VUSHTRRI, 4 GUSHT 2010(VushtrriaPress)-Sot në ora 09:00, Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) do ta vizitoj një delegacion i ekspertëve të sigurisë nga Hungaria i kryesuar nga kolonel, Lazlo Szedres.Ekspertet e sigurisë nga Hungaria do të pritën nga Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës,Sheremet Ahmeti si dhe zyrtar të lartë të Qendrës.
PRISHTINË, 26 KORRIK 2010(VushtrriaPress)-Nesër, më 27 korrik, 2010, ditë e martë, ora 11:30, në Ndërtesën e Re të Qeverisë (ish objekti i “RILINDJES”),Ministria e Administratës Publike, gjegjësisht Departamenti i e-Qeverisjes dhe Proceseve Administrative (DeQPA), do të bëj prezantimin e Sistemit të Menaxhimit të Pasurisë, në kuadër të projekteve të qeverisjes elektronike, për të gjitha institucionet […]
Foto:Prishtina,kryeqyteti i Republikës së Kosovës
PRISHTINË,8 JANAR 2010(VushtrriaPress)-Komuna e Prishtinës, në një solemnitet sot presidentin e Republikës së Kroacisë, Stipe Mesiq, do ta shpall Qytetar Nderi të kryeqytetit të Republikës së Kosovës. Ceremonia për shpalljen e presidentit kroat Stipe Mesiq, Qytetar Nderi i Prishtinës, do të mbahet në sallën e objektit të ri të Komunës së […]
Foto:Ndërtesa e Kuvendit Komunal të Mitrovicës
©VushtrriaPress
MITROVICË,7 JANAR 2010(VushtrriaPress)-Nesër në ambientet e ndërtesës së KK-së në Mitrovicë, do të bëhet konstituimi i përbërjes së re të kësaj komune. Seanca solemne pritet të filloi nga ora 11:00, ndërsa bëhet e ditur se rendi i ditës për këtë seancë do të jetë :
Fjalë mirëseardhjeje nga kryesuesi i Kuvendit Komunal,
Fjalë […]
Foto:Prishtina,kryeqyteti i Republikës së Kosovës
PRISHTINË,2 JANAR 2010(VushtrriaPress)-Kryeprokurori i Shtetit Kroat, Mladen Bajic, do të jetë pjesë e delegacionit kroat, i cili do të kryesohet nga Presidenti Stjepan Mesiq, që do ta vizitojnë Republikën e Kosovës më 8 janar 2010. Kryeprokurori Bajic do të pritet nga Kryeprokurori i Shtetit të Republikës së Kosovës, Hilmi Zhitia, më 8 […]
PRISHTINË,8 DHJETOR 2009(VushtrriaPress)-Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut–zyra në Kosovë, së bashku me Qendrën për të Drejta të Njeriut të Universitetit të Prishtinës, Këshillin për Mbrojtje të të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, Qendrën për Art Bashkëkohor “Stacion”, Rrjetin Ballkanik të Raportimit Hulumtues, bashkëorganizon një varg aktivitetesh për […]
PRISHTINË,16 NËNTOR 2009(VushtrriaPress)-Nesër me fillim në ora 11:00 në afërsi të Istogut, organizohet ceremonia solemne e inaugurimit të Nënstacionit 400/110 kV Peja 3. Lëshimi në punë i Nënstacionit Peja 3 do të bëhet nga Kryeministri i Republikës së Kosovës,Hashim Thaçi. Ndërtimi dhe lëshimi në punë i Nënstacionit 400/110 kV Peja 3, do të përmirësojë dukshëm […]
PRISHTINË,3 NËNTOR 2009(VushtrriaPress)–Nesër më 4 nëntor të këtij viti në ora 13:00, në ndërtesën e Qeverisë, do të mbahet takimi punues për zbatimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Migracion. Ky do të jetë takimi i parë, i cili do të përkrah zbatimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Migracion të aprovuar nga […]
PRISHTINË,21 Tetor 2009(VushtrriaPress)-Sot do të mbahet Festivali për të Rinj për Ndryshime Sociale me temë promovimin e sjelljeve të sigurta kunderjtë HIV/AIDS. Ky është edicioni i tretë i këtij festivali dhe përkon me javën për zhdukjen e varfërisë 2009. Festivali do të mbahet në teatrin Dodona, me fillim në ora 12:00 deri ora 14:00. Sipas […]
VUSHTRRI,7 TETOR 2009(VushtrriaPress)-Nën patronatin e Kryeministrit të Kosovës,Hashim Thaçi në qytetin e Vushtrrisë më datat 8 dhe 9 Tetor 2009 do të mbahet Manifestimi “Ditët e Hasan Prishtinës”. Manifestimi “ Ditët e Hasan Prishtinës” pritet që t’i mbledh fytyrat eminente të historisë shqiptare. Organizatorët kanë bërë me dije se hapjen solemne të manifestimit do ta […]
PRISHTINË,29 SHTATOR 2009(VushtrriaPress)-Ministri i Ministrisë së Administratës Publike të Republikës së Kosovës,Arsim Bajrami, sot do ta viziton shkollën fillore në fshatin Gllamnik të komunës së Podujevës. Me këtë rast Ministri Arsim Bajrami do t’ia dhuroj shkollës fillore të këtij fshati disa kompjuterë, si donacion i Qeverisë së Republikës së Kosovës.
PRISHTINË,23 SHTATOR 2009(VushtrriaPress)-Nesër më 24 shtator 2009, në Nënstacionin 400/110 kV Peja 3 në Burim (ish-Istog), organizohet ceremonia solemne e nënshkrimit të Kontratës për shërbime të konsulencës për linjën interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri, të njohur si “Autostrada Energjetike”. Me këtë rast gjithashtu është planifikuar edhe zbulimi i pllakës falënderuese për Republikën Federale të Gjermanisë si […]
MITROVICË,15 SHTATOR 2009(VushtrriaPress)-Sot do të mbahet manifestimi përkujtimor “Epopeja e Mazhiqit” që organizohet nga Komuna e Mitrovicës dhe Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së. Fillimisht do të bëhen homazhe pranë Varrezave të Dëshmorëve në Shipol e më pas diku rreth orës 10:45 do të vendosen kurora lulesh pranë shtatoreve të dëshmorëve Mehë Uka, Shemsi Ahmeti e Safet Boletini, ndërsa […]
Foto:A.Ibrahimi
VUSHTRRI,28 GUSHT 2009(VushtrriaPress)-Gjithçka është gati për inaugurimin e Memorialit të Dëshmorëve në Vushtrri. Memoriali është i vendosur në një hapësirë të madhe në lokacionin ku më parë ishte ish-Stacioni i Vjetër i Autobusëve. Inaugurimi do të bëhet më 1 Shtator 2009 me fillim prej orës 14:00.
PRISHTINË,20 GUSHT 2009(VushtrriaPress)–Sot në prani të Ministres së Drejtësisë,Nekibe Kelmendi, si dhe përfaqësuesve vendës dhe ndërkombëtarë, do të fillojë ndërtimi i frigoriferëve të “Dhomës së ftoftë”, për vendosjen e mbetjeve mortore të personave që presin identifikimin. Fillimi i ndërtimit të “Dhomës së ftohtë” do të bëhet në orën 13:00, në Zyrën për Persona të Zhdukur […]
Foto:Pamje nga Vushtrria, Gusht 2009©VushtrriaPress
KOSOVË,11 GUSHT 2009(VushtrriaPress)-Edhe sivjet pjesëtarët e Batalionit Turk që shërbejnë në kuadër të forcave paqeruajtëse në Kosovë (KFOR) do të mbajnë ceremoni të synetisë për fëmijët e Kosovës. Që nga dita e enjte 13 gusht 2009 do të fillojnë ceremoninë e synetisë për disa qendra të Kosovës:
13 Gusht 2009 në Vushtrri
15 […]
PRISHTINË,4 GUSHT 2009(VushtrriaPress)-Nga 6 deri më 8 gusht 2009 në Kosovë me ftesë të Myftiut të Kosovës, Naim Tërnava për vizitë në vendin tonë do të qëndroj Reisi i Bashkësisë Islame të Bosnjës dhe Hercegovinës, Mustafa ef. Ceriqi me bashkëpunëtorë. Sipas një njoftimi të BIK-ut Ceriq, në ditën e parë të vizitës së tij në Republikën e Kosovës, […]
PRIZREN,1 GUSHT 2009(VushtrriaPress)-Të hënën në qytetin e lashtë të Prizrenit, fillon Festivali më i madh në Kosovë ”DokuFest”, i cili sivjet ka disa risi. Festivali do të nisë me filmin YOUSSOU N’DOUR: I BRING WHAT I LOVE, në regji të Elisabethe Chai Vasarhelyi, dhe do të përmbyllet të dielën me 9 gusht, me filmin WALTZ WITH BASHIR, në regji […]
DRENAS,31 KORRIK 2009(VushtrriaPress)-Sot në orën 13:00 në Drenas do të bëhet vënia e gurthemelit për ndërtimin e objektit të Qendrës për Regjistrim të Autometeve dhe Qendrës Komunale të Regjistrimit Civil. Vënien e gurthemelit do ta bëj ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, ndërsa pritet të marrin pjesë edhe kryetari i Kuvendit komunal të Drenasit, Nexhat Demaku […]
Foto: VushtrriaPress
MITROVICË,30 KORRIK 2009 (VushtrriaPress)-Komuna e Mitrovicës, njofton të gjithë qytetarët e interesuar se Ombudspersoni i Kosovës, Sami Kurteshi, do të mbajë të mërkurën, më 05.08.2009 të ashtuquajturën “Ditë të hapur” me qytetarët e rajonit të Mitrovicës. Takimin me qytetarët e interesuar, Ombudspersoni i Kosovës, do ta mbajë në ambientet e Kuvendit të Komunës, duke filluar […]
VUSHTRRI,27 KORRIK 2009(VushtrriaPress)-Ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë, Metin Hüsrev Ünler, nesër do ta vizitojë Komunën e Vushtrrisë, ku rreth orës 11:00 do të pritet nga Kryetari i Komunës, Bajram Mulaku, më pastaj rreth orës 12:00 do të vizitojë komunitetin turk në këtë qytet si dhe Shoqatën kulturore shqiptaro-turke “Çeshme” në Vushtrri.
VUSHTRRI,24 KORRIK 2009(VushtrriaPress)-Pas një trajnimi tremujorë sot me fillim prej orës 14:00, në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri, mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 38-të të Policisë së Kosovës(PK). Kjo gjeneratë numëron 80 zyrtarë të rinj policorë. Në ceremonin e sotme pritet që të marrin pjesë ministri i Punëve të […]
SHTIME,23 KORRIK 2009(VushtrriaPress)-Në shenjë nderimi dhe respekti me rastin e 10-Vjetorit të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Shtimes, të dielën më 26 Korrik 2009 me aktivitete të ndryshme do të shënohet 10-Vjetori i përkujtimit të Dëshmorëve të kësaj komune. Aktivitetet do të fillojnë që nga orët e mëngjesit ku fillimisht do të bëhen Homazhe […]
PRIZREN,17 KORRIK 2009(VushtrriaPress)-Ceremonia e vënies së gurthemelit të objektit të Prokurorive do të mbahet sot më 17.07.2009, në ora 11:00, në Prizren, në lokacionin e ndërtesës së vjetër të Prokurorisë. Në këtë ceremoni do të jetë pjesëmarrëse edhe Ministrja e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi me bashkëpunëtorë, e cila do ta mbaj një fjalim rasti.
PRISHTINË, 14 KORRIK 2009(VushtrriaPress)-Në turin e tij ballkanik sot përfaqësuesi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Havier Solana, mbrrin në Republikën e Kosovës, ai sot Prishtinë do të takojë udhëheqësit më të lartë vendor dhe ndërkombëtar si dhe do të prononcohet për media.Poashtu sot pasdite Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi […]
KOSOVË/MAQEDONI,10 KORRIK 2009(VushtrriaPress)-Me ftesë të Presidentit të Maqedonisë, Gjorgji Ivanov, Presidenti i Republikës së Kosovës,Fatmir Sejdiu do të udhëtojë të shtunën për vizitë në Republikën e Maqedonisë. Presidenti Sejdiu do të marrë pjesë në manifestimin “Vera e Ohrit”, që mbahet në qytetin e Ohrit. I pranishëm në manifestim do të jetë edhe Presidenti i Republikës së […]
PRIZREN/VUSHTRRI,6 KORRIK 2009(VushtrriaPress)-Për të tretën herë me radhë, këngëtari nga Vushtrria, Shaban Krasniqi do të këndojë në Festivalin “Zambaku i Prizrenit 2009″. Krasniqi do të paraqitet me këngën”Kohë e shkuar” me tekst të Naim Frashërit, ndërsa komponimin e ka bërë Arbër Krasniqi. Fesivali mbahet nesër (E martë 7 korrik 2009) duke filluar nga ora 20:00 dhe transmetohet në Radio Televizionin […]
VUSHTRRI,19 MAJ 2009(VushtrriaPress)-Të premten në Shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri duke filluar që nga ora 13:00 nën organizim të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë do të shënohet me një akademi përkujtimore 10-Vjetori i masakrës së 22 majit të vitit 1999 që kishte ndodhur në Vushtrri. Tani më është formuar edhe Shoqata e familjarëve të të […]
Nesër, e martë, 19 maj 2009, duke filluar në orën 11:00, Ministrja e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi do të mbajë konferencë për gazetarë. Qëllimi i mbajtjes së kësaj konference është njoftimi për kryerjen e ekstradimit të parë nga Institucionet e Republikës së Kosovës, respektivisht nga Ministria Drejtësisë. Konferenca do të mbahet në Ministrinë e Drejtësisë, (Ministria […]
PRISHTINË, 4 MAJ 2009(VushtrriaPress)-Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës njofton se nga data 5-9 Maj 2009 do të organizojë “Javën e Shkencës në Kosovë”. Promovimi i këtij aktiviteti do të bëhet nesër në ora 10:00 në ambientet e Hotelit Grand në Prishtinë. Hapjen zyrtare të “Javës së Shkencës në Kosovë” do ta bëjë Ministri […]
VUSHTRRI, 16 PRILL 2009(VushtrriaPRESS)-Nesër(e premte, 17 prill 2009) duke filluar në orën 11:00, do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 37- të oficerëve korrektues të Kosovës. Ceremonia e ndarjes së diplomave për oficerët korrektues do të mbahet në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri, në prani të përfaqësueseve […]
PRISHTINË, 10 Prill 2009(VushtrriaPRESS)-Jemin Gjana, Ministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit të Shqipërisë sot do të vizitojë Kosovën. Ministri Gjana do të ketë takime me udhëheqësit e Republikës së Kosovës si dhe do të vizitojë Ministrinë e Bujësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës.
PRISHTINË, 4 PRILL 2009(VushtrriaPRESS)-Sot në Prishtinë, Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës do të mbajë Kuvendin Zgjedhor. Kuvendi punimet e tij do t’i mbajë në lokalet e Institutit Albanologjik të Prishtinës.
PEJË, 30 Mars 2009(VushtrriaPRESS)-Nesër më 31 Mars 2009 në ora 11:30 në Pallatin e Kulturës në Pejë do të mbahet konferencë për shtyp. Kjo konferencë ka për qëllim prezantimin e Agjendës për Aksionin për Ditët e Planetit që fillojnë nga data 1 prill deri 24 prill 2009, thuhet në një njoftim të Këshillit Rinor të […]
Foto:Ura që ndanë shqiptarët dhe serbët në Mitrovicë
PRISHTINË, 5 SHKURT 2009(VushtrriaPRESS)-Nesër më datën 06.02.2009, Lëvizja për Bashkim zhvillon aksionin “MITROVICË: SERBIA JASHTË!”. Grupi Nismëtar për themelimin e organizatës së të rinjve të Lëvizjes për Bashkim me këtë datë do të shpërndajë 10000 fletëpalosje në të cilat shprehen qëndrimet e Lëvizjes për Bashkim në lidhje me Qytetin […]
Prishtinë, 5 janar 2009(VushtrriaPRESS)-Sot në Prishtinë do të prezantohen rezultatet e Raportit Preliminar të ndodhisë së dëmtimit të transformatorit AT1 në Nënstacionin 220/110 kV Kosova A.Konferenca për shtyp mbahet në ora: 15:15, në Ndërtesën e KOSTT-it, Rr.Iljaz Kodra pn, Prishtinë
Prishtinë, 21 dhjetor 2008(VushtrriaPRESS)–Më 23 dhjetor 2008, në ora 10:30 në ndërtesën e KOSTT sh.a, do të nënshkruhet kontrata për projektin kapital-Sistemi komandues dhe monitorues SCADA EMS, projekt i cili është financuar nga Qeveria e Kosovës. Ngjarjen do ta përcjellin përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Kosovës si dhe delegacioni i Ambasadës Franceze në Kosovë.
Fushë Kosovë, 17 dhjetor 2008(VushtrriaPRESS)-Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit të Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, sot më 17 dhjetor 2008, duke filluar nga ora 14.30 do të vizitoj Hekurudhat e Kosovës.
Vushtrri, 31 tetor 2008 (VushtrriaPRESS)-Sonte duke filluar prej orës 18:00 në Shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri, në kuadër të Javës së Kulturës dhe të Festivalit për të rinj që po mbahet në Vushtrri, në natën përmbyllëse do të prezantohet Teatri “Hasan Prishtina” nga Vushtrria, me komedinë “Drejtor apo Kryetar”. Hyrja është falas për […]
Prishtinë, tetor 2008-Në Teatrin Kombëtar të Kosovës në Prishtinë, shfaqet premiera e pjesës së veçantë teatrale, që promovon të drejtat e njeriut, me titull “Tregime nga Ballkani” me rastin e Ditës Botërore për Zhdukjen e Varfërisë.Me rastin e 60 vjetorit të Deklaratës Universale për të drejtat e njeriut, Ekipi i Agjensive të Kombeve të Bashkuara […]
Paralajmërim i ngjarjeve për nesër !
Të shtunën,më 11.10.2008, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, (Instituti Special në Shtime) në Bashkëpunim me Zyrën e OSBE-së në Shtime, do të organizoj një program për fëmijët me të meta mentale të Shtëpisë së Fëmijëve në Graqanicë si dhe për fëmijët tjerë të Graqanicës. Manifestimi mbahet në Shtëpinë për […]
Prishtinë, shtator 2008-Nesër më 25 shtator 2008, Ministri i Drejtësisë së Shqipërisë Enkelejd Alibeaj, me ftesë të Ministres Kelmendi, do të qëndroj në Kosovë për një vizitë një ditore.
Vushtrri, shtator 2008-Nesër (e hënë më 15 shtator 2008) në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri, prej orës 13:30 do të qëndroi Ministri i Punëve të Brendëshme të Kosovës Zenun Pajaziti dhe shefi i EULEX-it Yves de Kermabon.
________________________________________________________________
Prishtinë, shtator 2008-Nesër (e hënë më 15 shtator 2008) pre orës 13:00, Ministrja e Drejtësisë […]
Vushtrri, shtator 2008- Nesër në Shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri, duke filluar nga ora 17:00, do të bëhet promovimi i albumit muzikor të këngëtarit nga Vushtrria Nuredin Gubetini.
VushtrriaPRESS
Foto:Richard Holbrooke, me një të ri shqiptar
Prishtinë, shtator 2008-Sonte në mbrëmje duke filluar nga ora 18:00, në Sallën e Kuqe të Fakultetit Filologjik në Prishtinë,në kuadër të vizitës që do t’i bëjë Universitetit të Prishtinës, ambasadori Richard Holbrooke, do të mbajë një ligjëratë me temë:Zhvillimet politike në rajon dhe më gjerë.
VushtrriaPRESS
Fushë Kosovë, gusht 2008- Në ora 11:00, në dalje të Fushë Kosovës (në hyrje të fshatit Miradi), tek ura e cila kryqëzohet me hekurudhën, Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe ministri i MTPT-së, Fatmir Limaj, përurojnë fillimin e punimeve për zgjerimin e segmentit të magjistrales Prishtinë-Pejë, përkatësisht pjesën nga Fushë Kosova deri […]
Prishtinë, qershor 2008 Me ftesë të kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, z. Sali Berisha, kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës z.Hashim Thaçi, do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Shqipëri. Kryeministri Thaçi do ta realizojë vizitën zyrtare në shtetin shqiptar në datat 19 dhe 20 qershor 2008. Gjatë kësaj vizite kryeministri […]
Zvicër, maj 2008 Sot në Zvicër do të promovohen tre albume muzikore të këngëtarëve shqiptarë Kadri Ismajli, Faton Rugova dhe reperi Badashipi që jetojnë në Zvicër. Kjo ngjarje muzikore fillon prej orës 20:00 dhe është e organizuar nga bashkëatdhetarët tanë në Zvicër për nder të Pavarësisë së Kosovës.
VushtrriaPress
E mërkurë 11:00 Ballkan : Quo vadis Serbosllavia Bujar Muharremi
13:00 Pse shqiptaret nuk kanë mend Ali Mehmetaj
E enjte 11:00 Uegen promovon botimet më të reja
13.:00 AIKD promovon librin Rugova –Vizioni Nacional Vehbi Miftari
14:00. Cabej Begzad Baliu
.E premte ? Fjalor i orientalizmave Tahir N.Dizdari
Prishtinë, maj 2008 Në kuadrin e Panairit të 10-të të Librit “Prishtina 2008” ditën e enjte më 22 maj 2008, duke filluar nga ora 12:00 do të bëhet përurimi i librit të Begzad Baliut, Çabej,1, botuar nga Focus.
Vushtrri, maj 2008 Rock grupi nga Vushtrria “The poor” sot do të majë një koncert humanitar. Koncerti mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri.
Prishtinë, maj 2008 Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, mbanë fjalë rasti në Akademinë Politike ” Roli dhe kontributi i Ukshin Hotit” Kjo ngjarje do të fillojë nga ora 12:00 dhe do të […]