizim me ujë 24/7 për 1000 njerëz në komunën e Novobërdës. Ky furnizim me ujë do të përmirësojë në masë të konsiderueshme kushtet e jetesës fillimisht për dy fshatra e më pas edhe për zonën […]

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi mori pjesë në simpoziumin me rastin e 20-vjetorit të miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990

PRISHTINË, 2 KORRIK 2010(VushtrriaPress)Deputetët shqiptarë në Kuvendin e Kosovës, më 2 korrik 1990, shpallën Deklaratën Kushtetuese, me të cilën proklamonin vullnetin po¬litik të shumicës së qytetarëve për shkëputjen e Kosovës nga Serbia dhe lihej e hapur mundësia e participimit në federatën apo konfederatën jugosllave. Por, ndryshe nga popujt tjerë në ish-Jugosllavi, shqiptarët më 1990 nuk […]

Komuna e Vushtrrisë, ndan 34 bursa për studentët

VUSHTRRI, 1 KORRIK 2010(VushtrriaPress)-Komuna e Vushtrrisë nëpërmjet drejtorisë së arsimit ka ndarë 34 bursa për studentë për vitin shkollor 2009-2010.Në bazë të kritereve të caktuara nga vet drejtoria e arsimit, për këtë vit shkollor janë gjithsejtë 14 studentë të drejtimeve deficitare për kuadro të cilat kanë nevojë shkollat e Vushtrrisë, po ashtu janë ndarë edhe […]

Myftiu Tërnava kërkon anulimin e Udhëzimit Administrativ 6/2010

PRISHTINË, 30 QERSHOR 2010(VushtrriaPress)-Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, në konferencën e sotme për shtyp, përmes një deklarate ka shprehur qëndrimin e Bashkësisë Islame përkitazi me mohim e së drejtës së nxënëseve që bartin shaminë për të ndjekur shkollimin e rregullt në kuadër të sistemi publik të arsimit. Në këtë deklaratë, Myfti ka kërkuar shfuqizimin […]

Nxënësit e klasave të nënta testuan njohuritë e tyre në “Testin e Arritshmërisë 2010”

PRISHTINË, 29 QERSHOR 2010(VushtrriaPress)-Në organizim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, sot në 31 komuna të Kosovës është mbajt testi i arritshmërisë për nxënës të klasave të nënta. Ky është një vlerësim i jashtëm i nxënësve në bazë të të cilit MASHT nxjerrë përfundime se a janë realizuar me sukses planprogramet, cili është efekti […]

Vushtrri: Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, nënshkroi dy marrëveshje bashkëpunimi

VUSHTRRI, 28 QERSHOR 2010(VushtrriaPress)-Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën për të Drejtat e Njeriut të Universitetit të Prishtinës dhe Qendrën për Hulumtime për të Drejtat e Njeriut dhe Integrimeve Evropiane.Qendra për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në bashkëpunim me këto dy asociacione dhe […]

Të dielën në Durrës mbahet takimi i dy kryeministrave, Sali Berisha dhe Hashim Thaçi

DURRËS, 25 QERSHOR 2010(VushtrriaPress)-Të dielën, në qytetin e Durrësit, do të mbahet një takim midis kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha dhe kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.Temë bosht e takimit do të jetë diskutimi i çështjeve me interes të ndërsjellë ndërshtetëror si dhe proceset e integrimeve euroatlantike të të dy vendeve, me […]

Del nga shtypi libri ‘Jeta e ëndrrave tona’

(Bahtir Latifi, Jeta e ëndrrave tona, Bukuresht, 2010)
 
Shkruan: Baki Ymeri 
 
Këto ditë e pa dritën e botimit në Bukuresht vëllimi i parë poetik i një krijuesi shqiptar me banim në Suedi.Bahtir Latifi është një poet i ri që i qëndis vargjet me një sinqeritet që i ka hije. Disa nga poemat e tij shëmbëllejnë me një […]

Koment: Çfarë është Evropa e Bashkuar për ne shqiptarët

Shkruan: Dr. Alban Daci
Kur ndodhem në Francë, në Itali, në Spanjë jam jashtë vendit tim. Kur, ndodhem në Francë, në Itali, në Spanjë ndjehem si në shtëpinë time. Gjerat që pasurojnë jetën- bukuria femërore dhe eleganca mashkullore, teatri i politikës, gjuha, arkitektura, gazetat, kuzhina- janë të ndryshme nga një vend në vend tjetër të Kontinenti […]

Hapet objekti i prodhimit të dyerve dhe dritareve Afri Univerzal në Mitrovicë

MITROVICË, 23 QERSHOR 2010(VushtrriaPress)–Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati dhe pronari i Kompanisë ‘Afri Univerzal’, Afrim Osmani të mërkurën kanë përuruar solemnisht objektin për prodhimin e dyerve dhe dritareve në Mitrovicë. Me këtë rast u.d i kryetarit të OEK-ut, Safet Gërxhaliu ka thënë […]

Kryeministri Hashim Thaçi uron të gjithë shërbyesit civilë të Kosovës, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil

PRISHTINË, 23 QERSHOR 2010(VushtrriaPress)–Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi uron të gjithë shërbyesit civilë të Kosovës, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil.Në telegramin e urimit thuhet: “Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Shërbimit Civil, kam nderin dhe privilegjin që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju të […]

Kryeministri Hashim Thaçi takoi përfaqësuesen e lartë të BE-së, Catherine Ashton dhe kryeministrin belg, Yves Leterme

BRUKSEL, 18 QERSHOR 2010(VushtrriaPress)–Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Bruksel, është pritur nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, baronesha Catherine Ashton.Në një drekë pune të organizuar me këtë rast, kryeministri Thaçi dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të […]

Shënohet 11-vjetori i Çlirimit të Vushtrrisë

VUSHTRRI,17 QERSHOR 2010(VushtrriaPress)-Me aktivitete të ndryshme sot në komunën e Vushtrrisë po shënohet njëmbëdhjetë vjetori i çlirimit.Për nderë të kësaj dite janë paraparë aktivitete të ndryshme si: homazhe te të gjitha varrezat e Dëshmorëve të komunës si dhe një akademi solemne me rastin e shënimit të 11 vjetorit të çlirimit të Vushtrrisë.