PRISHTINË,6 PRILL 2010(VushtrriaPress)-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, të mërkurën, më 7 prill 2010, do të niset në një vizitë zyrtare katër ditëshe në Tiranë. Kryekuvendari Krasniqi është ftuar nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare të Tiranës për të mbajtur fjalë në një veprimtari të Forumit Politik, në temën “Balancet e reja në Ballkan-e […]
PRISHTINË,2 PRILL 2010(VushtrriaPress)- Në selinë e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të premtën është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së ministrit të MBPZHR. Ish -ministri i deritashëm Idriz Vehapi ka falënderuar stafin e udhëheqjes së deritashme për punën dhe aktivitetet që janë zhvilluar në këtë ministri gjatë kësaj periudhe dhe ka uruar udhëheqjen e re që të vazhdojë […]
PRISHTINË,2 PRILL 2010(VushtrriaPress)- Sot, në ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, u bë solemnisht pranim-dorëzimi i detyrës midis ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti dhe ministrit të sapo emëruar të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi. Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, theksoi se “sot edhe formalisht kemi këmbyer informatat dhe kemi bërë pranim-dorëzimin e […]
PRISHTINË,31 MARS 2010(VushtrriaPress)-Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka konfirmuar sot pasdite emrat e ministrave të sapo emëruar në Qeverinë e Kosovës.Bazuar në marrëveshjen me PDK-në dhe LDK-në, kryeministri Hashim Thaçi njoftoi tha se ministrat e rinj të kabinetit të tij qeveritar janë:
Edita Tahiri, ministre e Administratës Publike
Besim Beqaj, ministër i Integrimeve Evropiane
Bajram Rexhepi, […]
PRISHTINË,30 MARS 2010(VushtrriaPress)-Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në kuadër të iniciativës së Bashkësisë Islame të Kosovës, për futjen e lëndës së edukatës fetare në kuadër të sistemit të rregullt të arsimit publik, u është drejtuar me një letër deputetëve të Parlamentit të Kosovës, me kërkesën që lënda “Edukata fetare” të futet në arsimin fillor dhe […]
MITROVICË,26 MARS 2010(VushtrriaPress)–Përfaqësuesit e BE-së e kanë ritheksuar përkushtimin e tyre ndaj Kosovës, përfshirë veriun e Kosovës, gjatë vizitës së tyre në Mitrovicën e veriut. Ambasadori italian Michael Giffoni, Kjartan Björnsson nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian dhe Yves de Kermabon, shefi i EULEX-it, i kanë bërë komentet e tyre në shtëpinë e BE-së të […]
Foto:Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi
Intervenimi i Organizatës më të fuqishme botërore ushtarake - i NATO-s, mbi pozicionet e ushtrisë dhe policisë serbe më 1999, është ngjarja më e rëndësishme e shekullit të shkuar për këtë aleancë , duke konfirmuar faktin se liria është vlera më e lartë e shoqërisë demokratike.Në vitet 1998 – […]
PRISHTINË,19 MARS 2010(VushtrriaPress)–Këshilli Qendror Shtetëror i Maturës (KQSHM) ka shpalosur sot planin dinamik për “Maturën 2010″, të miratuar kohë më parë, dhe të gjitha aktivitetet tjera që do të organizohen në lidhje me maturën këtë vit.Po ashtu, edhe zyrtarisht është filluar fushata për vetëdijesimin e maturantëve dhe të njëjtën kohë për sensibilizimin e shoqërisë, shkollës, […]
PRISHTINË,18 MARS 2010(VushtrriaPress)-Në takimet me zyrtarët e MSH-së dhe QKUK-së, është diskutuar për funksionalizimin e Institutit të Onkologjisë në Kosovë.Një delegacion i onkologëve nga Qendra Spitalore Universitare e Tiranës ka zhvilluar një vizitë pune në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe është takuar me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës.Delegacioni […]
VUSHTRRI,17 MARS 2010(VushtrriaPress)-Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Yves de Kermabo, vizitoi dje Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri dhe u prit nga U.D.e Kryeshefit Ekzekutiv,Taibe Canolli.Gjatë takimit, kryeshefja Ekzekutive e Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, znj. Taibe Canolli, dhe shef i EULEX-it, Yves de Kermabon folën për […]
PRISHTINË,12 MARS 2010(VushtrriaPress)-Në kuadër të zbatimit të Programit të Qeverisë për sektorin e minierave, në përputhje edhe me Strategjinë Minerare 2010-2025 (tashmë të miratuar nga Qeveria) në MEM u organizua dje takimi ndërinstitucional për krijimin e Grupi Ndërinstitucional i Ekspertëve për Studimin e Mundësive për Ristrukturimin e Sektorit Minerar. Takimi u drejtua nga Ministrja e Energjisë […]
VUSHTRRI,9 MARS 2010(VushtrriaPress)-Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme të drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, ka vendosur që nga gjyma e marsit të këtij viti të organizojë “Javën e Kuvendit” të Republikës së Kosovës. Nga data 15 deri më 26 mars 2010planifikohet që kryetari i Kuvendit të Kosovës, i […]
PRISHTINË,8 MARS 2010(VushtrriaPress)-Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, nëpërmjet një komunikate njoftoi se e çmon bashkëpunimin me KFOR-in dhe NATO-n si të domosdoshëm për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon.Mëtej në komunikatë thuhet:”Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me KFOR-in dhe NATO-n në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së […]
Foto: Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi
PRISHTINË,6 MARS 2010(VushtrriaPress)-“Integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm, i njohur dhe i garantuar ndërkombëtarisht, dhe Kosova me këto kufij do të integrohet në NATO dhe në BE”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi. Kryeministri Hashim Thaçi ka vlerësuar se gjendja e sigurisë është mjaft stabile dhe […]
KOSOVË,4 MARS 2010(VushtrriaPress)-Nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës,Hashim Thaçi, organizohet manifestimi tradicional Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK) .Të premten, më 5 Mars, në orën 12:00, në Sheshin “Skënderbeu”, Garda e Nderit e FSK-së nderon manifestimin me prezencën e personaliteteve të larta shtetërore.Në orën 18:00 fillon turneu ndërkombëtar i futbollit të vogël “Adem […]
PRISHTINË,3 MARS 2010(VushtrriaPress)-“Sektori kërkimor shkencor nuk do të duhej të jetë vetëm përfitues i buxhetit të Kosovës, por të jetë mbështetës i zhvillimit ekonomik e social dhe modernizimit të saj. Arsimi i Lartë, Shkenca dhe Ekonomia janë një trekëndësh i cili e tregon dhe plotëson realitetin tonë, pa të cilin nuk mund të ketë zhvillim […]
PRISHTINË,3 MARS 2010(VushtrriaPress)-Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Kristofer Dell do të prezantojë sot në Prishtinë, evenimentin e dorëzimit të shpërblimeve për gjashtë komunat e Kosovës, për iniciativat e realizuara në përmirësimin e punës së tyre. Bëhet fjalë për grantin në një shumë prej 220,000 dollarësh. Shpërblimet janë pjesë e Iniciativës së USAID it për komuna efektive. […]
PRISHTINË,2 MARS 2010(VushtrriaPress)-Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe Korporata Energjetike e Shqipërisë (KESH), dje në Prishtinë, nënshkruan Marrëveshjen për Shërbime Ndihmëse.Marrëveshja për Shërbime Ndihmëse e cila u nënshkrua nga Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT,Fadil Ismajli dhe Drejtori Menaxhues i KESH,Muharrem Stojku, parasheh blerjen e shërbimeve ndihmëse në rregullimin frekuencë-fuqi, […]
Pamje nga mbledhja e sotme e Qeverisë
PRISHTINË,1 MARS 2010(VushtrriaPress)-Në mbledhjen e 111-të, të rregullt të Qeverisë së Republikës së Kosovës, është aprovuar Projektligji për Gjykata në Kosovë dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ujitjen e Tokave Bujqësore.Duke riafirmuar angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për reformimin e sistemit të drejtësisë në […]
PRISHTINË,26 SHKURT 2010(VushtrriaPress)-Forca e Sigurisë së Kosovës(FSK)njofton opinionin e gjerë, sidomos të gjithë ata të rijnë që janë në procedurë e sipër të aplikimit në FSK, se me vendim të Ministrit të FSK-së, Fehmi Mujota fushata e rekrutimit do të përfundojë me 12 mars 2010. Është vlerësim i MFSK-së, se fushata e rekrutimit deri më […]
PRISHTINË,23 SHKURT 2010(VushtrriaPress)-Seanca gjyqësore kundër liderit të lëvizjes “Vetëvendosje”,Albin Kurti është shtyrë për 2 mars 2010. Kurti as sot nuk është paraqitur në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, me gjithë urdhër-arrestin që gjykatësi kryesues i panelit ka lëshuar për ta sjellë atë në Gjykatë.
PRISHTINË,23 SHKURT 2010(VushtrriaPress)-Në një ligjëratë të mbajtur atje për gjendjen e arsimit në Kosovë, me fokus domosdoshmërinë e themelimit të Universitetit të Prizrenit, ministri Hoxhaj ka ftuar të gjithë akademikët kosovarë, të cilët studiojnë dhe punojnë në universitetet gjermane që të aplikojnë në këtë universitet.Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj, po qëndron në […]
PRISHTINË,22 SHKURT 2010(VushtrriaPress)-Rektori i Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova, gjatë javës është takuar me kryetarin e Shoqatës së personave me aftësi të kufizuara, Agim Vatovci, si dhe bashkëpunëtorët e tij. Në këtë takim urimi, për përvjetorin e dyzetë të UP-së, Vatovci shprehu angazhimin e Shoqatës që ai drejton për t’iu ndihmuar personave me aftësi të kufizuara, 18 764 sa […]
KOSOVË,17 SHKURT 2010(VushtrriaPress)-Me rastin e Dyvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, urojmë të gjithë shqiptarët kudo që janë me dëshirë që paqja, lumturia dhe mirëqenia e jonë dhe e miqve tanë të na përcjellë gjatë gjithë jetës. Në këtë ditë të madhe dhe të rëndësishme për ne dhe shtetin tonë, u jemi mirënjohës të […]
Qytetarë të nderuar,
Për të mbërritur deri tek Festa e Madhe e Ditës së Pavarësisë së vendit tonë, të gjithë ne së bashku punuam dhe sakrifikuam shumë.
Vizionin tonë të përbashkët dhe universal për liri, pavarësi dhe demokraci në atdheun tonë, e realizuam bashkërisht – me unitet të qëndrueshëm politik dhe qytetar.
Republika e Kosovës, në dyvjetorin e […]
PRISHTINË,16 SHKURT 2010(VushtrriaPress)–Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë sot në festimin e ditëlindjes së fëmijëve që kanë lindur më 17 shkurt 2008, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Në ambientet e Grand Store-s në Prishtinë, kryeministri Thaçi ka takuar shtatë fëmijë dhe prindërit e tyre në dyvjetorin e lindjes, […]
PRISHTINË,16 SHKURT 2010(VushtrriaPress)–Delegacion i USAID-it në përbërje të Gregory Olson, John MacKillop dhe David Cowles, kanë qëndruar të martën në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ku janë pritur nga ministri Idriz Vehapi me bashkëpunëtorët.Përfaqësuesit e këtij delegacioni ministrin Vehapi e kanë njohur me të arriturat që janë bërë në fushën e analizave gjithpërfshirëse për […]
Foto:Pamje nga prezantimi i sotëm i kompanisë Marus ATM nga Kroacia
PRISHTINË,16 SHKURT 2010(VushtrriaPress)–Në Odën Ekonomike të Kosovës sot u prezantuan mundësitë e implementimit te pajimeve të Kompanisë së njohur kroate Marus ATM, të cilat gjejnë aplikimin e tyre në industrinë e prodhimit të miellit. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Besim Beqaj me këtë rast […]
PRISHTINË,16 SHKURT 2010(VushtrriaPress)–Në bashkëpunim me Zyrën për Veteranët e luftës të UÇK-së, gjatë vitit 2009 MSh ka përfshirë në Programin e Trajtimit Jashtë vendit rreth 60 veteranë dhe invalidë të luftës të UÇK-së.Në kuadër të Programit të Trajtimit Jashtë Vendit (TJV) , Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, vëmendje të veçantë i ka kushtuar […]
PRISHTINË,15 SHKURT 2010(VushtrriaPress)–Gjykimi ndaj liderit të lëvizjes “Vetëvendosje” Albin Kurti është shtyrë për datën 22 shkurt 2010. Kështu ka vendosur sot Gjykata e Qarkut në Prishtinë nga një panel i përbërë prej gjykatësve të EULEX-it dhe gjykatësve vendës.
PRISHTINË,15 SHKURT 2010(VushtrriaPress)–Në ditën më të rëndësishme për të gjithë qytetarët tanë - përvjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kompania IPKO ka vendosur të kontribuojë në mënyrë të drejtpërdrejtë për popullin e Kosovës dhe të mbrojë të ardhmen e tij – përkatësisht fëmijët e këtij vendi. Duke përkrahur Fondacionin për Nëna dhe Foshnja të […]
PRISHTINË,13 SHKURT 2010(VushtrriaPress)–Në seancën plenare të datës 11 shkurt 2010, Kuvendi i Kosovës ka miratuar projektvendimin e Ministrisë së Drejtësisë për themelimin e Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës.Ministria e Drejtësisë i informon të gjithë kandidatët që janë paraqitë për dhënien e provimit të jurisprudencës, të cilët kanë marrë vendimin se i plotësojnë kushtet […]
VUSHTRRI,12 SHKURT 2010(VushtrriaPress)-Policia e Kosovës njofton se një njësi patrulluese policore e stacionit të Vushtrrisë, gjatë reagimit në asistencën e kërkuar në një rast në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë, vendos për caktim të prioriteteve të rastit pasi identifikon një veprim të dyshimtë në afërsi të shkollës fillore “Latif Berisha” në Vushtrri. Njësia patrulluese e policisë […]
MITROVICË,12 SHKURT 2010(VushtrriaPress)–Disa zona të thella malore të Kosovës po përballen me reshje të mëdha të borës.Rajoni malor i Shalës së Bajgores, në komunën e Mitrovicës, është përfshi nga një mot i lig, ku bora e madhe që ka ra gjatë orëve të fundit, diku-diku arrin trashësinë mbi një metër. Për shkak të borës, disa fshatra […]
Foto:Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi
PRISHTINË,11 SHKURT 2010(VushtrriaPress)–Sot është mbajtur takimi i katërt i Këshillit Ministror për Integrim Evropian, ku mori pjesë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Kryeministri Thaçi me këtë rast u shpreh:” Kanë kaluar katër muaj që nga publikimi i Raportit të Progresit dhe Studimit të Fizibilitetit të Komisionit Evropian për vitin […]
STANTËRG,10 SHKURT 2010(VushtrriaPress)–Ministrja e Energjisë dhe Minierave Justina Shiroka Pula së bashku me Ferat Shala menaxher i Trepçës, të mërkurën në Minierën e Stantërgut, kanë përuruar Projektin e Hidrombushjes. Projekti është financuar nga AER dhe Trepça, i cili synon avancimin e veprimtarisë minerare.Me këtë rast Ministrja e Energjisë dhe Minierave Justina Shiroka Pula ka konfirmuar […]
PRISHTINË,10 SHKURT 2010(VushtrriaPress)– Sipas një përllogaritje, gjatë vitit që shkoi në institucionet shëndetësore publike të vendit janë kryer rreth 4 milionë vizita mjekësore, prandaj Ministri Gashi i ka inkurajuar drejtorët e spitaleve që të vazhdojnë edhe me tej me këtë ritëm pune. Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Alush Gashi, takoi sot drejtorin e […]
MITROVICË,9 SHKURT 2010(VushtrriaPress)-Avokati i Popullit të Kosovës, Sami Kurteshi, do të mbajë të hënën, më 15.02.2010 të ashtuquajturën “Ditë të hapur” me qytetarët e rajonit të Mitrovicës. Takimin me qytetarët e interesuar, Avokati i Popullit të Kosovës, do ta mbajë në ndërtesën e Administratës Tatimore Rajonale në Mitrovicë, që gjendet në Sheshin “Agim Hajrizi”, duke filluar nga […]
PRISHTINË,8 SHKURT 2010(VushtrriaPress)–Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot zyrtarisht ka shpallur valën 42 të Ndërmarrjeve Shoqërore (NSH) të cilat tenderohen për privatizim. Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve të mbajtur në janar, AKP ka njoftuar menaxhmentin e NSH-ve dhe Komunat përkatëse se këto ndërmarrje do të privatizohen. Lista e tenderëve për privatizim për valën 42 […]
PRISHTINË,7 SHKURT 2010(VushtrriaPress)- Kryeministri i Republikës së Kosovës,Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Pajaziti, me rastin e ndërrimit të jetës së anëtarit të KQZ-së dhe veprimtarit të shquar të PDK-së,Xhelil Pajaziti.Në telegramin e ngushëllimit thuhet:
E nderuara familje Pajaziti,
Me pikëllim të madh morëm lajmin për ndërrimin e jetës së familjarit tuaj, anëtarit të Komisionit […]
Foto:Pamje nga lumi Sitnica
MITROVICË,6 SHKURT 2010(VushtrriaPress)-Një deklaratë e rrejshme e një qytetari për kinse mbytjen në ujin e lumit Sitnica të një personi, ka mobilizuar njësi të ndryshme të emergjencave dhe atyre të sigurisë. Rreth orës 09:45min, pjesëtarë të KFOR-it, kanë sjellë një person në shtëpinë e shëndetit në Mitrovicë, pasi i njëjti ishte drejtuar […]
PRISHTINË,6 SHKURT 2010(VushtrriaPress)-Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, me rastin e përvjetorit të dytë të pavarësisë së Kosovës ka marrë mesazhe urimi nga Guvernatorja e Përgjithshme e Komonvelthit të Australisë, Quentin Bryce AC si dhe nga Presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq.
PRISHTINË,5 SHKURT 2010(VushtrriaPress)-ProCredit Bank, banka e parë që u hap në Kosovën e pasluftës, filloi punën e saj në Janar të vitit 2000 me një degë të hapur dhe vetëm 24 punonjës të ri dhe të përkushtuar. “Marrë parasysh ambientin e brishtë operativ dhe rreziqet e ndërlidhura, themelimi i një banke në Kosovë në vitin […]
PRISHTINË,4 SHKURT 2010(VushtrriaPress)-Në Drejtorinë e Doganës së Kosovës, të enjten është bërë nënshkrimi i memorandumit për bashkëpunim në mes të Doganës së Kosovës dhe Agjensionit kundër korrupsionit. Sipas këtij memorandumi palët do t’i ofrojnë njëra tjetrës informata për çështjet qe janë me interes të dyanshme në fushën e parandalimit, hetimit dhe ndalimit të dukurive korruptive […]
Foto:Arkiv
PRISHTINË,4 SHKURT 2010(VushtrriaPress)-Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Alush Gashi dhe u.d. i Sekretari Permanent i kësaj ministrie Haxhi Kamberi, janë takuar dje në mesditë përfaqësues të Sindikatës së QKUK-së, të cilët i prinë dje një marshi protestues në kërkim të përmirësimit të kushteve të punonjësve shëndetësor. Pasi ka dëgjuar kërkesat të cilat janë shprehur para […]
KOSOVË/SHBA,3 SHKURT 2010(VushtrriaPress)-Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala me ftesë të autoriteteve amerikane, përkatësisht Senatit Amerikan, po qëndron për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është duke zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të shtetit amerikan, kongresmen e senator, zyrtarë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore si dhe OPIC. Ministri […]
PRISHTINË,3 SHKURT 2010(VushtrriaPress)-Me ftesë të Agjencisë Evropiane të Barnave - European Medicines Agency (EMA) zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Agjencioni Kosovar për Produkte Mjekësore (AKPM), të kryesuar nga Zehadin Gashi, kryeshef i AKPM-së, Arianit Jakupi këshilltar për farmaci i Ministrit të Shëndetësisë, Belkize Shalqini drejtoreshë e Departamentit të autorizim marketingut në AKPM, Haki Ejupi […]
Foto:Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj
LUKSEMBURG,2 SHKURT 2009(VushtrriaPress)-Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj, po qëndron në Luksemburg,ku edhe do të nënshkruaj një marrëveshje bashkëpunimi me përfaqësues të Qeverisë së Luksemburgut, për themelimin e Qendrave të Kompetencës (ekselencës) në Ferizaj dhe Prizren. Sipas kësaj marrëveshje, Qeveria e Luksemburgut do mbështesë themelimin e këtyre dy qendrave […]
ISTOG, 30 JANAR 2010(VushtrriaPress)-Ka ndërruar jetë sot në Spitalin e Frankfurtit në Gjermani, nga një sëmundje në moshën 50 vjeçare Fadil Ferati, kryetar i Komunës së Istogut, i cili një herësh ka qenë edhe Kryetar i Degës së LDK-së në komunë si dhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK). Telegrame ngushëllimi familjes së të ndjerit Ferati i kanë […]
PRISHTINË,29 JANAR 2010(VushtrriaPress)-Projekti i përbashkët i Ministrisë së Administratës Publike dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme “Sistemi i Menaxhimit të dokumenteve të Gjendjes Civile”, është promovuar dje. Sipas një njoftimi të zyrës për informim pranë Ministrisë së Administratës Publike të Kosovës, thuhet se me realizimin e këtij projekti do të lehtësohen procedurat për të aplikuar për […]
PRISHTINË,28 JANAR 2010(VushtrriaPress)-Në Klinikën Interne të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës(QKUK) ka filluar implementimi i projektit për ngrohjen e ujit përmes energjisë solare. Ky është një projekt i Ministrisë së Energjetikës dhe Minierave i mbështetur edhe nga Ministria e Shëndetësisë. Në inaugurimin e këtij projekti kanë marrë pjesë ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi dhe ministrja […]
PRISHTINË,26 JANAR 2010(VushtrriaPress)-Është nënshkruar sot në Prishtinë, memorandumi i mirëkuptimit në mes të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, për hartimin e Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale të Kosovës. Sipas një komunikate për media të Ministrisë së Drejtësisë, thuhet se: “Ministrja e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi dhe Ambasadori i SHBA-ve në […]
PRISHTINË,25 JANAR 2010(VushtrriaPress)-Sot fillon fushata parazgjedhore për raundin e tretë të votimeve në komunën e Prizrenit dhe Lipjanit. Kurse të dielën më 31 janar 2010 qytetarët e komunave të Prizrenit dhe Lipjanit sërish për të tretën herë do të dalin në votime për të zgjedhur të parin e komunës (kryetarin). Në raundin e tretë të ashtuquajtur të balotazhit në Prizren dhe […]
PRISHTINË,24 JANAR 2010(VushtrriaPress)- Në prag të shënimit të përvjetorit të parë të programit 3 vjeçar për risistemimin e ish-pjesëtarëve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) që implementohet bashkërisht nga UNDP-ja dhe APPK (Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit në Kosovë). Gjatë vitit të parë rreth 1.500 ish-pjesëtarë të TMK-së kanë përfituar nga programi i cili njeh […]
PRISHTINË,22 JANAR 2010(VushtrriaPress)-Bashkësia Islame e Kosovës(BIK) njofton se Aksioni për të ndihmuar zonat e përmbytura në Shkodër e rrethinë i organizuar nga Kryesia e BIK e realizuar më 15 janar 2010, në xhamitë e Republikës së Kosovës, ka grumbulluar 80 mijë euro kontribute nga xhemati i Kosovës. Zyrtarët e Kryesisë së BIK, parat e grumbulluara nga […]
PRISHTINË,21 JANAR 2010(VushtrriPress)-Duke pasur parasysh gjendjen emergjente në të cilën gjenden ngrohtorja e qytetit “Termokos” dhe ngrohtorja e qytetit “Gjakova”, si dhe qytetarët e komunave të Prishtinës dhe Gjakovës, Ministria e Ekonomisë dhe Financave nëpërmjet një komunikate për media bën të ditur se sot ka bërë transferimin e mjeteve nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës, […]
PRISHTINË,21 JANAR 2010(VushtrriaPress)-Me aktivitete të ndryshme ka filluar të shënohet 1-Vjetori i ditës zyrtare të themelimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK). Sot që nga ora 10:00 deri në ora 14:00, në të gjitha kazermat e FSK-së anembanë Kosovës, do të jetë ditë e quajtur “DITA E HAPUR” për të gjithë qytetarët e interesuar. FSK-ja bën […]
Foto:Pamje nga takimi i sotëm në mes të Ministres së Drejtësisë,Nekibe Kelmendi dhe Senatorit Dik Marty
PRISHTINË,19 JANAR 2010(VushtrriaPress)-Në takimin e zhvilluar në mes të Ministres së Drejtësisë, Nekibe Kelmendi dhe Senatorit Dik Marty, raportues i Këshillit të Evropës për persona të zhdukur, u bisedua për ndihmën që Këshilli i Evropës mund të jap për zbardhjen e […]
PRISHTINË,18 JANAR 2010(VushtrriaPress)-Sot Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian shpalli pesëmbëdhjetë përfituesit e rinj të dy programeve që përkrahin shoqërinë civile në Kosovë – Instrumenti Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (EIDHR) dhe Instrumenti i ndihmës për para-anëtarësim (IPA). Janë ofruar rreth € 2.5 milionë për këto projekte. Ftesa e ardhshme e EIDHR-së për […]
Foto:Prishtina,kryeqyteti i Republikës së Kosovës
PRISHTINË,18 JANAR 2010(VushtrriaPress)-Policia e Kosovës(PK) ka bërë të ditur se sot rreth orës 08:40 ka marrë informacionin për një zjarr në ish-ndërtesën e Rilindjes. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni të gjitha njësitë e nevojshme policore, zjarrfikësit, prokurori si dhe zyrtari për hetimin shkaqeve të zjarrit nga departamenti i emergjencave të nivelit komunal […]