Arkivi per kategorine ‘Lajme ditore nga Kosova’
Dhjetëra mijëra qytetarë të Republikës së Kosovës,e kundërshtuan sot planin gjashtë pikësh të Ban Ki Mun-it
Kosovë, 19 nëntor 2008 (VushtrriaPRESS)-Dhjetëra mijëra qytetarë të Republikës së Kosovës, sot kanë protestuar në Prishtinë, duke e refuzuar planin gjashtë pikësh të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Mun. Në këtë demonstratë folësit nga Shoqatat e dala nga lufta, ata të Lëvizjes “Vetëvendosje” si dhe të organizatave të tjera organizatore të kësaj demostrate, e kanë akuzuar Ban Ki Mun-in se ka bërë një plan që e cenon sovranitetin e Shtetit të Kosovës. Demostruesit filllimisht janë tubuar para Bibliotekës Kombëtare, për të vazhduar më pastaj rrugëtimin nëpër rrugën Agim Ramadani, qendra e qytetit dhe në fund tek Selia Qendrore e EULEX-it, në ish-ndërtesën e UNMIK-ut në Prishtinë.
Prezantohen katër pikat e Prishtinës zyrtare për shtrirjen e EULEX-it
Kosovë, 18 nëntor 2008(VushtrriaPRESS)-Udhëheqësit më të lartë të Republikës së Kosovës, presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, u takuan sot me Daniel Fried, zëvendësndihmëssekretar amerikan i shtetit për Evropë dhe Evroazi, dhe Piter Feith, shef i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë. Pas këtij takimi, në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, Presidenti Sejdiu paraqiti këtë deklaratë të përbashkët: Lexo »
Lëvizja për Bashkim Kombëtar: E shqetësuar me gjashtë pikëshin e Ban Ki Mun-it
Prishtinë, 16 nëntor 2008(VushtrriaPRESS)-Situata e krijuar lidhur me planin gjashtë pikësh të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun, si dhe situata në të cilën ndodhet Kosova, e ka shtyrë Lëvizjen për Bashkim Kombëtar, që të thërras sot një konferencë për media. Në këtë konferencë udhëheqësit e LB-së e kanë komentuar të ashtuquajturin gjashtë pikëshin e Ban Ki Mun-it për Kosovën si dhe kanë dhënë rekomandimet e tyre për opinionin dhe për Qeverinë e Kosovës.
Nga sot qytetarët e Republikës së Kosovës, i kanë patent-shoferët e rinj
Prishtinë, 14 nëntor 2008 (VushtrriaPRESS)-Nga sot në ka filluar dhënja e patent-shoferëve të parë të Republikës së Kosovës.Në këtë ceremoni morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit,Fatmir Limaj dhe zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.Ministri i Punëve të Brendshme,Zenun Pajaziti tha se “kjo është një ditë e shënuar, për shkak se po e kompletojmë këtë mozaik të dokumenteve të nevojshme për qytetarët e Kosovës. Lexo »
Nesër bëhet shpërndarja patent-shoferëve të parë të Republikës së Kosovës
Kosovë,13 nëntor 2008 (VushtrriaPRESS)–Nesër më 14 nëntor të këtij viti në orën 10:00 sallën e madhe të Kuvendit komunal të Prishtinës, do të organizohet ceremonia e shpërndarjes së patent-shoferëve të parë të Republikës së Kosovës, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme.Në këtë ceremoni, do të marrin pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti dhe ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit, Fatmir Limaj.
Zv.ministri Dedaj priti sot udhëheqësit e Lidhjes se Pensionistëve të Kosovës
Prishtinë, 13 nëntor 2008(VushtrriaPRESS)-Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Gjergj Dedaj,ka pritur një delegacion të Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës të kryesuar nga Iliaz Kurteshi, kryetar, të cilët fillimisht i informoi për angazhimin e MPMS-së për avancimin dhe përmirësimin e kushteve të kategorive të ndryshme të shoqërisë kosovare, të cilat i trajton kjo ministri, duke përfshirë edhe vetë pensionistët kosovarë Lexo »
Ministrja e Drejtësisë Nekibe Kelmendi, do të merr pjesë në Samitin e 10-të Ndërkombëtar mbi “Krimin Tranzicional dhe Post-Diplomime”, i cili do të mbahet më 13 dhe 14 nëntor, në Paris
Kosovë, 12 nëntor 2008(VushtrriaPRESS)- Ministrja e Drejtësisë, znj. Nekibe Kelmendi do të udhëtojë sot për në Francë. Ajo është e ftuar që të marr pjesë në Samitin e 10-të Ndërkombëtar mbi “Krimin Tranzicional dhe Post-Diplomime”, i cili do të mbahet më 13 dhe 14 nëntor, në Paris.Ky Samit është organizuar nga “Carns Montana Forum” dhe në të do të diskutohet për korrupsionin dhe qeverisjen globale. Lexo »
Dekleratë e përbashkët e Presidentit dhe Kryeministrit të Kosovës, në lidhje me praninë e EULEX-it
Kosovë, 11 nëntor 2008 (VushtrriaPRESS)-Në një konferencë për media udhëheqësit e Kosovës, presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi, mbrëmë kanë deklaruar se: Duke pasur parasysh bisedimet e gjertanishme lidhur me vendosjen sa më të shpejtë të EULEX-it në Kosovë, shprehim këtë qëndrim: Jemi për dialog dhe për t’i kontribuar shtrirjes sa më të shpejtë të EULEX-it në Kosovë, duke respektuar dhe zbatuar Projektin e Presidentit Ahtisaari, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Lexo »
Fillon ndërtimin e Nënstacionit 400/110 kV Peja 3, i cili do të mundësojë përkrahjen e zhvillimit ekonomik dhe industrial të pjesës perëndimore dhe qendrore të Kosovës
Istog,7 nëntor 2008(VushtrriaPRESS)-Sot në një ceremoni solemne është vënë gurthemeli për ndërtimin e Nënstacionit 400/110 kV Peja 3, projekt i cili bashkë financohet nga Qeveria e Kosovës dhe Qeveria Gjermane.Paket Projekti Peja 3,është projekt i cili është i një rëndësie primare për rritjen e kapaciteteve transmetuese të energjisë elektrike në Kosovë dhe njëherit mundëson përkrahjen e zhvillimit ekonomik dhe industrial të pjesës perëndimore dhe qendrore të Kosovës.
Dy liderët kryesor të Kosovës, e kanë uruar sot Presidentin e ri të SHBA-ve Barack Obama, me rastin e zgjedhjes së tij në këtë post

Shkëlqesisë së Tij Barack Obama
President i Zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Prishtinë, 5 nëntor 2008-Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kam nderin t’Ju shpreh urimet e mia më të sinqerta me rastin e zgjedhjes Suaj President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Zgjedhja e Presidentit të 44-të në Amerikë dhe prijësit të botës së lirë dhe demokratike ka shënuar histori.
Dy liderët kryesor të Kosovës, e kanë uruar sot Presidentin e ri të SHBA-ve Barack Obama, me rastin e zgjedhjes së tij në këtë post
Prishtinë, 5 nëntor 2008-Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, me të arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pas vizitës dyditëshe zyrtare në Shqipëri, mbajti një konferencë me gazetarë, në të cilën edhe një herë e falënderoi Shqipërinë për ndihmën dhe mbështetjen e gjithmonshme që Republika e Shqipërisë i ka dhënë Kosovës edhe në proceset e mëvetësisë së saj, edhe në proceset e mëvonshme. Lexo »
Fillojë Sezoni i Gjuetisë për vitin 2008-2009 në Kosovë
Kosovë, 3 nëntor 2008(VushtrriaPRESS)-Me vendim të posaçëm, të nënshkruar nga ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Idriz Vehapi, konform nenit 8.2 të Ligjit të Gjuetisë të dielen më 2 nëntor është bërë hapja e Sezonit të Gjuetisë për vitin 2008-2009. Me këtë vendim, hapja e Sezonit të Gjuetisë bëhet në llojet e kafshëve të egra Lexo »
Shënohen hapa në zhvillimi i kapaciteteve njerëzore në ndërmarrjet publike
Prishtinë, 30 tetor 2008(VushtrriaPRESS)-Drejtori menxhues i KOSTT sh.a, Fadil Ismajli me bashkëpunëtorë, sot priti në një takim delegacionin e KAEF-Fondi Amerikano-Kosovar për Edukim të përbërë nga z. Dale Pfeiffer, anëtarë i Komitetit të KAEF, z. William Brown, zv. president për zhvillim, z. Nathan Truitt, përgjegjës për marketing dhe zhvillim dhe znj.Eranda Aliu, drejtoreshë e KAEF, zyra në Prishtinë. Lexo »
Evrodeputeteja Doris Pack, po qëndron në Kosovë

Prishtinë, 30 tetor 2008(VushtrriaPRESS)-Doris Pack, deputete e Parlamentit Evropian, po qëndron për një vizitë në vendin tonë. Zonja Pack, sot ka zhvilluar takime me presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu, dhe kryeministrin Hashim Thaçi. Në të dyja takimet evrodeputetja Doris Pack, e ka potencuar sërish se BE-ja do ta ndihmojë edhe në të ardhmen Kosovën si dhe u interesua rreth prioriteteve të Qeverisë së Kosovës, lidhur me konunitetin serb në institucione si dhe përfaqësimin e gruas kosovare në misionet diplomatike. Të dy liderër kosoavarë e kanë felenderuar zonjën Pack për angazhimin e saj për Kosovën.
Arrestohen gjashtë persona për sulm ndaj zyrtarëve të Ministrisë së Transportit të Kosovës

Prishtinë, tetor 2008 (VushtrriaPRESS) –Policia e Kosovës (PK), dje ka arrestuar gjashtë persona, të cilët e kanë bllokuar magjistralen Prishtinë-Ferizaj dhe më pas i kanë sulmuar zyrtarët e Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Të dyshuarit i kanë bllokuar punimet në magjistralen Prishtinë-Shkup përtej Çagllavicës, me pretendim se ndërtimi i këtij projekti rrugor paraqiste disa barriera që do t’i dëmtonte interesat e tyre ekonomike. Lexo »
Sejdiu dhe Thaçi,e kanë pritur dje dhe sot në takim lamtumirës ambasadorin e deritanishëm të Turqisë në vendin tonë Mustafa Sarniç
Prishtinë, 28 tetor 2008 (VushtrriaPRESS)- Presidenti i Kosovës,Fatmir Sejdiu, e ka pritur dje në një takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Mustafa Sarniç. Presidenti Sejdiu në takimin e djeshëm e ka çmuar lartë kontributin e Turqisë dhe të ambasadorit Sarniç. Edhe ambasadori Mustafa Sarniç,ka falënderuar presidentin për bashkëpunimin e mirë. Sot po ashtu kryeministri Hashim Thaçi, e ka pritur në një takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Mustafa Sarniç, të cilin edhe e ka falënderuar për angazhimin e tij në Kosovë.
Formohet Shoqata Atdhetare për Identitet dhe Bashkim Kombëtar
Shqipëtar, mos rri po duku, Shqipëtar!
Kosovë,tetor 2008 (VushtrriaPRESS)- Duke dashur që opinionin dhe mediat në Republikën e Kosovës, si dhe gjithë popullin shqiptar, dhe duke ndjerë përgjegjësi për informim të drejtë dhe të sinqertë, kryesia e SHAIBK-së e Kosovës në mbledhjen e rregullt të dat.17.10.2008 të mbajtur në Prishtinë, Lexo »
U mbahet mbledhja konstitutive e Këshillit Kombëtar të Shkencës,Kryetar i Këshillit u zgjodh Akademik Rexhep Ismajli
Prishtinë, tetor 2008-Në mbledhjen konstitutive të Këshillit Kombëtar të Shkencës,të mbajtur dje anëtarët e të cilit janë emëruar nga Kuvendi i Kosovës në bazë të Ligjit për Veprimtarinë Kërkimore-Shkencore. Detyrë themelore e këtij Këshilli 15-anëtarësh është të përkujdeset për zhvillimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore në Kosovë Lexo »
Në Qendrën Korrektuese të Lipjanit, të miturit meshkuj mbajtën kros vjeshtor në vrapim, kurse të miturat femra bënë hapjen e ekspozitës
Lipjan,tetor 2008- Në kuadër të shumë aktiviteteve të ndryshme që zhvillohen me të burgosurit në burgje, sot në lokalet e Qendrës për Aftësim Profesional “Fazani”, në Lipjan u bë hapja e ekspozitës me punime dore dhe me piktura të femrave dhe të miturve të dënuar në Qendrën Korrektuese për Ferma dhe të Mitur në Lipjan. Lexo »
Ambasadori i ri i Suedisë në Kosovë dhe Maqedoni,Lars Freden:Jemi duke u përpjekur që të ndihmojmë aq sa mundemi Kosovën
Kosovë, tetor 2008-Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, priti sot Lars Freden, Ambasadori i Suedisë për Maqedoni dhe Kosovë. Ambasadori Lars Freden, i solli sot letrat kredenciale. Në këtë takim Presidenti Fatmir Sejdiu e njoftoi ambasadorin e Suedisë në vendin tonë për vizionin e Kosovës që të jetë një vend i të gjithë qytetarëve, Lexo »
Në kuadër të turit rajonal nëpër Kosovë të titulluar “Java e Kuvendit” sot radhën e kishte Mitrovica

![]()
Mitrovicë, tetor 2008-Në kuadër të “Javës së Kuvendit të Kosovës ”, sot në Mitrovicë,po qëndron kryetari i Kuvendit të Kosovës , Jakup Krasniqi, bashkë me anëtarë të Kryesisë,deputetë të zonës dhe sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit të Kosovës. Lexo »
Për shkak të mosekzekutimit të vendimit gjyqësor i dënuari J. Kurshumliu po mban grevë urie
Prishtinë,tetor 2008-I burgosuri J.Kurshumliu (1955), i arrestuar më 03 tetor 2008, është duke mbajtur grevë urie në Spitalin e Burgut të Dubravës, për shkak të mosekzekutimit të vendimit gjyqësor që ka të bëjë me kontest të pronës së tij. Lexo »
Nesër në Kosovë,do të bëhet hapja e Ambasadës së Norvegjisë
Kosovë, tetor 2008-Nesër në vendin tonë do të bëhet hapja e Ambasadës së Norvegjisë.Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu,në një takim që ka pasur sot me Elisaberth Walaas,zëvendësministre e Punëve të Jashtme e Norvegjisë,për vendimin e Mbretërisë së Norvegjisë për ngritjen e nivelit të përfaqësimit diplomatik të saj në Kosovë në nivel ambasade,
Naim Tërnava, u rizgjodh Kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës
Prishtinë,tetor 2008-Në zgjedhjet e mbajtura sot në selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës në Prishtinë, është rizgjedhur për një mandat pesëvjeçar Naim Tërnava, kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës,njoftojnë burime të VushtrriaPRESS-it. Tërnava,në këto zgjedhje mori 37 vota,kurse kundër kandidat i tij i vetëm në këto zgjedhje Rexhep Boja, mori vetëm 17 vota.
Hajdin ISLAMI, VushtrriaPRESS
Nga sot më 17-24 tetor do të mbahet Java për Zhdukjen e Varfërisë në Kosovë
Kosovë, tetor 2008-Sot në Kosovë ka filluar “Java për Zhdukjen e Varfërisë”, në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, është shënuar “Dita Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë”. Kjo ngjarje shënon fillimin e Javës për Zhdukjen e Varfërisë, nga data 17-24 tetor. Me rastin e kësaj date do të zhvillohen aktivitete të ndryshme.
















Ky artikull ka
0 komente