PRISHTINË,20 SHKURT 2010(VushtrriaPress)-Janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e stinorit pranveror në Superligën e Kosovës në Futsall, i cili pritet të fillojë më 25 shkurt.
Ndeshjet e 1/16 të Kupës së Kosovës
Të shtunën(sot) më 20 shkurt dhe dielën(nesër) më 21 shkurt, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë luhen ndeshjet e 1/16 së Kupës së Kosovës […]
PRISHTINË,17 SHKURT 2010(VushtrriaPress)–Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki do të mbajë ka mbajtur dje stërvitje me futbollistët e Përfaqësueses, të cilët i ka ftuar për miqësoren ndaj Përfaqësueses së Shqipërisë (me futbollistë të kampionatit shqiptar), e cila do të zhvillohet sot më 17 shkurt 2010 në Stadiumin e Qytetit në Prishtinë.
Emërorja e Përfaqësueses së Kosovës:
Valmir Bytyçi, Besa
Kushtrim Mushica, Vëllaznimi
Fisnik […]
Foto:Pamje nga konferenca FFK-së për media të mbajtur sot
PRISHTINË,15 SHKURT 2010(VushtrriaPress)–Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës kanë bërë të ditur sot se janë bërë të gjitha përgatitjet për ndeshjen miqësore për nder të dyvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ndërmjet Përfaqësueses së Kosovës (të përbërë kryesisht me futbollistë që luajnë në Kosovë dhe në rajon) […]
PRISHTINË,13 SHKURT 2010(VushtrriaPress)–Me kërkesë dhe pëlqimin e të gjitha klubeve, shtyhet fillimi i stinorit pranveror të Ligës së Parë të Kosovës në basketboll. Data e fillimit të garave është 27/28.02.2010.
PRISHTINË,11 SHKURT 2010(VushtrriaPress)–Më 18 dhe 19 shkurt 2010 në ambientet e Kolegjit Eurosport në Bardhosh do të mbahet seminari dy ditorë për gjyqtarë, vëzhgues dhe trajner të basketbollit. Këtë seminar do ta mbajë instruktori nga Gjermania, Jens Staudenmayer nga departamenti i Beko BBL i cili njëherësh ishte edhe gjyqtarë i FIBA dhe pjesëmarrës i shumë kampionateve […]
PRISHTINË,7 SHKURT 2010(VushtrriaPress)-Federata e Futbollit të Kosovës(FFK) ka bërë të ditur se në dyvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, më 17 Shkurt do të organizojë një ndeshje revyale në futboll për nder të dyvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e cila do të zhvillohet ndërmjet përzgjedhjes së skuadrave elite të Shqipërisë dhe Kosovës.Eroll Salihu, sekretar i përgjithshëm i FFK-së, ka […]
VUSHTRRI,25 JANAR 2010(VushtrriaPress)-Në ndeshjen e xhiros së 16 të TechnoMarket Superligës së Republikës së Kosovës në Basketboll, mbrëmë në Palestrën e Sporteve “Jeton Tërstena-TOTA” në qytetin e Vushtrrisë, edhe një herë Klubi i Basketbollit “Kosova e Vushtrrisë” ka dëshmuar se është klub që di të sjellë risi në basketbollin kosovarë. KB Kosova e Vushtrrisë arriti […]
VUSHTRRI,2 JANAR 2010(VushtrriaPress)-Besnik Kollari është emëruar zyrtarisht trajner i Klubit të Futbollit ”Kosova” e Vushtrrisë. Kollari së shpejti pritet që të marrë timonin e drejtimit të lojtarëve me fanella bardh e kaltër në dy sezonet e ardhshme. Drejtues të KF Kosova (V) kanë paralajmëruar edhe risi të tjera duke mos përjashtuar mundësinë edhe të përforcimeve me lojtarë. […]
SKENDERAJ,28 DHJETOR 2009(VushtrriaPress)-Në përfundim të vitit 2009 ashtu sikurse edhe komunat e tjera të Kosovës edhe komuna e Skenderajt ka shpallur më të dalluarit në sport. Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport e kësaj komune, ka shpallur më të suksesshmit gjatë vitit 2009 në të gjitha sportet. Epiteti i sportistit të vitit në komunën e […]
PRISHTINË,27 DHJETOR 2009(VushtrriaPress)-Federata e Futbollit e Kosovës(FFK)ka njoftuar se në kuadër të programit të Këshillit Profesional dhe Përzgjedhësit të Përfaqësueses së Kosovës,Albert Bunjaku, më 7 janar 2010 do të bëhet testimi fizik i futbollistëve që ishin në tubimet e tetorit dhe nëntorit dhe eventualisht edhe 4-5 të tjerëve që fare nuk kanë qenë pjesë e […]
SKENDERAJ,18 NËNTOR 2009(VushtrriaPress)-Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valton Beqiri së bashku me Kryetarin e Kuvendit Komunal të Skenderajt,Sami Lushtaku kanë vënë gurëthemelin e Palestrës së Sporteve në Skenderaj. Realizimi i kësaj palestre sportive, e cila do t’i ketë 1600 ulëse, mbështetet financiarisht nga MKRS-ja. Me këtë rast, Ministri Valton Beqiri tha se “MKRS-ja është e interesuar që realizimi i […]
KOSOVË,9 NËNTOR 2009(VushtrriaPress)–Java e 16-të në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll u karakterizua me 4 barazime dhe vetëm 8 gola. Në gjashtë ndeshjet e kësaj jave u zhvilluan vetëm 8 gola, pasi në tri sfida munguan golat. Kushtet e vështira për lojë për shkak të reshjeve të shiut, duket se ndikuan tek efikasiteti i skuadrave kosovare. […]
VUSHTRRI, 8 TETOR 2009(VushtrriaPress)-Në Vushtrri sot është emërtuar Palestra e Sporteve e qytetit me emrin e dëshmorit Jeton Tërstena-Tota. Dëshmori Jeton Tërstena-Tota ka qenë njëri prej themeluesve të Klubit të Tifozëve nga Vushtrria “Forca”. Për nderë të këtij emërtimit të Palestrës së Vushtrrisë do të mbahet turnir në Hendboll ku pritet të marrin pjesë disa nga klubet […]
Foto:Trajneri dhe hendbollistet e VushtrrisëVUSHTRRI,4 SHTATOR 2009(VushtrriaPress)-Klubi i hendbollit femëror KOSOVA nga Vushtrria, nesër (e shtunë) me fillim prej orës 20:00 do ta zhvillojë ndeshjen e parë të Kupës së EHF-it me kundërshtarin nga Bullgaria LOKOMOTIV nga Varna në kuadër të rrethit të parë të kësaj gare prestigjioze.
Skuadra vushtrriase sipas zyrtarëve të klubit ka bërë para […]
KOSOVË,22 GUSHT 2009(VushtrriaPress)-Sot dhe nesër zhvillohen ndeshjet e javës së dytë në Raiffeisen Superligën e Kosovës në Futboll, si dhe ndeshjet e javës së parë në Ligën e parë.
Orari i takimeve
Raiffesen Superligë - java e dytë, data e zhvillimit 22/23.08.2009 në ora 17.00
E shtunë
Liria - Prishtina (M.Ferati,G.Shala, A.Latifi)
KEK-u - Flamurtari (Z.Qorraj, F.Agerbashi, M.Aliu)
E diel
Vëllaznimi - […]
VUSHTRRI,14 KORRIK 2009(VushtrriaPress)-Klubi Futbollistik “Kosova” e Vushtrrisë, ka emëruar Arbnor Morinën, kryetrajner të këtij klubi. Kryetrajneri i ri i KF “Kosova” e Vushtrrisë, Arbnor Morina, më herët ka drejtuar disa klube të futbollit ndërsa momentalisht është komisar i garave në FFK. Siç bëhet e ditur klubi vushtrrias i futbollit pritet që në radhët e veta t’i rreshtojë […]
VUSHTRRI, 7 QERSHOR 2009(VushtrriaPress)–Fitorja e sotme e Klubit futbollistik Kosova e Vushtrrisë ndaj KF “ Hysi” me rezultat 1:0 e dërguar KF “Kosovën” nga Vushtrria shumë pranë mbetjes në Raiffeisen Superligën e Kosovës në Futboll. Në javën që vjen vushtrriasit do të udhëtojnë në Lypjan ku do të përballen me KF “Ulpiana”.
Rezultatet nga ndeshjet tjera në Raiffeisen Superligën e Kosovës në Futboll […]
VUSHTRRI, 5 QERSHOR 2009(VushtrriaPress)-Lufta për mbijetesë në elitën e futbollit kosovarë po bëhet çdo ditë e më interesante. Të dielën në stadiumin e qytetit në Vushtrri, Klubi futbollistik Kosova e Vushtrrisë do të luajë me KF “ Hysi” për mbijetesë në Raiffeisen Superligën e Kosovës në Futboll. Për vushtrriasit kjo ndeshje futbolli është vendimtare pasi […]
PRISHTINË, 26 MAJ 2009(VushtrriaPress)-Komisioni i garave të Raiffeisen Superligës së Kosovës në përbërje të: Arbnor Morina,Kryetar, Isuf Ajeti dhe Xhafer Halilosmani,anëtar në mbledhjen e vet të mbajtur sot lidhur më regjistrimin e ndeshjeve të javës së 26-të, të Kampionatit 2008/09 dhe atyre të gjysmëfinales së KUP-ës së Kosovës në futboll, mori vendim që ndeshja e pazhvilluar ndërmjet […]
VUSHTRRI,24 MAJ 2009(VushtrriaPress)-Mbrëmë vonë në Palestrën e Sporteve në Vushtrri ka përfunduar derbi në ndeshjen hendbollistike në konkurrencën e femrave ndërmjet Kosovës së Vushtrrisë dhe Prishtinës. Për të dytën herë me radhë Klubi hendbollistik Kosova e Vushtrrisë në konkurrencën e femrave është shpallur kampion i Kosovës. Atmosfera e përgatitur nga Tifozët “Forca” e ka madhështuar […]
PRISHTINË, 24 PRILL 2009(VushtrriaPress)-Federata Atletike e Kosovës, Departamenti i Sporteve të Kosovës dhe Drejtoria për Sport dhe Rini e Komunës së Prishtinës, do të organizojnë Gjysmëmaratonën e tetë Ndërkombëtare të Prishtinës më 9 Maj 2009. Organizatori i kësaj gjysmëmaratone njofton se si edhe viteve të tjera edhe këtë vit kjo garë do të simbolizojë vlerat […]
KOSOVË, 1 PRILL 2009(VushtrriaPRESS)-Sot prej orës 14:00, zhvillohen ndeshjet e javës së 17-të në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll, të cilat u shtyn për shkak të motit të ligë që mbretëroi javën e kaluar në vend.Orari i takimeve Raiffesen Superliga java e 17 dita e zhvillimit 1.04.2009 në ora 14.00 .
Foto:Përfaqësuesja e Kosovës në Futboll
KOSOVË, 9 Mars 2009 (VushtrriaPRESS)-Me vendimin e Komisionit të garave të Superligës së Kosovës në futboll, dje në orën 14:00 në Dardanë, është zhvilluar ndeshja e mbetur e rrethit të dytë të Kupës së Kosovës në futboll ndërmjet Preshevës 96 dhe Vëllaznimit
MITROVICË,19 SHKURT 2009(VushtrriaPRESS)-Një delegacion i kontingjentit të KFOR-it turk që shërbejnë në Prizren kanë ndihmuar dje me një shumë prej 5 mijë eurosh klubin e femrave në volejboll “Trepça” nga Mitrovica. Jahja Baxhak,kryetar i Këshillit Turk për Kosovën ka thënë me këtë rast “Se ky donacion është një urë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet njerëzve […]
Foto:Pamje nga sulmi i djeshën në autobusin e futbollistëve nga Vushtrria
Vushtrri,Gjilan, Istog (Kosovë), 1 dhjetor (VushtrriaPRESS)-Gjatë vikendit futbolli i Kosovës është kapluar nga dhuna ku kanë ndodhur dy incidente një incident ka ndodhur dje në Gjilan, ku pas zhvillimit të ndeshjes futbollistike ndërmjet KF Gjilani nga Gjilani dhe Klubit Futbollistik “Kosova” nga Vushtrria, autobusi i […]