// Arkivat

Lajme ditore nga Kosova

RSS
Kjo kategori ka 674 postime

Kryeministri Hashim Thaçi vizitoi shkollën fillore “Dardania”

PRISHTINË, 1 SHTATOR 2010(VushtrriaPress)-Kryeministri i Qeverisës së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor 2010-2011, i shoqëruar nga ministri i Arsimit , Enver Hoxhaj ka vizituar shkollën fillore “Dardania” në kryeqytet, me ç’rast u ka uruar fillimin e vitit shkollor të gjithë nxënësve dhe arsimtarëve të […]

Kryeministri Hashim Thaçi priti futbollistin e njohur nga Turqia, Hakkan Şükür

PRISHTINË, 21 GUSHT 2010(VushtrriaPress)-Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot priti ish–reprezentuesin e njohur të Turqisë, futbollistin e Galatasarajit, Hakkan Şükür.Gjatë takimit u bisedua për rezultatet e arritura të Kosovës pas pavarësisë, veçmas për raportet e mira ndërshtetërore midis Kosovës dhe Turqisë, dhe të bashkëpunimit vëllazëror midis dy vendeve.Thaçi dhe Şükür biseduan […]

Në Vushtrri përfundoi trajnimi për Shuarjen e Zjarreve Malore dhe Fushore

VUSHTRRI,21 GUSHT 2010(VushtrriaPress)-Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri, dje  përfunduar trajnimi  për shuarjen e zjarreve malore dhe fushore. Ky trajnim u organizua për  herë të parë  nga Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave.Qëllimi i këtij trajnimi ishte aftësimi i zjarrfikësve të rinj në rast nevojave emergjente si dhe ngritja e […]

QKUK: Diskutohet dhe analizohet vdekshmëria dhe smundshmëria

PRISHTINË, 21 GUSHT 2010(VushtrriaPress)-Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dje është mbajtur mbledhja e Këshillit Profesional  të cilin e përbëjnë drejtorët e klinikave. Mbledhjen e  udhëhoqi,  Prof.assoc.dr. Hasan Ahmeti, ndihmësdrejtor për çështje  shëndetësore.  Në takim është diskutuar  Morbiditeti ( smundshmëria) dhe Mortaliteti (vdekshmëria) në  QKUK.Drejtorët e klinikave raportuan në lidhje me rastet e fundit  […]

Kreu i OEK-ut, Safet Gërxhaliu takoi Ambasadorin e Kroacisë në Kosovë

PRISHTINË, 21 GUSHT 2010(VushtrriaPress)-Ambasadori i Republikës së Kroacisë në Kosovë, Zlatko Kramariq ka vizituar Odën Ekonomike të Kosovës (OEK), ku është pritur nga kryetari Safet Gërxhaliu.”E para është kërkesa që Kroacia ta vazhdojë atë rrugën e vet të lobimit në përkrahje të proceseve politike të Kosovës. E dyta, duhet të jemi të orientuar më tepër […]

Kryeministri Hashim Thaçi vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës

PRISHTINË, 13 GUSHT 2010(VushtrriaPress)-Thaçi ka falënderuar Bashkësinë Islame, si dhe gjitha komunitetet tjera fetare për tolerancën që kanë krijuar në Republikën e Kosovës, që është model për rajonin dhe më gjerë. Prandaj, do të vazhdojmë të jemi në një bashkëpunim shumë të ngushtë, - ka shtuar Thaçi.Më tutje kryeministri Thaçi me myftiun Tërnava ka biseduar […]

Kryeparlamentari, dr. Jakup Krasniqi, uron Myftiun Tërnava me rastin e fillimit të Muajit të Ramazanit

PRISHTINË, 10 GUSHT 2010(VushtrriaPress)-Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i ka dërguar një telegram urimi kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës , Myftiut Naim Tërnava. Në telegramin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës thuhet: “Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, më […]

Urimi i Myftiut të Kosovës, Mr. Naim Tërnava me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit

PRISHTINË, 10 GUSHT 2010(VushtrriaPress)-Myftiu i Republikës së Kosovës, Mr. Naim Tërnava me rastin e fillimit të muajit të Madhëruar të Ramazanit ka uruar sot të gjithë besimtarët e fesë islame. “Nesër më 11. 08. 2010 është dita e parë e muajit të bekuar të Ramazanit, ndaj kam kënaqësinë dhe privilegjin që në emër të KBIRK […]

Të mërkurën është Dita e parë e Muajit të Madhëruar të Ramazanit

KOSOVË, 9 GUSHT 2010(VushtrriaPress)-Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton se muaji i madhëruar i Ramazanit fillon ditën e mërkure më 11 gusht 2010. Me këtë rast, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, përgëzon besimtarët në Kosovë, diasporë e trojet tona duke ju dëshiruar agjërim të lehtë,  shtim të ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët.
Me fat […]

Kryeministri Hashim Thaçi vizitoi Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

PREKAZ, 6 GUSHT 2010(VushtrriaPress)-Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur i kënaqur me dinamikën e ndërtimit të kompleksit dhe ka thënë se punët janë duke u kryer sipas dinamikës së përcaktuar nga Qeveria dhe ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës që këtë projekt ta realizojë plotësisht.“Qeveria do të vazhdojë ta kryej obligimet e veta […]

Kryeministri Hashim Thaçi priti përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së

PRISHTINË, 2 GUSHT 2010(VushtrriaPress)-Kryeministri Hashim Thaçi ka vlerësuar se ky Ligj i ka munguar shtetit të Kosovës dhe për këtë arsye edhe ka munguar përkujdesja ligjore dhe institucionale ndaj kategorive të dala nga lufta e UÇK-së. Shoqëria jonë është obliguese ndaj këtyre kategorive, që janë meritorë për çlirimin dhe lirinë e Kosovës, - u shpreh kryeministri […]

Në Kompaninë e Mjekësisë të FSK-së certifikohen ndihmës mjekët e parë

PRISHTINË, 30 KORRIK 2010(VushtrriaPress)-Me një ceremoni të organizuar nga Kompania e mjekësisë, në Komandën e Forcës Tokësore, u bë solemnisht certifikimi i 13 pjesëtarëve të kësaj kompanie, të cilët kanë kryer trajnimin për paramedik (ndihmës mjek).Në ceremoni morën pjesë, Ministri i FSK-së, Fehmi Mujota, Ambasadori i Britanisë së Madhe, Andy Sparkes, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Sylejman […]

Kryeministri Thaçi: Qeveria do të vazhdojë angazhimet në proceset e integrimit evropian

PRISHTINË, 28 KORRIK 2010(VushtrriaPress)-Në mbledhjen e 135-të, të rregullt, të kryesuar nga kryeministri Hashim Thaçi, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar tri udhëzime administrative që dalin nga Ligji për menaxhimin e integruar të kufirit, ka miratuar konceptin e modelit të tregut të energjisë elektrike dhe një varg vendimesh nga fushëveprimi i sajë kushtetues dhe […]

Ministri Hoxhaj vizitoi Kolegjin Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë

MITROVICË, 28 KORRIK 2010(VushtrriaPress)-Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati dhe Ylber Hysa, koordinator i Qeverisë së Kosovës për implementimin e Strategjisë për veriun e Kosovës, vizituan dje Kolegjin Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë me ç’rast u pritën nga drejtori Paul Sudnik.Në takimin e […]

Kryeministri Thaçi: Opinioni i GJND-së ishte një fitore e madhe për shtetin e Kosovës

PRISHTINË, 26 KORRIK 2010(VushtrriaPress)-Në seancën e sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ka vulosur pavarësinë e Kosovës, ka respektuar vullnetin e qytetarëve dhe vendimin për shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008. Kryeministri Thaçi ka thënë se opinioni i GJND-së ishte një fitore […]

Dr. Shyqyri Haxha, emërohet anëtar i Bordit të Odës Ekonomike Britanike në Kosovë

PRISHTINË, 23 KORRIK 2010(VushtrriaPress)-Oda Ekonomike Britanike në Kosovë ka emëruar Dr. Shyqyri Haxhën në Bordin e këtij institucioni duke marrë parasysh mbështetjen, profesionalizmin dhe kapacitetin menaxhues të tij dhe njëkohësisht duke e ftuar atë të anëtarësohet në Bordin e Drejtorëve.Oda Ekonomike Britanike në Kosovë ka vlerësuar se Dr. Haxha ka qenë i dobishëm, duke e […]

MASHT fillon përgatitjet për hartimin e kurrikulumit të ri të Kosovës

PRISHTINË, 22 KORRIK 2010(VushtrriaPress)-Procesi për hartimin e kurrikulumit të ri të Kosovës do të zgjasë deri në fund të muajit qershor 2011. Janë caktuar koordinatorët e grupeve punuese të cilët do të jenë bartës të këtij procesi.Pas një procesi të gjerë të konsultimit publik mbi versionin e dytë të Kornizës së Kurrikulumit të Kosovës (KK) […]

Filloi prodhimi i pasaportave të para nga aplikimet në Ambasadat e Kosovës

PRISHTINË, 22 KORRIK 2010(VushtrriaPress)-Dje, për herë të parë janë pranuar aplikacionet e para, për prodhimin e pasaportave për shtetasit tanë që jetojnë jashtë vendit, të cilët kanë paraqitur kërkesën pranë zyrave konsullore në kuadër të Ambasadave të Republikës së Kosovës.Fillimisht janë pranuar gjashtë aplikacione, ku sipas procedurave është bërë prodhimi i tyre.

Kryeministri Hashim Thaçi priti me nderime të larta shtetërore Tony Blair

PRISHTINË, 9 KORRIK 2010(VushtrriaPress)-Me nderimet më të larta shtetërore të Gardës Ceremoniale të FSK-së, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur dje pasdite ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, mikun e madh të Kosovës, Tony Blair.Universiteti i Prishtinës sot i ka ndarë ish-kryeministrit britanik çmimin “Doctor Honoris Causa”. Sot, Blair do t’i drejtohet me […]

Kryeshefi Ekzekutiv i PTK Sh.a, Dr. Shyqyri Haxha, shpallet menaxher i vitit

PRISHTINË, 7 KORRIK 2010(VushtrriaPress)-Kryeshefi Ekzekutiv i PTK Sh.a, Dr. Shyqyri Haxha, është shpallur menaxher i vitit për periudhën 2009 – 2010, nga Aleanca Kosovare e Biznesit, për menaxhim të suksseshëm dhe të arritura afariste.“Me punën e vet, Dr. Shyqyri Haxha, ka arritur që ta ngrisë performancën e PTK-së prej momentit kur ai është vendosur në […]

Me ftesë të kryeministrit Hashim Thaçi nesër arrin në Kosovë, ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair

KOSOVË, 7 KORRIK 2010(VushtrriaPress)-Me këtë rast, për nder të ish-kryeministrit Blair, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucionet e vendit, kanë organizuar një pritje të nivelit më të lartë shtetëror.Para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës, ish-kryeministri Blair do të pritet nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me nderimet më […]

PTK modernizon shërbimet postare

PRISHTINË, 7 KORRIK 2010(VushtrriaPress)-Menaxhmenti aktual i PTK-së ka ndërmarrë hapa konkret mbi modernizimin e Postës së Kosovës dhe rritjes së efikasitetit në shpërndarjen e dërgesave postare brenda territorit të Kosovës. Investimet aktuale dhe ato që priten në të ardhmen, tregojnë përkushtimin dhe vizionin e qartë të menaxhmentit, që ka vënë si prioritet për ta zhvilluar […]

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi mori pjesë në simpoziumin me rastin e 20-vjetorit të miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990

PRISHTINË, 2 KORRIK 2010(VushtrriaPress)Deputetët shqiptarë në Kuvendin e Kosovës, më 2 korrik 1990, shpallën Deklaratën Kushtetuese, me të cilën proklamonin vullnetin po¬litik të shumicës së qytetarëve për shkëputjen e Kosovës nga Serbia dhe lihej e hapur mundësia e participimit në federatën apo konfederatën jugosllave. Por, ndryshe nga popujt tjerë në ish-Jugosllavi, shqiptarët më 1990 nuk […]

Myftiu Tërnava kërkon anulimin e Udhëzimit Administrativ 6/2010

PRISHTINË, 30 QERSHOR 2010(VushtrriaPress)-Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, në konferencën e sotme për shtyp, përmes një deklarate ka shprehur qëndrimin e Bashkësisë Islame përkitazi me mohim e së drejtës së nxënëseve që bartin shaminë për të ndjekur shkollimin e rregullt në kuadër të sistemi publik të arsimit. Në këtë deklaratë, Myfti ka kërkuar shfuqizimin […]

Nxënësit e klasave të nënta testuan njohuritë e tyre në “Testin e Arritshmërisë 2010”

PRISHTINË, 29 QERSHOR 2010(VushtrriaPress)-Në organizim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, sot në 31 komuna të Kosovës është mbajt testi i arritshmërisë për nxënës të klasave të nënta. Ky është një vlerësim i jashtëm i nxënësve në bazë të të cilit MASHT nxjerrë përfundime se a janë realizuar me sukses planprogramet, cili është efekti […]

Vushtrri: Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, nënshkroi dy marrëveshje bashkëpunimi

VUSHTRRI, 28 QERSHOR 2010(VushtrriaPress)-Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën për të Drejtat e Njeriut të Universitetit të Prishtinës dhe Qendrën për Hulumtime për të Drejtat e Njeriut dhe Integrimeve Evropiane.Qendra për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në bashkëpunim me këto dy asociacione dhe […]

Kryeministri Hashim Thaçi uron të gjithë shërbyesit civilë të Kosovës, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil

PRISHTINË, 23 QERSHOR 2010(VushtrriaPress)–Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi uron të gjithë shërbyesit civilë të Kosovës, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil.Në telegramin e urimit thuhet: “Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Shërbimit Civil, kam nderin dhe privilegjin që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju të […]

Publikohen rezultatet e Maturës Shtetërore 2010

PRISHTINË, 16 QERSHOR 2010(VushtrriaPress)–Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës (KQSHM) ka publikuar të martën rezultatet e provimit të maturës, të mbajtur më 5 qershor të këtij viti. Sipas këtyre rezultateve, kalueshmëria në provimin e maturës ka qenë 64.3%, që do të thotë se nga 25.793 nxënës, për të cilët janë publikuar rezultatet, provimin e kanë kaluar […]

Kryekuvendari, dr. Jakup Krasniqi, priti delegacionin nga Parlamenti i Francës

PRISHTINË, 15 QERSHOR 2010(VushtrriaPress)–Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr, Jakup Krasniqi, priti sot delegacionin e Grupit parlamentar të miqësisë Francë –Kosovë, të kryesuar nga kryetari i këtij komisioni, Christian Menard, i cili shoqërohej edhe nga ambasadori i Francës në Kosovë, Zhan Fransua Fitu. Pasi u falënderua për pritjen që iu organizua, kryetari i Grupit parlamentar […]

Kryeministri i Kosovës,Hashim Thaçi, përuroi Monumentin e NATO-s në Prizren

Foto:Kryeministri  Hashim Thaçi në ceremoninë e sotme të përurimit të Monumentit të NATO-s në Prizren.
PRIZREN,12 QERSHOR 2010(VushtrriaPress)-Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë sot pjesë në përurimin e Monumentit të Paqes kushtuar Trupave të NATO-së në Prizren.Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës me këtë rast qytetarëve të Prizrenit u […]

Fjalim i Kryeministrit, Hashim Thaçi drejtuar qytetarëve të Republikës së Kosovës

Qytetarë të nderuar,
Kaluan njëmbëdhjetë vite në liri, dhe mbi dy vite nga koha kur bashkërisht e shpallëm Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.
Deri tani shteti i Kosovës është njohur nga  69 shtete anembanë botës.
Par fat të keq, ende ka shtete që sillen me Kosovën thua se ajo nuk ekziston.
Ndërsa mesazhi ynë është i qartë: Kosova […]

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Sylejman Selimi, viziton rekrutët e rinjë

FERIZAJ, 2 QERSHOR 2010(VushtrriaPress)–Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Sylejman Selimi, sot, vizitoi Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së, në Ferizaj. Qëllimi i kësaj vizite ishte takimi me rekrutët e rinj, të cilët dje zyrtarisht kanë filluar trajnimet e para bazike.Gjenerallejtënant Sylejman Selimi së bashku me Gjeneral Rrahman Ramën, komandant i Komandës […]

Komisioni Evropian promovon rininë dhe shoqërinë civile të Kosovës

PRISHTINË, 1 QERSHOR 2010(VushtrriaPress)–Sot, Komisioni Evropian filloi konferencën triditore për aktivitetet rinore dhe sportive në kuadër të programit People 2 People (Njerëz për njerëz).Konferenca u ndoq nga përfaqësuesit relevantë nga Brukseli të Komisionit Evropian, Zyra ndërlidhëse e KE-së në Prishtinë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe organizata të shoqërisë civile që merren me rininë […]

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur ish-kryeadministratorin e Kosovës, Soren Jesen Petersen

PRISHTINË, 27 MAJ 2010(VushtrriaPress)–Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot ish-kryeadministratorin e Kosovës, Soren Jesen Petersen. Në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe për perspektivën euroatlantike të shtetit të Kosovës.Kryeministri Thaçi me këtë rast para Petersen prezantoi të arriturat e Kosovës, pas shpalljes së pavarësisë, duke theksuar përkushtimin […]

Deputetet e Kuvendit të Kosovës vizituan FSK

PRISHTINË, 26 MAJ 2010(VushtrriaPress)–Një grup i deputeteve të Parlamentit të Kosovës,  kanë bërë të martën një vizitë informuese në MFSK dhe FSK. Deputetët u pritën nga ministri i FSK-së, Fehmi Mujota, zv. ministri Behxhet Brajshori, zv. komandanti i  FSK-së dhe komandant i Forcave Tokësore Gjeneralmajor Rrahman Rama, dhe oficerë e zyrtarë tjerë të lartë të MFSK-së dhe […]

Zëvendëskryeministri Kuçi:Serbia po vazhdon me logjikën e njëjtë të veprimeve sikur në kohën e Millosheviqit

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi
PRISHTINË, 26 MAJ 2010(VushtrriaPress)–Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi në një konferencë shtypi pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se Serbia po vazhdon me logjikën e njëjtë të veprimeve sikur në kohën e Millosheviqit, veprime këto që nuk u ndihmojnë raporteve Kosovë-Serbi, por as pozitës […]

Filloi sot parandalimi i sëmundjeve të kafshëve në Kosovë

PRISHTINË, 25 MAJ 2010(VushtrriaPress)–Sot, me një demonstrim ajror nga aeroporti i Prishtinës, Zyra ndërlidhëse e KE-së dhe Agjencia Kosovare e Ushqimit dhe Veterinarisë filluan shpërndarjen e parë të vaksinave orale për parandalimin e tërbimit te kafshët e egra.Projekti i Kontrollit dhe/ose zhdukjes së sëmundjeve të kafshëve në Kosovë  është pjesë e programit rajonal pesëvjeçar i financuar […]

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi udhëtoi për vizitë zyrtare në Kuvajt

 Foto: Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi
PRISHTINË, 24 MAJ 2010(VushtrriaPress)–Me ftesë të kryetarit të Asamblesë Nacionale të Kuvajtit,  Jassim Mohammad Al-Kharafi, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi do të qëndrojë për vizitë zyrtare në shtetin e Kuvajtit nga 24 deri më 27 maj 2010.Gjatë kësaj vizite kryeparlamentari Krasniqi […]

FotoLajm:Kryeministri Hashim Thaçi kthehet nga vizita zyrtare dy ditore në Turqi

PRISHTINË, 22 MAJ 2010(VushtrriaPress)–Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pas vizitës zyrtare dy ditore në Republikën e Turqisë sot është kthyer në vend.Në një konferencë për shtyp në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës,  kryeministri Hashim Thaçi ka vlerësuar shumë të suksesshme këtë vizitë dhe ka falënderuar kryeministrin Recep Tayyip Erdoğan dhe popullin e Turqisë […]

Zhvilloi punimet konferenca “Sensibilizimi i opinionit profesionist, roli dhe rëndësia e Shërbimit Sprovues të Republikës së Kosovës”

PRISHTINË, 19 MAJ 2010(VushtrriaPress)–Në kuadër të javës së Shërbimit Sprovues, sot u mbajt konferencë lidhur me sensibilizimin e opinionit publik dhe opinionit profesionist, për rolin dhe rëndësinë e Shërbimit Sprovues të Kosovës.Në fjalën e tij para të pranishmeve në këtë konferencë, ministri i Drejtësisë, Haki Demolli, tha së në kuadër të reformimit të sistemit të […]

Nxënësit nga Kosova, shpërblehen në garën e diturisë në SHBA

PRISHTINË, 19 MAJ 2010(VushtrriaPress)-Gjashtë nxënës të shkollës së mesme “Mehmet Akif” të Prishtinës zunë vendin e dytë dhe të tretë në grupe, në një garë diturie të mbajtur në Hjuston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku garuan nxënës të 73 vendeve të botës. Ata u pritën të martën nga Sender Xhakaliu, u.d sekretar i përhershëm […]

Ministri i MBPZHR-së, Blerand Stavileci nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Federatën Sindikale të Bujqve

PRISHTINË, 13 MAJ 2010(VushtrriaPress)-Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci dhe Tahir Tahiri, kryetar i Federatës së Bujqve të Kosovës kanë nënshkruar sot një Memorandum Bashkëpunimi, me të cilit rregullohen  aktivitete të caktuara në sektorë të bujqësisë. Ministri Blerand Stavileci, duke iu drejtuar anëtarëve të Kryesisë së Konfederatës së Bujqve, tha se kjo […]

Në Kosovë takohen liderët fetar islam të rajonit

Sot para fillimit të takimit të liderëve fetarë islame të rajonit, myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava priti në selinë e kryesisë së BIK, në një takim të përbashkët, kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Ing. H. Selim Muçën, myftiun Shefko ef. Omerbashiqi – kryetari i Bashkësisë Islame të Kroacisë dhe myftiun e Mostarit, Seid […]

Mesazhi i Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e 9 Majit, Ditës së Evropës

Në tekstin e mesazhit të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi thuhet: “Si të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, edhe Republika e Kosovës 9 Majin e feston zyrtarisht në shenjë respekti për vlerat dhe identitetin e kontinentit të vjetër, që janë model dhe aspiratë e popujve dhe shteteve kudo në botë. Bashkimi  Evropian është […]

MASHT filloi shpërndarjen e Programit Orientues për Provimin e Maturës Shtetërore 2010

PRISHTINË, 6 MAJ 2010(VushtrriaPress)-Ky program do të shërbejë për mësimdhënësit e maturantëve që gjatë kohës së mbetur përmes mësimit plotësues t’u ofrojnë nxënësve informacione lidhur me atë se ku duhet të fokusohen më shumë, në lëndë të ndryshme gjatë provimit të maturës 2010. Qëllimi është që nxënësit gjatë këtyre ditëve të përgatiten sa më mirë […]

350 kompani marrin pjesë në panairin “Expokos 2010”

PRISHTINË, 6 MAJ 2010(VushtrriaPress)-Mbi 350 ekspozues të kompanive të ndryshme prodhuese nga 20 vende të ndryshme të botës, po marrin pjesë në edicionin e nëntë të Panairit ndërkombëtar të ndërtimtarisë, energjetikës, teknikës dhe mobilierisë “Expokos 2010”. Pjesëmarrës në panair prijnë kompanitë e huaja, të cilat i kanë përfaqësitë e tyre nëpër Kosovë.Me rastin e hapjes […]

Përkujtohet në 100 e lindjes atdhetari Rifat Berisha

PRISHTINË, 5 MAJ 2010(VushtrriaPress)-Nën patronazhin e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, është mbajtur sot në Prishtinë, Akademia përkujtimore në njëqindvjetorin e lindjes së atdhetarit të paepur të çështjes kombëtare, Rifat Berisha, dhe në gjashtëdhjetë e një vjetorin e rënies heroike bashkë me tre familjar të tij. Manifestimin e ka shpallur të hapur deputeti Hydajet Hyseni, […]

Kosovë:Prezantohet projekti investues i kompanisë gjermane “MC Communication” në sektorin e teknologjisë informative

PRISHTINË, 3 MAJ 2010(VushtrriaPress)-Një projekt i ri investues është duke u realizuar me sukses në Kosovë me përkrahjen e Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA) dhe Zyrës në Vjenë të Agjencisë së Kosovës për Promovimin e Investimeve (APIK), që udhëhiqet nga ECIKS. Kompania gjermane “MC mobile communication GmbH” nga Frankfurti ka investuar në Kosovë duke hapur […]

Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava, priti sot të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Kosovës në Riad të Arabisë Saudite, dr. Rexhep Boja

PRISHTINË, 30 PRILL 2010(VushtrriaPress)-Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava, priti sot të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Kosovës në Riad të Arabisë Saudite, dr. Rexhep Boja. Në takim, Myftiu pasi që e ka uruar dr. Rexhep Bojën për detyrën e re, si diplomat i Kosovës në Arabinë Saudite, dr. Bojës i shprehu mirënjohje dhe e […]

Vendosen stentet e para në QKUK

PRISHTINË,29 PRILL 2010(VushtrriaPress)-Në Klinikën Interne të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) sot  për herë të parë ka filluar vendosja e stenteve në arteriet e zemrës.  Fillimisht  vendosja e stenteve u është bërë  tre pacientëve, të cilët pas vendosjes së stenteve janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërhyrjen e kanë kryer, dr. Basri Sejdiu dhe dr. […]

Kryekuvendari Jakup Krasniqi priti ambasadorin jorezident të Emirateve të Bashkuara Arabe për Kosovë

PRISHTINË,27 PRILL 2010(VushtrriaPress)-Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi ka pritur sot ambasadorin jorezident të Emirateve të Bashkuara Arabe për Kosovë, Khalid Khalifa A. Rashed Al-Mualla, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe dy parlamentave respektive, si dhe për ndihmën e këtij shteti për njohje të Kosovës […]

Foto Lajm:Pamje nga ceremonia e përurimit të fillimit të punimeve në “Rrugën e Kombit”

VËRMICË-PRIZREN,25 PRILL 2010(VushtrriaPress)-Ceremonia e sotme e përurimit të fillimit të punimeve në autostradën Morinë-Vërmicë-Prizren-Prishtinë-Merdarë.

Kryeministri Thaçi ka ftuar kryeministrin e Shqipërisë, Berisha në ceremoninë e përurimit të fillimit të punimeve në autostradën Morinë-Merdarë

PRISHTINË,21 PRILL 2010(VushtrriaPress)-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka ftuar homologun e tij, kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, për të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të fillimit të punimeve në autostradën Morinë-Vërmicë-Prizren-Prishtinë-Merdarë. Nga ana e tij, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, e ka mirëpritur ftesën e kryeministrit Thaçi dhe ka […]

Paraqitje dinjitoze e FSK-së në ushtrimin fushor “Paraqitja dinamike 2010”

PRISHTINË,20 PRILL 2010(VushtrriaPress)-Forca e Sigurisë së Kosovës, dje, me sukses zhvilloi ushtrimin fushor “Paraqitja dinamike 2010” në termocentralin “Kosova B”. Njësitet e Forcës së Sigurisë të Kosovës kanë demonstruar aftësitë e tyre në ushtrimin e simuluar, për veprime dhe përkrahje të popullatës civile në rast të fatkeqësive të ndryshme. Ata kanë demonstruar aftësitë e tyre të […]

Ministri i Drejtësisë, Haki Demolli u takua me kryetarin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci

PRISHTINË,20 PRILL 2010(VushtrriaPress)-Ministri i Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Haki Demolli, priti sot në një takim pune kryetarin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, nga i cili pranoi urimet për zgjedhjen e tij në postin e ri. Ministri Demolli e ka njoftuar kryetarin Peci me prioritetet që ka si ministër i Drejtësisë, duke theksuar hartimin […]

Ministri Zharku priti përfaqësuesit e shoqatave të biznesit

PRISHTINË,15 PRILL 2010(VushtrriaPress)-Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku priti në takim përfaqësuesit e shoqatave të biznesit, Agim Shahinin, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit; Lekë Musën, kryetar i Odës Ekonomike Amerikane, si dhe  Berat Rukiqin, sekretar i Odës Ekonomike të Kosovës.Në takim u biseduar rreth përgatitjes së pyetësorit për çështje tregtare dhe ekonomike të Kosovës, […]

Vushtrri: Pjesëtaret e DME-së nga Shqipëria trajnohen në QKSPEZH

VUSHTRRI, 13 PRILL 2010(VushtrriaPress)-Dje në Qendrën  e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), dhjetë pjesëtarë të Departamenti të Emergjencave  nga Shqipëria filluan trajnimi bazik për zjarrfikje dhe shpëtim, trajnim i cili do të zgjasë dy javë. Departamenti i Menaxhimit të Emergjencave të Kosovës (DME) i cili funksionon në kuadër të QKSPEZH-it do tu […]

Vushtrri: Diplomon gjenerata e 40-të e Policisë së Kosovës

VUSHTRRI, 12 PRILL 2010(VushtrriaPress)-Pas një trajnimi të modifikuar 12 javor, në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPZH)  në Vushtrri, të shtunën  diplomoi gjenerata e 40-të e zyrtarëve të rinj të Policisë së Kosovës. Kjo gjeneratë numëron 80 pjesëtarë, të cilët u trajnuan me planprogramin e dizajnuar në bazë të standardeve ndërkombëtare […]

SHBA-të ndjenjë një lidhje të veçantë me popullin e Kosovës

PRISHTINË,8 PRILL 2010(VushtrriaPress)-“SHBA-të ndjenjë një lidhje të veçantë me popullin e Kosovës dhe përkushtimin e tij të fuqishëm për ta ndërtuar për të gjithë qytetarët dhe të gjitha komunitetet në Kosovë një të ardhme më të ndritshme dhe më përparimtare, si pjesë e Bashkësisë Evropiane dhe transatlantike”, theksoi Zëvendëssekretari Amerikan i Shtetit, James Steinberg, pas […]

Kosova shënon Ditën Botërore të Shëndetësisë

PRISHTINË,7 PRILL 2010(VushtrriaPress)-Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh)-Zyra në Prishtinë, në bashkëpunim të ngushtë me Kuvendin Komunal të Prishtinës dhe Zyrën e UN-Habitat-it, dhe e mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kanë shënuar sot 7 Prillin-Ditën Botërore të Shëndetit. Në kuadër të aktiviteteve disa ditore, të […]