Agjencia e Pavarur e Lajmeve VushtrriaPRESS

Kontaktoni Redaksinë: vushtrriapress@hotmail.com

Arkivi per kategorine ‘Komunat e Kosovës’

Fillon implementimi i projektit “Siguria në rrugë -shtator 2008”  

Fillon implementimi i projektit “Siguria në rrugë -shtator 2008”-VushtrriaPRESS

Foto:Një polic i SHPK-së,u mëson fëmijëve shenjat e komunikacionit 

Gjilan, shtator 2008 - Njësia rajonale e policisë në bashkësi në Gjilan, ka filluar implementimin e projektit “Siguria në rrugë - shtator 2008” në shkollat fillore në rajonin e Gjilanit, njofton Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan. Lexo »

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

19 Shtator 2008 më 1:44 pm

Vushtrria, po e shënon sot Ditën e Rinisë me moton-Destinacioni Ynë BE-ja  

Vushtrria, po e shënon sot Ditën e Rinisë me moton-Destinacioni Ynë BE-ja-VushtrriaPRESS

Vushtrri,shtator 2008-Sot  më (19.09.2008)të rinjtë e Komunës së Vushtrrisë janë nikoqir të ditës së rinisë e cila për një muaj do të organizohet në të gjitha komunat e Kosovës. Në Vushtrri për sot janë paraparë disa ativitete kryesisht kulturore dhe sportive por edhe debate me të rinjtë e Vushtrrisë. Po ashtu në këto aktivitete është planifikuar që të dhurohet edhe gjak.Pjesëmarrja e të rinjve vushtrrias në aktivitetet e sotme ka qenë modeste. Dita e Rinisë sivjet po mbahet me moton-Destinacioni  Ynë BE-ja.

 Hajdin ISLAMI, VushtrriaPRESS

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

19 Shtator 2008 më 9:43 am

Foto e javës:Në Ferizaj qentë endacak shëtisin në qytet  

VushtrriaPRESS 

Ferizaj, shtator 2008-Qentë endacak që lirshëm shëtisin rrugëve të Ferizajt janë bërë preokupim i shumë kalimtarëve që kalojnë nëpër këto rrugë ku këta qen janë të vendosur në grupe prej dy, tre e ndonjëherë edhe më shumë. Njoftohet se ka raste kur edhe ju vërsulen kalimtarëve e në këtë rast janë fëmijët ata që e frikohen më së tepri. VushtrriaPRESS

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

17 Shtator 2008 më 10:27 am

Ka përfunduar asfaltimi i rrugës Kërpimeh-Kaçanoll që lidh Besianën me Mitrovicën  

 VushtrriaPRESS

 Mitrovicë/Besianë,shtator 2008-Sot ëshë inaguruar edhe solemnisht asfaltimi i rrugës Kërpimeh–Kaçanoll,rrugë kjo që lidh komunën e Besianës me atë të Mitrovicës. Në këtë solemnitet i pranishëm ka qenë edhe Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit,Fatmir Limaj, përfaqësues të Komunave Mitrovicë dhe Besianë si dhe banorë të këtyre fshatrave.VushtrriaPRESS

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

15 Shtator 2008 më 12:25 pm

Zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes së Sllovenisë, vizituan QKSPEZH në Vushtrri  

VushtrriaPRESS

Vushtrri, shtator 2008–Dje një delegacion i Ministrisë së Mbrotjes të Republikës së Sllovenisë, të cilit i printe Bojan Zmajac, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Sllovenisë e vizitoi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri.

Lexo »

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

6 Shtator 2008 më 10:53 am

Intervenim në transformatorin e NS 220/110 kV Prishtina 4  

 VushtrriaPRESSPrishtinë– Njoftohen qytetarët se për shkak të intervenimit të domosdoshëm në Transformatorin T1 të Nënstacionit 220/110 kV (kilovolt) NS Prishtina 4, me 5 shtator 2008, në orët e vona të mbrëmjes, prej orës 23:00-02:00, mund të ketë kufizime në furnizim me energji elektrike në Nënstacionet NS Gjilani, NS Vitia, NS Berivojca dhe NS Ferizaj. VushtrriaPRESS

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

5 Shtator 2008 më 4:04 pm

Tren ve Minibüs Kazası  

 VushtrriaPRESS

Vuçitirin, eylul 2008-Vuçitırın Belediyesine bağlı Shtitaric köyü yakınlarında Tren ve Minibüs Çarpıştı. Yolculardan bir kaçı kazayı afif yaralarla atlattı.Öğleden önce Vuçitırın Belediyesine bağlı Shtitaric köyü yakınlarında tren yolunu geçen biVuçitırın Belediyesine bağlı Shtitaric köyü yakınlarında Tren ve Minibüs Çarpıştı. Yolculardan bir kaçı kazayı afif yaralarla atlattı.Öğleden önce Vuçitırın Belediyesine bağlı Shtitaric köyü yakınlarında tren yolunu geçen bir minibüse tren çarptı, yolculardan bir kaçı olayı hafif yaralanarak atlattı. Vuçitırın muhabirimiz Hajdin İslami gönderdiği habere göre, Kosova Polis Hizmetleri (SHPK) mensupları trafik kaza mahallini güvenlik kordonuna alarak inceleme başlattı. VushtrriaPRESS & KosovaHaber

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

5 Shtator 2008 më 3:34 pm

Lajmi i fundit: Një tren aksidentohet me një kombi bus në Shtitaricë të Vushtrrisë  

VushtrriaPRESS VushtrriaPRESS

Vushtrri,shtator 2008-Sot paradite në Fshatin Shtitaricë të Komunës së Vushtrrisë një tren ka goditur një kombi bus në një vendkalim në këtë aks herkurudhor. VushtrriaPRESS-i ka qenë në vendin e ngjarjes dhe ka mësuar sa ka persona me lëndime të lehta trupore. SHPK-ja ka bllokuar vendin ku ka ndodhur aksidenti i trafikut hekurudhor. 

Hajdin ISLAMI,VushtrriaPRESS

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

5 Shtator 2008 më 9:44 am

Si rezultat i sulmit fizik, vdes një 60 vjeçar në Bivolak të Vushtrrisë  

VushtrriaPRESS

Vushtrri,shtator 2008-Shërbimi Policor i Kosovës(SHPK)ka njoftuar se një rast i vrasjes është regjistruar të ketë ndodhur dje rreth orës 18:30 min, në fshatin Bivolak të Vushtrrisë, me ç’rast një mashkull  rreth 68 vjeçar, ka vdekur si pasojë e sulmit fizik me mjete të forta nga persona ende të panjohur.Rreth orës 18:45min, autoritetet policore të stacionit në Vushtrri, kanë pranuar informatën nga qendra emergjente e Vushtrrisë, për prezencën e një  personi të lënduar si rezultat i një sulmi fizik, me mjete të forta.Viktima e këtij rasti, është transferuar në QKUK Prishtinë, ndërsa mjeku kujdestar në QKUK ka konstatuar vdekjen e viktimës.VushtrriaPRESS

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

3 Shtator 2008 më 3:31 pm

Istogu për disa orë sot ka pasur reduktime të planifikuara  

VushtrriaPRESS 

Burim (ish-Istog),shtator 2008- KOSTT, ka njoftuar qytetarët e rajonit të Burimit, se për shkak të punëve të planifikuara të KOSTT sh.a për ndërrimin e izolatorëve në Nënstacionin 110 kV NS Istogu, se sot më 3 shtator 2008, nga ora 11:00-13:00 do të ketë ç’kyqje të këtij Nënstacioni. VushtrriaPRESS

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

3 Shtator 2008 më 2:05 pm

Serbët tentojnë ta marrin nën kontroll zyrën e Gjeodezisë dhe Kadastrës në Komunën e Shtërpcës  

 VushtrriaPRES 

Shtërpcë,shtator 2008 -Policia e Kosovës ka bërë të ditur dje se në mëngjes disa qytetarë serbë kanë hyrë me forcë në zyrën e Gjeodezisë dhe Kadastrës, e cila është e vendosur në ndërtesën e Komunës së Shtërpcës.Menjëherë pas këtij këtij akti, punonjësit shqiptarë kanë njoftuar organet policore.Sipas tyre, arsyeja e hyrjes me dhunë e serbëve në godinën e Komunës së Shterpcës ishte rikthimi me forcë i një qytetari serb në vendin e tij të punës. Policia ka marrë në pyetje dy persona, ndërsa ka filluar hetimet për rastin. Momentalisht, zyra është mbyllur deri në një vendim të Gjykatës Komunale të Ferizajt për rihapjen e saj. Sipas Policisë së Kosovës, situata në qytetin e Shtërpcës paraqitet të jetë e qetë. VushtrriaPRESS

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

2 Shtator 2008 më 9:59 am

Në Nedakovc të Vushtrrisë, u përurua shkolla e re  

VushtrriaPRESS

Vushtrri, shtator 2008-Me rastin e 1 Shtatorit-fillimit të vitit të ri shkollor 2008/09 kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ministri i arsimit, Enver Hoxhaj, sot rreth orës 11:00 përuruan objektin e ri shkollor të paraleles së ndarë “Ali Kelemndi” në Nedakovc të Vushtrrisë. Kryeministri me këtë rast shpërndau tekste falas për nxënës të klasave 1-5 dhe Abetaren për fatosat në shkollën fillore në Nedakovc të Vushtrrisë. Kryetari i komunës së Vushtrrisë,Bajram Mulaku,falënderoi Qeverinë e Kosovës dhe MASHT për kujdesin dhe investimet në fushën e arsimit.VushtrriaPRESS

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

1 Shtator 2008 më 8:39 pm

Në Vushtrri, u shënua sot Dita e Dëshmorëve  

VushtrriaPRESS

Vushtrri, shtator 2008-Sot në Komunën e Vushtrrisë është  shënuar “1 Shtatori Dita e Dëshmorëve”.  Akademia përkujtimore është mbajtur në Shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri, ku të pranishëm përveç familjarëve të dëshmorëve kanë qenë edhe përfaqësues të Komunës së Vushtrrisë,të partive politike, TMK-së, SHPK-së, Bashkësisë Islame të Vushtrrisë, si dhe shumë qytetarë të tjerë. Po ashtu sot në këtë akademi u janë ndarë mirënjohje edhe disa mjekëve të kësaj ane që kanë dhënë kontribut në shërimin e popullatës gjatë luftës së Kosovës. VushtrriaPRESS

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

1 Shtator 2008 më 10:42 am

Një femër 70 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në Vushtrri  

 VushtrriaPRESS

Vushtrri, gusht 2008- Të enjten reth orës 19:35 min, autoritetet policore të njësisë së trafikut rajonal i janë përgjigjur një aksidenti të rëndë në trafik që ka rezultuar me fatalitet.Aksidenti është raportuar të ketë ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, në Vushtrri përkatësisht afër marketit “Emona” Lexo »

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

30 Gusht 2008 më 9:19 am

Foto e javës: Në Vushtrri, ka filluar të ndërtohet Qendra për Punë Sociale (QPS)  

VushtrriaPRESS

Vushtrri,gusht 2008-Gjatë kësaj jave, në qytetin e Vushtrrisë ka filluar të ndërtohet Qendra për Punë Sociale(QPS), në vënjen e gurthemelit të pranishëm kanë qenë edhe udhëheqësit komunal si dhe përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në krye me  zv.ministrin Gjergj Dedaj. I gjithë ky objekt do të ketë një sipërfaqe prej rreth 520 metrave katrorë dhe do të ndërtohet me financim të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenjes Sociale, kurse truallin prej 20 ari, ku po ndërtohet ky objekt i rëndësishëm social,  e ka siguruar Komuna e Vushtrrisë. Deri më tani QPS-ja e Vushtrrisë ka vepruar në një objekt mjaftë të papërshatatshëm VushtrriaPRESS

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

29 Gusht 2008 më 4:56 am

Seminaristët e huaj, shijojnë “Sofrën llapjane” në Batllavë  

VushtrriaPRESS

Podujevë, gusht 2008- Kryetari i Komunës së Podujevës, Ilaz Pireva, mbrëmë i ka pritur seminaristët që po marrin pjesë në Seminarin e 27-të Ndërkombëtar për Gjuhën,Letërsinë dhe Kulturën që po mbahet në Prishtinë.Kryetari Pireva, kishte shtruar një darkë me prodhime të ashtuquajtura të “Sofrës llapjane”, përveç seminaristëve ushqimet e kuzhinës nga treva e Llapit i kanë  shijuar edhe Ministrat e qeverisë së Kosovës si dhe personalitete të tjera të politikës së Kosovës.Pjesmarrësit e seminarit u shprehen të kënaqur që patën mundësinë që të vizitojnë liqenin e Batllavës dhe të shijojnë kuzhinën e kësaj ane. VushtrriaPRESS 

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

28 Gusht 2008 më 10:29 am

Njoftim:Afati i dytë i testit të maturës do të mbahet nesër më 28 gusht 2008  

VushtrriaPRESS

Kosovë/Vushtrri, gusht 2008-Nesër më 28 gusht 2008, duke filluar ora 10:00 e mëngjesit në gjithë territorin e Kosovës, do të mbahet Afati i dytë i testit të maturës.Në afatin e parë i cili u mbajt me 7 qershor dijen e tyre e sprovuan rreth 22 mijë nxënës dhe e kaluan testin 59.8 % e tyre, ka njoftuar MASHT-i. Nesër edhe në Komunën e Vushtrrisë do të mbahet afati i dytë i testit të maturës. Andaj lutën të gjithë nxënësit që të jenë më kohë në shkolla. Hajdin ISLAMI,VushtrriaPRESS

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

27 Gusht 2008 më 10:03 am

Foto lajm: Populli turk ndihmon Shkollën fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri  

VushtrriaPRESS 

Vushtrri, gusht 2008-Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në qytetin e Vushtrrisë, ka përfituar  gjatë javës një ndihmë në inventarë nga Republika e Turqisë. Fillimi i shtatorit këtë shkollë do ta gjejë me kushte më të volitshme për nxënësit dhe arsimtarët.Në këtë solemnitet të pranishëm ishin edhe përfaqësues civil si dhe ushtarë turq që shërbejnë në kuadër të KFOR-it  si dhe mysafirë të tjerë.VushtrriaPRESS 

Ky artikull ka

5 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

23 Gusht 2008 më 2:44 pm

Ndihmohen familjet skamnore në trevën e Llapit  

VushtrriaPRESS

Podujevë, gusht 2008- Pjestarët e KFOR-it çek si dhe CARITAS-i në fshatin Lluzhan të Podujevës, ka vazhduar t’i ndihmojë skamnorët e kësaj ane. Familjet nevojtare nga treva e Llapit kanë përfituar nga CARITAS-i veshmbathje si dhe lodra për fëmijë që ka sjellë organizata humanitare gjermane nga Lippstadt,  kurse ndihma ushqimore dhe material higjienik ka dhuruar KFOR-i çek i cili është i vendosur në këtë komunë. VushtrriaPRESS

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

23 Gusht 2008 më 2:43 pm

Sami Lushtaku, kthehet në Komunën e Skenderajt  

VushtrriaPRESS

Skenderaj, gusht 2008-Janë dashur mbi tre muaj që Kryetari i Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku, të kthehet i lirë nga burgu i Dubravës ku mbahej. Lushtaku, dje pas lirimit fillimisht ka vizituar familjen e tij për të vazhduar më pas në vendin e tij të punës si dhe u ka bërë vizitë edhe disa institucioneve lokale në këtë komunë.VushtrriaPRESS

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

23 Gusht 2008 më 6:49 am

Interesim për Trashëgiminë e Vushtrrisë  

 VushtrriaPRESS

Gazetarë dhe intelektual turk nga Prizreni kanë vizituar  Vushtrrinë

Vushtrri, gusht 2008-Dje në qytetin e Vushtrrisë, për vizitë qytetit dhe monumenteve kulturore të Vushtrrisë, kanë qëndruar Raif Kirkul, gazetar si dhe udhëheqës i Gazetës Turke “KosovaHaber”, Altay Surroy, ish-zv. Ministër i Drejtësisë si dhe Duygu Surroy, fotoreporter të cilët  gjatë takimit me Hajdin ISLAMIN, janë njoftuar për së afërmi me Vushtrrinë dhe trashëgiminë kulturore në këtë qytet të lashtë. Konstatim i përbashkët ka qenë që gjendja e monumenteve kulturore në Vushtrri është në gjendje jo të mirë dhe kërkon intervenim të menjëhershëm. Kjo vizitë është në  vazhdën e aktiviteteve që po i bën Hajdin Islami për mbrojtjen e monumenteve kulturore.

 E përgatiti:Redaksia  e VushtrriaPRESS-it.

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

22 Gusht 2008 më 6:08 am

Sulmohet nga hakerët serb ueb-faqja e Komunës së Prishtinës  

VushtrriaPRESS 

Prishtinë, gusht 2008-Dje faqja zyrtare në internet e Komunës së Prishtinës është sulmuar nga hakerët serbë. Për disa orë hakerët serb kanë vendosur mbishkrime nacionaliste si dhe një hartë të ish-Jugosllavisë. Zyrtarë brenda Komunës së Prishtinës ka njoftuar për këtë rast dhe pas intervenimeve në ueb-faqën e kryeqytetit nga mirëmbajtësit e saj çdo gjë tani është nën kontroll.VushtrriaPRESS

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

21 Gusht 2008 më 5:44 am

Ka filluar intervisitimi i mësimdhënësve në Vushtrri  

VushtrriaPRESSVushtrriaPRESS

Vushtrri, gusht 2008-Në Vushtrri, nga dje e deri të premten do të mbahet intervistimi i kandidatëve për mësimdhënës në shkollat fillore dhe ato të mesme të kësaj komune. Një numër i madh i të interesuarve për vend pune si mësimdhënës janë paraqitur në këtë konkurs. Intervistimi dje është mbajtur në dy lokacione në Sallën e Kuvendit Komunal në Vushtrri dhe në Sallën 77 të Shtëpisë së Kulturës ”Hasan Prishtina” në Vushtrri, për së  afërmi intervistimin e ka përcjellur edhe Qerim Selimi, Drejtor i Arsimit në këtë komunë. Hajdin ISLAMI, VushtrriaPRESS

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

19 Gusht 2008 më 5:51 am

Partitë opozitare: Pse nuk po vendoset mbishkrimi Republika e Kosovës në Komunën e Vushtrrisë?  

VushtrriaPRESSVushtrriaPRESS

Vushtrri, gusht 2008-Në mbledhjen e fundit të Komunës së Vushtrrisë, konkretisht më 31.07.2008, në mesin e shumë çështjeve që ishin diskutuar në këtë mbledhje, ishte edhe fjala e deputetëve të partive opozitare LDK dhe AAK, të cilët kishin kërkuar shpjegim dhe përgjigje nga udhëheqja aktuale e Komunës së Vushtrrisë, se pse nuk po vendoset mbishkrimi Republika e Kosovës në hyrje të Komunës së Vushtrrisë?. VushtrriPRESS

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

15 Gusht 2008 më 1:15 pm

Edhe punëtorët shëndetësor nga Vushtrria sot kanë hyrë në grevë  

 VushtrriaPRESS

Foto: Spitali i qytetit “Sheik Al ZAyed” në Vushtrri

Vushtrri, gusht 2008-Ka filluar sot që nga ora 07:00 e mëngjesit greva e punëtorëve shëndetësor edhe në Vushtrri. Sot të gjithë ata që ja kishin mësyer Shtëpisë së Shëndetit dhe Spitalit ”Sheik Al ZAyed” në Vushtrri në përjashtim të disa rasteve urgjente janë kthyer mbrapa pasi gati të gjithë mjekët ju kish bashkangjitur grevës të thirrur nga Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës. VushtrriaPRESS

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

14 Gusht 2008 më 11:22 am