// Arkivat

Komunat e Kosovës

RSS
Kjo kategori ka 262 postime

Komuna e Vushtrrisë dhe IADK nënshkruajnë marrëveshje për investime në bujqësi

VUSHTRRI,27 GUSHT 2010(VushtrriaPress)-Me qëllim të investimeve dhe zhvillimit të bujqësisë, Komuna e Vushtrrisë ka arritur një marrëveshje bashkëpunimi me fondacionin Iniciativa për Zhvillimin e bujqësisë së Kosovës (IADK). Përveç mjeteve nga donatorët dhe qeveria qendrore, kryetari i komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku në këtë ceremoni ka paralajmëruar rritjen e investimeve të drejtpërdrejta në bujqësi nga […]

Vushtrri: Asfaltohet rruga që lidh fshatrat Vërnicë dhe Kollë

VUSHTRRI, 23 GUSHT 2010(VushtrriaPress)-Ka përfunduar rruga që lidh fshatrat Vërnicë dhe Kollë me qytetin e Vushtrrisë. Në një projekt dy vjeçar, të premten ka përfunduar vënia e shtresës së dytë të asfaltit të kësaj rruge për të cilën është investuar shumë nga Qeveria e Kosovës.Gjatë përfundimit të  punimeve  të kësaj rruge ka marrë pjesë edhe […]

Në Vushtrri, filloi trajnimi për Shuarjen e Zjarreve Malore dhe Fushore

VUSHTRRI, 18 GUSHT 2010(VushtrriaPress)-Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) në Vushtrri, Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave (AME), sot për herë të parë organizon trajnimin për Shuarjen e Zjarreve Malore dhe Fushore.Ky trajnim u organizua duke u bazuar në kërkesat e Brigadave zjarrfikëse dhe temperaturat e larta që janë duke mbretëruar […]

Tërmet në lindje të Vushtrrisë me fuqi 2.7 shkallë Rihter

VUSHTRRI, 12 GUSHT 2010(VushtrriaPress)-Një tërmet me manjitudë 2.7 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet katër ballë të Merkalit, është regjistruar 7.5 km në lindje të Vushtrrisë. Enti Sizmologjik i Kosovës pranë ministrisë së Energjisë dhe Minierave, ka njoftuar se vatra e tërmetit ishte në thellësi 10.2 km, dhe dridhja e tokës është ndier nga banorët […]

Ministri Rexhepi vizitoi komunën e Dragashit

DRAGASH, 6 GUSHT 2010 (VushtrriaPress)-Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi i shoqëruar nga u.d. i kryeshefit të Agjencisë së Regjistrimit Civil, Blerim Camaj dhe anëtarët të tjerë të kabinetit të tij, vizituan sot komunën e Dragashit.Gjatë vizitës në Dragash, delegacioni i MPB-së u takua me kryetarin e kësaj komune, Salim Jonuzi.Në këtë takim u bisedua për çështjen […]

Turqit premtojnë mbështetje për projekte në Mitrovicë

MITROVICË, 6 GUSHT 2010(VushtrriaPress)-Një delegacion turk nga pesë komuna  të Turqisë, të përfaqësuar nga katër kryetarë dhe një nënkryetar, gjatë një takimi që kanë zhvilluar me kryetarin e komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, kanë premtuar mbështetje për Mitrovicën. Ata kanë përmendur fushat ekonomike, kulturore, sociale etj, ku mund të investojnë në të ardhmen.Kryetari i komunës Kizilcabölük, […]

Vlerësohet e qetë situata në Mitrovicë

MITROVICË, 2 GUSHT 2010(VushtrriaPress)-Komiteti Lokal për Siguri Publike i Komunës së Mitrovicës, që përbëhet nga përfaqësuesit e strukturave politike dhe të sigurisë vlerësuan të hënën në takimin e rregullt se gjendja e përgjithshme në komunë, edhe përkundër faktit se ka pas disa incidente të vogla,  gjatë dy javëve të fundit, ka qenë e qetë.Kryetari i komunës, […]

Ministri Stavileci vizitoi ndërmarrjen prodhuese “Pestova” në komunën e Vushtrrisë

VUSHTRRI, 2 GUSHT 2010(VushtrriPress)-Ministri i MBPZHR-së,Blerand Stavileci, me qëllim të përcjelljes së ecurisë së punës për së afërmi më 30 korrik 2010, ishte për vizitë në ndërmarrjen “Pestova” në fshatin Pestovë të komunës së Vushtrrisë.Ndërmarrja “Pestova” ka traditë në kultivimin dhe përpunimin e patates, si dhe eksporton patate në disa vende të rajonit.Ministri Stavileci, tha se tani […]

Ministri i MPB-së, Bajram Rexhepi vizitoi Mitrovicën

MITROVICË, 26 KORRIK 2010(VushtrriaPress)-Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi i shoqëruar nga ndihmës-drejtori i Shtyllës Operative të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni si dhe zyrtarë të tjerë të kabinetit të tij, vizituan sot Mitrovicën.Gjatë kësaj vizite, ministri Rexhepi pati një takim me kryetarin e komunës së Mitrovicës, Avni Kastratin ku u bisedua për situatën e […]

Lipjan: Përurohet objekti i Qendrës Komunale të Regjistrimit Civil dhe të Automjeteve

LIPJAN,21 KORRIK 2010(VushtrriaPress)-Sot në Lipjan, Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe kryetari i komunës së Lipjanit, Shukri Buja bënë përurimin e QKRC-së. Me këtë rast ministri Rexhepi tha “lokacionin e ka ndarë komuna, ndërsa investimet janë bërë nga ana e ministrisë së Punëve të Brendshme, në vlerë prej 260 mijë euro, këtu janë […]

U vu gurthemeli i Kullës së Azem Galicës

VUSHTRRI,16 KORRIK 2010(VushtrriaPress)-Me rastin e 86 vjetorit të rënies së heroit kombëtar Azem Bejtë Galica, në fshatin e lindjes së tij në Galicë të enjten u vu gurthemeli i kullës së tij.Gurthemelin e Kullës e kanë vënë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, përfaqësuesi i familjes emblematike të Kosovës, Rifat Jashari, Ali Ahmeti kryetar […]

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku falënderon bashkatdhetarët për humanizëm

VUSHTRRI,15 KORRIK 2010(VushtrriaPress)-Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku ka falënderuar humanizmin e bashkatdhetarëve tanë si dhe të dy qytetarëve norvegjezë.“Në emër të institucioneve të Komunës së Vushtrrisë, nga zemra falënderoj 61 bashkatdhetarët tanë bashkë me dy qytetarë norvegjez që jetojnë në qytetin Halden të Norvegjisë, për iniciativën dhe mjetet e ndara financiare, me të […]

Nesër nis ndërtimi i Kullës së Azem Galicës

VUSHTRRI,14 KORRIK 2010(VushtrriaPress)-Në 86 vjetorin e rënies, nesër në fshatin Galicë të Vushtrrisë, vihet gurthemeli i Kullës së Azem Bejtë Galicës.Manifestimi fillon në orën 12:00 në fshatin Galicë.Pjesëmarrjen në këtë manifestim e kanë konfirmuar edhe kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe kryeministri Hashim Thaçi.

Ministri Hoxhaj ftoi nxënësit të aplikojnë për klasën e dhjetë

LIPJAN, 14 KORRIK 2010(VushtrriaPress)-Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga kryetari Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka vizituar dje gjimnazin “Ulpiana” në Lipjan, për të parë se si po zhvillohet procesi i regjistrimit të nxënësve në klasën e dhjetë.Ministri Hoxhaj ka përgëzuar edhe komisionerët, të cilët bëjnë pranimin e dokumenteve të […]

U përurua rruga e asfaltuar dhe ura në fshatin Druar të Vushtrrisë

VUSHTRRI, 9 KORRIK 2010(VushtrriaPress)-Në Druar të Vushtrrisë është bërë përurimi i rrugës së asfaltuar dhe urës.Në përurimin e këtij projekti të rëndësishëm për banorët e këtij fshati dhe të fshatrave për rreth kanë qenë edhe ministri i ekonomisë dhe financave Ahmet Shala bashkë me kryetarin e komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku. Ministri Shala tha se […]

Ministri i MTPT-së, Fatmir Limaj i ka inspektuar punimet që po bëhen në ndërtimin e rrugës, e cila e lidhë komunën e Gjilanit me komunën e Lipjanit

GJILAN/LIPJAN, 6 KORRIK 2010(VushtrriaPress)-Gjatë inspektimit të punimeve për ndërtimin e rrugës, ministrin Fatmir Limaj e kanë shoqëruar edhe zv/ministri Emin Krasniqi, kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa dhe ai i Lipjanit, Shukri Buja.Ministri Limaj u nda i kënaqur me dinamikën e punimeve për ndërtimin e kësaj rruge. Ai shprehu bindjen se punimet do të përfundojnë nga […]

FotoLajm: Komisioni Evropian siguron ujë të pijshëm për Novobërdën

NOVO BËRDË, 2 KORRIK 2010(VushtrriaPress)-Komisioni Evropian hapi sot rrjetin e furnizimit me ujë i cili siguron ujë të pijshëm dhe furnizim me ujë 24/7 për 1000 njerëz në komunën e Novobërdës. Ky furnizim me ujë do të përmirësojë në masë të konsiderueshme kushtet e jetesës fillimisht për dy fshatra e më pas edhe për zonën […]

Komuna e Vushtrrisë, ndan 34 bursa për studentët

VUSHTRRI, 1 KORRIK 2010(VushtrriaPress)-Komuna e Vushtrrisë nëpërmjet drejtorisë së arsimit ka ndarë 34 bursa për studentë për vitin shkollor 2009-2010.Në bazë të kritereve të caktuara nga vet drejtoria e arsimit, për këtë vit shkollor janë gjithsejtë 14 studentë të drejtimeve deficitare për kuadro të cilat kanë nevojë shkollat e Vushtrrisë, po ashtu janë ndarë edhe […]

Hapet objekti i prodhimit të dyerve dhe dritareve Afri Univerzal në Mitrovicë

MITROVICË, 23 QERSHOR 2010(VushtrriaPress)–Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati dhe pronari i Kompanisë ‘Afri Univerzal’, Afrim Osmani të mërkurën kanë përuruar solemnisht objektin për prodhimin e dyerve dhe dritareve në Mitrovicë. Me këtë rast u.d i kryetarit të OEK-ut, Safet Gërxhaliu ka thënë […]

Shënohet 11-vjetori i Çlirimit të Vushtrrisë

VUSHTRRI,17 QERSHOR 2010(VushtrriaPress)-Me aktivitete të ndryshme sot në komunën e Vushtrrisë po shënohet njëmbëdhjetë vjetori i çlirimit.Për nderë të kësaj dite janë paraparë aktivitete të ndryshme si: homazhe te të gjitha varrezat e Dëshmorëve të komunës si dhe një akademi solemne me rastin e shënimit të 11 vjetorit të çlirimit të Vushtrrisë.

FotoLajm:Në Skenderaj është mbajtur Dita e Dredhëzës “Kosova 2010”

Foto: Në hapjen solemne të Ditës së Dredhzës ka folur qenë i pranishëm edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci.
SKENDERAJ, 16 QERSHOR 2010(VushtrriaPress)–Në Sheshin “Adem Jashari” të Skenderajt, të martën është organizuar një eveniment i rëndësishëm që ka të bëjë me kultivimin dhe ekspozimin e dredhëzës , manifestim ky tradicional që mbahet për çdo vit […]

Komisioni Evropian organizon për herë të parë një mbledhje të nivelit të lartë për Brezovicën

 Foto:Renzo Daviddi, Shef i Zyrës ndërlidhëse të KE-së
BREZOVICË, 11 QERSHOR 2010(VushtrriaPress)–Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian organizoi dje për herë të parë një mbledhje të nivelit të lartë për rivitalizimin e Brezovicës. Në mesin e pjesëmarrësve ishin zyrtarë të lartë qeveritarë si dhe palët e interesuara lokale dhe ndërkombëtare.Renzo Daviddi, Shef i Zyrës ndërlidhëse të KE-së […]

Në fillim të shtatorit pritet të hapen Qendrat e Ekselencës në Skenderaj dhe Malishevë

SKENDERAJ/MALISHEVË, 31 MAJ 2010(VushtrriaPress)–Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj dhe ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Sverre Johann Kvale, kanë vizituar sot Qendrat e Ekselencës në Skenderaj dhe Malishevë, objektet e të cilave pritet të jenë gati në fillim të vitit të ri shkollor.Ministri Hoxhaj, me këtë rast, është shprehur i lumtur për fillimin […]

FotoLajm:Fillon asfaltimi i rrugës në fshatin Druar të Vushtrrisë

VUSHTRRI, 28 MAJ 2010(VushtrriaPress)–Në fshatin Druar të komunës së Vushtrrisë, gjatë kësaj jave filloi  vënia e shtresës së asfaltit.Asfaltimi i kësaj rruge është bërë nga buxheti komunal  dhe nga një pjesë e buxhetit të Ministrisë së Pushtetit Lokal.Asfaltimi i kësaj rruge do të përmirësojë dukshëm kushtet e jetesës së banorëve të Druarit dhe të fshatrave që ndodhen afër […]

Fillon kthimi i familjeve serbe në fshatin Shtitaricë të Vushtrrisë

VUSHTRRI,21 MAJ 2010(VushtrriaPress)-Pasi u janë rindërtuar shtëpitë me fonde të Ministrisë së Kthimit dhe participim të komunës së Vushtrrisë, 13 familjeve serbe të kthyera dhe dy familjeve shqiptare në fshatin Shtitaricë të komunës së Vushtrrisë, mirëseardhje u ka uruar të enjten ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Sasha Rashiq i shoqëruar nga përfaqësues të lartë […]

Prekaz: Përkujtohet rënia heroike e Nebih e Tahir Mehës

PREKAZ, 14 MAJ 2010(VushtrriaPress)-Për t’i përkujtuar babë e birë, në 29-Vjetorin e rënies së tyre heroike, të enjten janë mbledhur përfaqësues të pushtetit lokal të komunës së Skenderajt, familjarë, bashkëfshatarë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, përfaqësues të partive politike dhe qytetarë të tjerë të kësaj ane.Ata kanë vendosur kurora me lule pranë varrit të dëshmorëve […]

Vushtrri: Zhvarrosen mbetjet mortore të 8 personave, që nuk janë të identifikuar

Foto: Vushtrria
VUSHTRRI, 12 MAJ 2010(VushtrriaPress)-Sot, në rajonin e Vushtrrisë, Zyra për Persona të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore (OMPF) bëri zhvarrimin e mbetjeve mortore të tetë personave të pagjetur. Ky është rezultat i hetimeve të thella arkivore të kryera në vitin 2009, që ka përfshirë shqyrtimin e shumë dosjeve dhe shfrytëzimin e burimeve të ndryshme. Që […]

Në Studime të Vushtrrisë, u certifikuan pjesëtaret e DME-së nga Shqipëria dhe Kosova

VUSHTRRI, 23 PRILL 2010(VushtrriaPress)-Pas një trajnimi dy javor në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, sot u certifikuan 10 pjesëtaret e Departamentit të Emergjencave nga Republika e Shqipërisë dhe 26 nga Kosova. Në ceremoninë e certifikimit e cila u mbajt në fshatin Studime të Vushtrrisë morën pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, […]

Komisioni Evropian përkrah iniciativën kosovare për mbjelljen e drunjve

KASTRIOT, 22 PRILL 2010(VushtrriaPress)-Me rastin e Ditës së Tokës, u mbajt një ceremoni në shkollën fillore “Pandeli Sotiri” në Obiliq për të shënuar fundin e iniciativës për mbjelljen pranverore të drunjve: Drunjt e Paqes në Kosovë e organizuar nga OJQ InterSilva dhe e përkrahur nga Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian dhe Komuna e Obiliqit.  “Komisioni […]

Kryetari i komunës, Bajrush Xhemajli ndau plaketa të arta për dëshmorët

FERIZAJ,3 PRILL 2010(VushtrriaPress)-Kryetari i komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili dhe drejtori për Rini, Kulturë dhe Sport, Naim Ferati, priten familjarët e këtyre e tre dëshmorëve, të cilëve kryetari Xhemajli u ndau edhe plaketa të arta në shenjë respekti për dëshmorët Afrim Abazi, Riza Matoshi dhe Sherif Frangu. Xhemaili tha se ngjarjet e vitit ‘81 ishin vetëm fillimi […]

Studentët vizituan Qendrën e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri

VUSHTRRI,1 PRILL 2010(VushtrriaPress)-Studentët nga Shkolla e Sektorit të Sigurisë për Gazetarë, vizituan dje Qendrën e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri,dhe u pritën nga Kryeshefja Ekzekutive e Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Taibe Canolli. Canolli i njoftoi studentët për të gjitha trajnimet, të cilat mbahen në Qendër nga katër Agjencionet e Sigurisë Publike; Policia […]

Përkujtohet Masakra e Izbicës së Skenderajt

SKENDERAJ, 29 MARS 2010(VushtrriaPress)-Qindra qytetarë, familjarë, ish- luftëtarë të UÇK-së, familja Jashari, përfaqësues të pushtetit lokal dhe të ftuar tjerë, janë mbledhur të dielën në një lendinë në fshatin Izbicë të Skenderajt, për të kujtuar masakrën e 11 vjetëve më parë. 150 dëshmorë e martirë u vranë dhe u masakruan mizorisht nga policia në bashkëpunim […]

“Java e Kuvendit” vazhdoi në Vushtrri

VUSHTRRI,22 MARS 2010(VushtrriaPress)-Në kuadër të “Javës së Kuvendit” të Republikës së Kosovës, sot, në ditën e tretë të saj, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, i shoqëruar nga anëtarë të Kryesisë dhe deputetë të rajonit, vizituan Komunën e Vushtrrisë, me ç’rast zhvilluan takime me strukturat udhëheqëse të saj dhe me këshilltarët komunalë. Fillimisht, delegacioni i Kuvendit të […]

“Java e Kuvendit të Kosovës” të hënën në Vushtrri

Foto:Ndërtesa e Komunës së Vushtrrisë
VUSHTRRI,18 MARS 2010(VushtrriaPress)-Në kuadër të aktivitetit “Java e Kuvendit të Kosovës”, të organizuar nga Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, në disa Komuna të Kosovës, më datën 22.03.2010 e hënë, do të mbahet takim me qytetarë të Komunës së Vushtrrisë.Ky takim do të mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës në Vushtrri. […]

Gjilan:Qemajl Mustafa i PDK-së rizgjidhet sërish kryetar i komunës

GJILAN,15 MARS 2010(VushtrriaPress)-Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, ka paraqitur rezultatet preliminare nga rivotimi në Gjilan, ku nga 34.889 vota, 34.158 ishin të vlefshme, 323 me kusht dhe 408 të pavlefshme.Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Qemajl Mustafa ka fituar 58.0 %, ndërsa kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi 41.9 %.

Dy dridhje të fuqishme të tokës e goditën sot Vushtrrinë

VUSHTRRI,10 MARS 2010(VushtrriaPress)-Para disa minutash dy dridhje të fuqishme e kanë goditur qytetin e Vushtrrisë, për momentin nuk ka dëme, por që një pjesë e konsiderueshme e banorëve të Vushtrrisë për disa minuta janë larguar nga shtëpitë e tyre nga paniku.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku vizitoi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike

VUSHTRRI,10 MARS 2010(VushtrriaPress)-Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku vizitoi dje Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri dhe u prit nga u.d e Kryeshefit Ekzekutiv, Taibe Canolli.Kryeshefja Canolli e  njoftoi për së afërmi kryetarin e Komunës së Vushtrrisë me punët dhe aktivitetet e Qendrës së Kosovës për Siguri Publike. Ajo […]

Në Balincë, caktohet lokacioni për ndërtimin e ujësjellësit të Vushtrrisë

VUSHTRRI,5 MARS 2010(VushtrriaPress)-Në fshatin Balincë është caktuar lokacioni për ndërtimin e ujësjellësit të veçantë për qytetarët e Vushtrrisë, për ndërtimin e të cilit qeveria e Kosovës ka ndarë 5 milion Euro, bënë të ditur kryetari i komunës Bajram Mulaku. Pas ndjekjes së procedurave ndërtimi i ujësjellësit pritet të filloj në verë. Ujësjellësi të ndërtohet nën […]

Në QKPEZH në Vushtrri,ka përfunduar trajnimi dy javor për Zjarrëfikje dhe Shpëtim

VUSHTRRI,26 SHKURT 2010(VushtrriaPress)-Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim(QKSPEZH),në Vushtrri, ka përfunduar trajnimi dy javorë për Zjarrfikje dhe Shpëtim.Në këtë trajnim morën pjesë gjithsej 14 pjesëmarrës nga  komuna e Junikut, Sharrit,Deçanit, Therandës dhe një pjesëmarrës nga minoriteti serb, komuna e Dragashit.Pjesëmarrësit vlerësuan lartë punën, angazhimin dhe organizimin e mbajtjes së këtij  trajnimi në Qendrën […]

Rrustem Musa është zgjedhur kryesues i KK të Mitrovicës

Foto:Ndërtesa e Kuvendit Komunal të Mitrovicës
©VushtrriaPress  
Rrustem Musa është zgjedhur, me 30 vota të këshilltarëve të pranishëm, kryesues i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, në mbledhjen e mbajtur të enjten, në të cilën ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës, Avni Kastrati. Pas zgjedhjes së kryesuesit, këshilltarët e Kuvendit të Komunës, me shumicë votash, kanë marrë […]

Malishevasit duan më shumë ujë nga “Hidroregjoni”

Foto:Malisheva MALISHEVË,19 SHKURT 2010(VushtrriaPress)-Kryetari i Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, ka kërkuar menaxhim më të mirë dhe furnizim më të mirë me ujë të pijes, nga ana e “Hidroregjionit”, pasi kjo e fundit, menaxhon me ujërat në komunën e Malishevës, përderisa u shpreh i gatshëm të mbështes në çdo formë përmirësimin e furnizimit me ujë, […]

Kryetari i Prizrenit,Ramadan Muja bëri betimin,ndërsa kryesues i kuvendit u zgjodh Njazi Kryeziu

Foto:Kryetari i komunës së Prizrenit,Ramadan Muja
PRIZREN,15 SHKURT 2010(VushtrriaPress)-Komuna e Prizrenit mbajti seancën inauguruese të kuvendit komunal, të gjithë kuvendarët 41, ishin të pranishëm dhe dhanë betimin se do të jenë konsekuent në zbatimin e ligjit dhe rregulloreve të punës së kuvendit.Pas betimit të kuvendarëve betimin e bëri edhe kryetari i komunës Ramadan Muja. Seanca inauguruese […]

Aktivitete të ndryshme për ditën e Pavarësisë edhe në Malishevë

Foto:Malisheva
MALISHEVË,11 SHKURT 2010(VushtrriaPress)–Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Malishevës, ka njoftuar se do të organizojë program kulturor-artistik për nder të shënimit të 2-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës. Manifestimi do të fillojë më 17 shkurt 2010, në orën 11:00, në Palestrën e sportit “ BEKIMI “ në Malishevë. Mbrëmja rinore me […]

AKP-ja e vazhdon aksionin për dëbim edhe në Vushtrri

Foto:Vushtrria
VUSHTRRI,9 SHKURT 2010(VushtrriaPress)-Agjencia Kosovare e Pronës (AKP) ka bërë të ditur se sot(09.02.2010) dhe pasnesër(11.02.2010) ashtu sikurse edhe në komunat e tjera të Kosovës, edhe në Vushtrri planifikon bëjë dëbimet e personave që kanë uzurpuar pronat e huaja. Dëbimet do të bëhen nga AKP-ja në bashkëpunim me agjencitë për zbatimin e ligjit. Aksione të tilla […]

Me aktivitete të ndryshme u shënua Dita e shkollës “Xheladin Rekaliu”

PODUJEVË,8 SHKURT 2010(VushtrriaPress)-Sot në shkollën e mesme të ultë “Xheladin Rekaliu” në Podujevë, me një program kulturo-artistik u kremtua Dita e shkollës. Në shënimin e kësaj dite ishin të pranishëm edhe delegacioni i komunës i udhëhequr nga drejtori i DA-së Nexhmi Rudari, ish-bashkëpunëtorë, si dhe familjarë të tjerë.Pas intonimit të Himnit nga nxënësit e kësaj shkolle, […]

Kandidatët e PDK-së Ramadan Muja dhe Shukri Buja fituan në Prizren dhe Lipjan

Foto:Kryetarët Ramadan Muja(Prizren) dhe Shukri Buja(Lipjan) 
PRIZREN/LIPJAN,1 SHKURT 2010(VushtrriaPress)-Bazuar në rezultatet  preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve(KQZ) por edhe në rezultatet që ka shpallë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kandidatët Ramadan Muja, kryetar aktual i Komunës së Prizrenit dhe Shukri Buja, kryetar aktual i komunës së Lipjanit kanë fituar në zgjedhjet e djeshme dhe për katër […]

Pas reshjeve të borës,në Mitrovicë të gjitha rrugët janë të kalueshme

MITROVICË,27 JANAR 2010(VushtrriaPress)-Pas reshjeve të pandërprera të borës, raportohet se në komunën e Mitrovicës të gjitha rrugët janë të kalueshme. Zyrtarë të komunës së Mitrovicës, kanë bërë të ditur se kompania përgjegjëse për pastrimin e borës prej orëve të mëngjesit është angazhuar me makinerinë e nevojshme në terren në mënyrë që rrugët të mirëmbahen dhe të mos krijohen […]

Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj u takua me kryetarin e komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku

Foto:Pamje nga takimi  i Ministrit të Arsimit, Enver Hoxhaj me kryetarin e komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku
VUSHTRRI,20 JANAR 2010(VushtrriaPress)-Për një vizitë komunës së Vushtrrisë, ka qëndruar Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj, ku është pritur nga kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, me bashkëpunëtorë. Gjatë këtij takimi ministri Hoxhaj e ka uruar kryetarin Mulaku për […]

REPORTAZH:Shënohet 11-Vjetori i Masakrës së Reçakut

                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                        Në Në rrugën magjistrale Prishtinë-Prizren, rrugë kjo që lidh dy qytetet më të mëdha të Republikës së Kosovës,gjendet fshati Reçak, i cili ka larg vetëm 2 km komunën e Shtimes. Ky fshat u bë i njohur në botë për masakrën që forcat çetnike të Millosheviqit zhvilluan mbi popullatën shqiptare. Tanimë për nderë të të rënve […]

Po vazhdon rregullimi i shtratit të lumit Tërstena në Vushtrri

Foto:Pamje nga shtrati i lumit Tërstena në Vushtrri
©VushtrriaPress
VUSHTRRI,12 JANAR 2010(VushtrriaPress)-Kushtet e mira atmosferike që këto ditë dimri po mbizotërojnë në Vushtrri, kanë bërë që shumë punë infrastrukturore të kryhen në afatin e caktuar. Një shembull i mirë në infrastrukturën e Vushtrrisë është edhe rregullimi i shtratit të lumit Tërstena. Investimi prej 1.5 milion euro nga Qeveria […]

Nesër konstituohet përbërja e re e Kuvendit Komunal të Skenderajt

SKENDERAJ,5 JANAR 2010(VushtrriaPress)-Nesër në ambientet e ndërtesës së KK-së në Skenderaj, do të bëhet konstituimi i përbërjes së re të kësaj komune. Seanca solemne pritet të filloi nga ora 11:00, ndërsa bëhet e ditur se rendi i ditës për këtë seancë do të jetë :

Fjalë mirëseardhjeje nga kryesuesi i Kuvendit Komunal,
Fjalë hyrëse e anëtarit më të moshuar […]

Sot u konstituua përbërja e re e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë

Foto:Pamje nga konstituimi i Kuvendit Komunal të Vushtrrisë
VUSHTRRI,30 DHJETOR 2009(VushtrriaPress)-Në Vushtrri sot është bërë konstituimi i përbërjes së re të Kuvendit Komunal. Fjalën hyrëse e ka mbajtur kryesuesi i deritanishëm i KK-së Ferid Idrizi, i cili e ka hapur këtë seancë solemne, më pas kanë folur edhe kryetari i rizgjedhur i komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, […]

Riorganizohet KFOR-i në regjionin e Mitrovicës

Foto:Mitrovica 2009©VushtrriaPress
MITROVICË,28 DHJETOR 2009(VushtrriaPress)-Në një takim të mbajtur sot në Mitrovicë ndërmjet përfaqësuesve të strukturave politike dhe të atyre të sigurisë është vlerësuar se gjatë dy javëve gjendja e sigurisë në këtë komunë ka qenë e qetë pa ndonjë incident të madh. Me këtë rast Avni Zaiti nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në […]

Rufki Suma,kryetar i Hanit të Elezit nderohet me Çmimin për Guxim Qytetar

PRISHTINË/HANI I ELEZIT,25 DHJETOR 2009(VushtrriaPress)-Lëvizja FOL ndau Çmimin për Guxim Qytetar. Ky çmim ndahet për të nderuar dhe njohur kontributin dhe guximin e qytetarëve për pjesëmarrje në procese të cilat ndihmojnë në zhvillimin e kulturës politike dhe demokracisë në vend. Çmimi për Guxim Qytetar do të jetë i përvitshëm. Ky Çmim, i cili ndahet për […]

FotoLajm:Reshje të borës edhe në Vushtrri

 Foto:Pamje nga Vushtrria,19 dhjetor 2009©VushtrriaPress
VUSHTRRI,19 DHJETOR 2009(VushtrriaPRESS)-Si në gjithë Kosovën edhe në Vushtrri, po vazhdojnë reshje të pandërprera të borës. Për momentin të gjitha rrugët lokale dhe magjistrale janë të kalueshme por që Policia e Kosovës(PK) u bënë me dije ngasësve të automjeteve që me vete t’i kenë pajisjet dimërore.

Bajram Mulaku,rizgjidhet kryetar i komunës së Vushtrrisë

VUSHTRRI,14 DHJETOR 2009(VushtrriaPress)-Në zgjedhjet e djeshme të balotazhit, kryetari aktual i komunës së Vushtrrisë i cili vije nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK) Bajram Mulaku është rikonfirmuar edhe për një mandat katër vjeçar. Sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve(KQZ) në komunën e Vushtrrisë, fitues i zgjedhjeve të 13 dhjetorit 2009 është Bajram Mulaku(PDK) me 63. […]

Në Asamblenë Komunale të Vushtrrisë,me këshilltarë do të përfaqësohen tetë parti

Foto:Ndërtesa e Komunës së Vushtrrisë
VUSHTRRI,7 DHJETOR 2009(VushtrriaPress)-Në zgjedhjet e fundit komunale të 15 nëntorit 2009 votuesit e komunës së Vushtrrisë kanë vendosur që në përbërjen e re të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë me këshilltarë të përfaqësohen tetë parti. Për habinë më të madhe jashtë ulëseve të kuvendit komunal kanë mbetur edhe disa kandidatë të njohur […]

Drejtues të Drejtorive të Shëndetësisë nga Mitrovica,Vushtrria dhe Skenderaj,mbajtën takim për parandalimin dhe mbrojtjen nga Gripi i Derrit(AH1N1)

MITROVICË,2 DHJETOR 2009(VushtrriaPress)-Siç bën të ditur zyra për informim në Komunën e Mitrovicës, thuhet se Drejtues të Drejtorive të Shëndetësisë dhe përgjegjës të institucioneve shëndetësore nga Mitrovica, Vushtrria dhe Skenderaj kanë mbajtur të martën një takim për organizimin dhe koordinimin që ka të bëjë me parandalimin dhe mbrojtjen nga Gripi i Derrit, të njohur si virusi AH1N1. […]

Në Samadrexhë të Vushtrrisë,sot është bërë testimi i sistemit të ujitjes

Foto:Ministri Vehapi dhe kryetari Mulaku sot në Samadrexhë të Vushtrrisë
VUSHTRRI ,25 NËNTOR 2009(VushtrriaPress)-Sot në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë, Ministri i Bujqësisë,Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural,Idriz Vehapi i shoqëruar edhe nga Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku kanë bërë testimin e Stacionit Pompik në këtë fshat. Ky projekt kap vlerën prej 255,108.60 eurosh dhe me të  parashihet të futen nën sistem të ujitjes […]

Qëllohet me armë zjarri ndërtesa e Kuvendit Komunal të Gjakovës

Foto:Qendra e Gjakovës
GJAKOVË , 24 NËNTOR 2009(VushtrriaPress)-Mbrëmë pas mesnatës është qëlluar me armë zjarri nga persona deri më tani të pa njohur, ndërtesa e Kuvendit Komunal të Gjakovës. Policia e Kosovës(PK) ka bërë të ditur se nga të shtënat janë thyer disa xhama të ndërtesës, kurse të lënduar nuk ka. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 15 gëzhoja […]