Komenti Muajit:Të shpëtuarit e Kosovës
Shkruan:Shirley Cloyes DioGuardi
(Autorja është këshilltare për cështje të Ballkanit pranë Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane.)
Liderët politikë të Kosovës dhe organizatat joqeveritare, që sollën mëse 30,000 njerzë në rrugë më 19 Nëntor për të protestuar planin “gjashtë pikësh” të OKB-së, duhet të përkrahen nga të gjithë ata që u intereson e ardhmja e Evropes Juglindore. Implementimi i planit gjashtë pikësh – bazuar vetëm në rekomandimet e Beogradit për doganat, kontrollin kufitar, policinë, gjyqësinë, vendet religjioze serbe, dhe vendosjen e EULEX-it në Kosovë-do të cënonte sovranitetin e Kosovës, do të minonte pavarësinë, dhe do të përfundonte shancin për të sjellur paqë dhe stabilitet të qëndrueshëm në Ballkan për shumë dekada të ardhëshme.
Komuna e Vushtrrisë, emëroi për nënkryetare Xhevahire Izmakun, kurse për Drejtor të Kulturës, Qamil Sahitin
Vushtrri, 2 dhjetor 2008(VushtrriaPRESS)-Ashtu siç ishte paralajmëruar më parë se Komuna e Vushtrrisë do të bënte disa ndryshime ku do të themeloheshin edhe disa drejtori dhe do të ndodhnin emërime të reja në stafin udhëheqës komunal. Poetja Xhevahire Izmaku, është emëruar nënkryetare e Komunës së Vushtrrisë, ndërsa drejtori aktual i Radios Vicianum, Qamil Sahiti, është emëruar Drejtor i Drejtorisë për kulturë, rini dhe sport.
Ministrja Pula u takua me përfaqësues të Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Londër
Londër(Britani e Madhe), 1 dhjetor 2008(VushtrriaPRESS)-Sot një delegacion nga Kosova i udhëhequr nga Ministrja e Energjisë dhe Minierave Justina Shiroka-Pula, u takua me përfaqësuesit e Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), ku u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në zhvillimin e sektorit energjetik të Kosovës. Lexo »
Dita ndërkombëtare e luftës kundër sidës, sot po shënohet edhe në Vushtrri
Vushtrri,1 dhjetor 2008(VushtrriaPRESS)-Me organizimin e organizatës joqeveritare “Ars Qendra” nga Vushtrria, Dita ndërkombëtare kundër HIV AIDS, po shënohet sot edhe në Vushtrri. Ajo u karakterizua sot nga disa aktivitete rinore si trajnime ligjërata lojëra atraktive etj.Këto trajnime kryesisht do të zhvillohet nëpër shkollat fillore të zonave rurale të Vushtrrisë e ku do të punohet me nxënësit e klasave të teta dhe nënta ku pjesën e ligjëratave do ta bëjnë ligjërues profesionist nga lëmi i shëndetësisë.Avdullah Bunjaku, Drejtor i organizatës njëherazi edhe koordinator i projektit na tha se e kemi organizuar këtë projekt me qëllim që t’i informojmë edhe këta të rinj të zonave rurale për rrezikshmërinë e Hiv Aids-it. Lexo »
Futbolli i Kosovës, sërish kaplohet nga dhuna:Gjilani dhe Istogu e prishën atmosferën e mirë këtë sezon
Foto:Pamje nga sulmi i djeshën në autobusin e futbollistëve nga Vushtrria
Vushtrri,Gjilan, Istog (Kosovë), 1 dhjetor (VushtrriaPRESS)-Gjatë vikendit futbolli i Kosovës është kapluar nga dhuna ku kanë ndodhur dy incidente një incident ka ndodhur dje në Gjilan, ku pas zhvillimit të ndeshjes futbollistike ndërmjet KF Gjilani nga Gjilani dhe Klubit Futbollistik “Kosova” nga Vushtrria, autobusi i futbollistëve vushtrrias është dëmtuar ku si pasojë i janë thyer xhamat. Klubi i Tifozëve ”Forca”, kryesia e KF Kosova nga Vushtrria, si dhe dashamirë të futbollit në mbarë Kosovën i kanë dënuar këto akte të shëmtuara por edhe atë që gjatë vikendit kishte ndodhur në Istog, ku gjyqtari i ndeshjes ishte sulmuar nga persona deri më tani të panjohur, po ashtu në Istog edhe gazetarët nuk janë lënë pa u sulmuar. Këto veprime të ulëta të disa dashakeqëve e kanë kthyer sërish dhunën e stadiumet e Kosovës.
Emisioni Televiziv “Jeta në Kosovë” më 10 Dhjetor 2008 edhe në Vushtrri
Vushtrri, 29 nëntor 2008(VushtrriaPRESS)-Agjencia e Lajmeve-VushtrriaPRESS, ka mësuar se debati televiziv “Jeta në Kosove” i drejtuar nga prezantuesja Jeta Xharra, më 10 Dhjetor 2008, do të mbahet në Vushtrri, duke filluar nga ora 14:00. Ky debat do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri, dhe mund të marrin pjesë si spektator edhe qytetarët e Vushtrrisë. Organizimin e këtij debati në qytetin e Vushtrrisë, do ta bëjë OJQ “Star of Future” nga Vushtrria. Debati i Vushtrrisë, pritet të zgjojë interesimin e madh të qytetarëve të Vushtrrisë dhe të spektatorëve të RTK-së pasi do të përballet pozita dhe opozita e kësaj komune.
Lëvizja për Bashkim: 28 Nëntori, Dita e Flamurit – Festë zyrtare në Kosovë!
Foto:Flamuri kuq e zi, në rrethojën e Ndërtesës së Qeverisë së Kosovës
Kosovë, 28 nëntor 2008 (VushtrriaPRESS)-Me rastin e 28 Nëntorit para Kuvendit të Kosovës u bë promovimi i Grupit Nismëtar për formimin e organizatës së të rinjve të Lëvizjes për Bashkim. Ky ishte aksioni i parë i këtij grupi. Grupi Nismëtar zhvilloi më këtë rast edhe një protestë simbolike kundër Ligjit të festave të Republikës së Kosovës dhe kërkoi që 28 Nëntori - Dita e Flamurit të bëhet festë shtetërore në Kosovë. Në pllakatin e të rinjve të ngjitur në rrethojat e Kuvendit të Kosovës shkruante: 28 Nëntori, Dita e Flamurit – Festë zyrtare në Kosovë!
`
VushtrriaPRESS, ju uronë të gjithë lexuesve 28 Nëntorin-Ditën e Flamurit
Kosovë/Shqipëri, 28 nëntor 2008(VushtrriaPRESS)-Agjencia e Pavarur e Lajmeve-VushtrriaPRESS, ju uronë të gjithë shqiptarëve 28 Nëntorin-Ditën e Flamurit. Ky 28 Nëntor sivjet është i pari që kremtohet në Shtetin e Pavarur të Kosovës.
Gëzuar dhe me fat Dita e Flamurit!
Redaksia
Liderët e Republikës së Kosovës:Mesazhe urimi për 28 Nëntorin - Ditën e Flamurit
Kosovë, 28 nëntor 2008(VushtrriaPRESS)-Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, si dhe Kryeministri Hashim Thaçi, u janë drejtuar qytetarëve të vendit me mesazhe urimi, me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit. Ne po i sjellim të plota të dy mesazhet e këtyre liderëve. Lexo »
Policia e Kosovës, në orët e mëngjesit të sotëm, parandaloi një vjedhje në degën e Raiffeisen Bank në Fushë Kosovë
Fushë-Kosovë/Prishtinë, 27 nëntor 2008(VushtrriaPRESS)-Komanda rajonale e Policisë në Prishtinë, ka njoftuar sot se ka ndaluar një vjedhje në degën e Raiffeisen Bank në Fushë Kosovë, ku ka arritur t’i arrestojë sot në orët e mëngjesit diku rreth orës 03:30 në rr. “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, dy persona nga rrethina e Obiliqit .Policia e Kosovës (PK),njofton se arrestimi i tyre ka ardhur si rezultat i një negocimi që policia ka pasur me të dyshuarit përreth 45 minuta. Lexo »
Diskutohen vështirësitë në proceset rajonale të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës
Prishtinë, 26 nëntor 2008(VushtrriaPRESS)-Me iniciativën e Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-KOSTT sh.a, dje u realizua një takim i menaxhmentit të lartë të KOSTT në krye me drejtorin menaxhues Fadil Ismajli me akterët më relevant të sektorit të energjisë ku ishin të pranishëm Ministrja e Energjisë dhe Minierave,.Justina Shiroka-Pula, zv.ministri i Energjisë Blerim Rexha, Kryesuesi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Ali Hamiti, u.d drejtori menaxhues i KEK-ut Arben Gjukaj, Kjartan Bjornsson përfaqësues i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, përfaqësues të Bankës Gjermane për Zhvillim KfW si dhe ekspertë të tjerë vendor dhe ndërkombëtar të kësaj lëmie. Lexo »
OPINION:Tani edhe ne e kemi shtetin tonë, të faleminderit Adem Jashari!
Shkruan:Hajdin ISLAMI
(Autori është Prof, gazetar si dhe aktivist për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Vushtrri)
Në shtetin e ri të Kosovës, kremtojmë ditëlindjen e heroit tonë gjithëkombëtar Adem Jashari
Adem Jashari, i lindur në Prekaz të Drenicës heroike, në ditën e madhe të flamurit, më 28 nëntor 1955, ndërkaq që ra heroikisht ballë për ballë me forcat çetnike serbe pikërisht më 6 mars 1998 në Prekaz, vendin ku edhe ishte rritur, edukuar dhe frymëzuar me ndjenja atdhetare nga prindërit Shaban dhe nënëloke Zahide Jashari, por edhe nga heronj tjerë të kësaj ane. Lindja e tij në ditën dhe muajin e fitoreve të mëdha të kombit shqiptar, kishte dhe do të ketë veçantinë e vet. Lexo »
Komuna e Vushtrrisë ka 53,390 meshkuj dhe 51,260 femra si dhe rrugë të asfaltuara ekzistuese janë 172 kilometra
Foto:Vushtrria. Autorë të fotove:Gj.Kajashi & Benny BH
Vushtrri, 25 nëntor 2008(VushtrriaPRESS)-Sipas projektit të Strategjisë Lokale Zhvillimore, Komuna e Vushtrrisë, sipas një statistike ka diku 104,650 banorë prej tyre 53,390 meshkuj dhe 51,260 femra. Kurse rrugë të asfaltuara ekzistuese në këtë komunë janë 172 kilometra.
Komenti i javës:Plani 6-pikësh i lojës urithiane të Sërbisë e rikthen “Krizën Millosheviqiane” në Ballkanin Perëndimor
Shkruan:Ramiz Lushaj(Autori është Kryetar i Akademisë Monarkiste Shqiptare)
1.Nëpër natën e zezë, komshiu lakmitaraq e hileqarë, i shtyni kufinjtë e arës së tij duke i marrë tokën me të padrejtë fqinjit të vet. Të nesërmen u mblodh kuvendi i burrave për të pleqnuar konfliktin.Grabitësit të tokës së tjetrit i shkoi mendja në një dredhi:-Kjo punë zgjidhet nesër. Të gjithë do të shkojmë tek guri i kufinit dhe do ta pyesim tokën: E kujt je? Toka ka me folë nëse është e imja apo e komshiut.Kuvendi e la këtë shteg hapur. Tanë natën grabitësi i tokës e hapi një gropë. Aty futi djalin e vet.
Po shënohet sot edhe në Kosovë, 25 Nëntori-”Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Gruas”
Foto:Nicole Kidman (Ambasadore e Vullnetit të Mirë të UNIFEM-it, gjatë vizitës së saj në Kosovë)
Kosovë, 25 nëntor 2008 (VushtrriaPRESS)-Më 25 nëntor në botë shënohet “Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Gruas” , duke shënuar një moment të rëndësishëm në lëvizjen globale për ti dhënë fund dhunës ndaj gruas.Më 26 Nëntor 2007 inicuar nga Znj. Nicole Kidman (Ambasadore e Vullnetit të Mirë të UNIFEMit) , UNIFEM në nivel global ka filluar fushatën Thuaj Jo Dhunës Ndaj Gruas me qëllim që të tregohet se ekziston një lëvizje nga njerëzit në globin tonë e cila është duke u zgjeruar çdo ditë e më shumë për të ngritur zërin e tyre duke kërkuar ti japim fund dhunës ndaj gruas dhe që kjo të shënohet në krye te agjendave të udhëheqësve botëror. Lexo »
Zjarr në një ndërtesë kolektive në rrugën në Mitrovicë
Mitrovicë, 24 nëntor 2008(VushtrriaPRESS)-Të hënën në orët e paradites ka shpërthyer një zjarr në një ndërtesë kolektive në rrugën “Teuta Mbretëreshë” në Mitrovicë, mirëpo fal ndërhyrjes së shpejtë të Brigadës së Zjarrfikësve zjarri është shuar dhe nuk është lënë që të përhapet. Lexo »
U mbajt punëtoria “Programi për Zhvillimin e Politikave të Qëndrueshme të Punësimit”
Prishtinë,24 nëntor 2008(VushtrriaPRESS)-Qeveria e Republikës së Kosovës në Bashkëpunim me Bankën Botërore ka organizuar sot punëtorinë “Programi për Zhvillimin e Politikave të Qëndrueshme të Punësimit”, në të cilën kanë marrë pjesë ministra të Qeverisë së Kosovës, ekspertë të Bankës Botërore dhe përfaqësues të donatorëve. Zv.kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, në hapje të këtij aktiviteti tha se ndër sfidat më të mëdha me të cilat përballet Kosova është shkalla e lartë e papunësisë, që vlerësohet ndër më të lartat në Evropë.
Sylejman Selimi,do ta udhëheqë Forcën e Sigurisë së Kosovës(FSK) ?
Kosovë, 24 nëntor 2008(VushtrriaPRESS)-As sot nuk është prezantuar emri i komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Bëhet e ditur se Gjen. Sylejman Selimi, është kanditati kryesor për këtë post. Pasi të emrohet komantanti i FSK-së, do të emërohen edhe 24 gjeneralë dhe kolonelë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
PTK-ja ka ndihmuar me pesë mijë euro Shkollën fillore “Kadri Bistrica” në fshatin Bistricë të Leposaviqit
Bistricë-Leposaviq(Kosovë),23 nëntor 2008(VushtrriaPRESS)-Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës Sh.A., nëpërmjet Departamentit për mirëqenie sociale, i ka dhënë një donacion shkollës fillore “Kadri Bistrica” të fshatit Bistricë në Komunën e Leposaviqit. Ky donacion vjen si rrjedhojë e kushteve shumë të vështira të këtyre tri fshatrave të kësaj komune të veriut të Kosovës, Bistricë, Koshtovë dhe Ceraj, komuniteti shqiptar i të cilit jeton në kushte tepër të vështira dhe i izoluar tërësisht nga pjesa tjetër e Kosovës. Lexo »
Kush e sulmoi veturën e RTV21-it në Manastir të Maqedonisë ?
Manastir(Maqedoni), 22 nëntor 2008(VushtrriaPRESS)-Derisa po i përcillnin aktivitetet e ndryshme me rastin e 100-vjetorit të Kongresit të Alfabetit shqip që po mbaheshin në qytetin e Manastirit në Maqedoni, vetura me logon e ekipit të Radio Televizionit 21 (RTV21) nga Kosova, është sulmuar nga persona deri më tani të paidentifikuar. Xhami i parmë i kësaj veture e cila ishte e parkuar në këtë qytet është dëmtuar rëndë, megjithëse ishte në mesin edhe të disa veturave të mediumeve të tjera.
Promovohet sot në Kosovë,libri i shqipëruar i Barack Obamas “Guximi për të shpresuar”
Prishtinë, 22 nëntor 2008(VushtrriaPRESS)-Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), i përkrahur edhe nga Ambsada Amerikane në Kosovë, sot në Prishtinë promovon librin e përkthyer në shqip, të Presidentit të sapo zgjedhur amerikan, Barack Obama “Guximi për të shpresuar”.Promovimi i këtij libri mbahet sot në Hotelin Grand, me fillim prej orës 17:00.
Kanë filluar të reshurat e borës sot në Kosovë
Kosovë, 22 nëntor 2008(VushtrriaPRESS)-Ashtu siç kishin paralajmëruar meteorologët në gjithë territorin e Kosovës që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka filluar të bie borë, njoftohet se për momentin të gjitha rrugët janë të kalueshme në gjithë Kosovën, mirëpo policia u bënë thirrje ngasësve të automjeteve që me vete t’i kenë edhe pajisjet dimërore në të kundërtën do të gjobiten nga policia nëse nuk i posedojnë me vete. Rrugët magjistrale për momentin janë të kalueshme, ndërsa borë në sasi më të madhe ka rënë në zonat e thella malore.
Thuaj ‘JO” Dhunës ndaj Grave
New York (SHBA), 21 nëntor 2008(VushtrriaPRESS)-Si në vitet e kaluara, edhe këtë vit në mbarë botën aktivitete të ndryshme organizohen për të shënuar “Ditën Botërore për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, më 25 nentor. Pikërisht këtë ditë do të përmbyllet edhe fushata një-vjeçare për nëshkrimin e peticionit “Thuaj JO dhunës ndaj grave” e mbështetur nga ambasadorja e vullnetit të mirë të UNIFEM-it, znj. Nicole Kidman, e cila do të dorëzoj të gjitha nënshkrimet tek sekretari i përgjithshëm në selinë e OKB-së. Bëhuni pjesë e kësaj fushate duke klikuar në http://www.saynotoviolence.org/index.htm dhe shënuar emrin tuaj. Deri më 25 nëntor emri juaj do jetë në mesin e një milon nënshkrimeve tjera.
Ansambli i komunës Inegoli nga Turqia do të shfaq një program kulturo-artistik
Mitrovicë, 20 nëntor 2008(VushtrriaPRESS)-Në Komunën e Mitrovicës, po qëndron një delegacion nga komuna e Inegolit në Turqi. Të dyja këto komuna Mitrovica dhe Inegoli janë binjakëzuar dhe pritet bashkëpunim i mirë në disa fusha. Delegacioni nga Inegoli, do të vizitojë edhe disa biznese, si dhe disa vende tjera historike të Mitrovicës si dhe fshatin Prekaz. Kurse të enjtën më (20.11.2008), duke filluar nga ora 19:00, në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, Ansambli nga Inegoli i Turqisë do të shfaq një program kulturo-artistik për publikun mitrovicas.
İnegöl Belediye Heyeti Mitroviça’da
Mitroviça, 20 kasim 2008(VushtrriaPRESS)Türkiye’nin İnegöl Belediyesi’nden bir heyet Mitroviça ziyaretini gerçekleştiriyor. Daha önceleri kardeş şehir anlaşması imzalayan İnegöl ve Mitroviça arasında her alanda işbirliğin yapılması planlaştırılıyor. İnegöl Belediyesi heyeti ziyaretleri süresince Mitroviça ve Preka’da tarihi yerleri yanı sıra bazı şirketlerde incelemelerde de bulunacaklar. Bu akşam (20.11.2008) saat 19.00’da ise İnegöl Folklor Ekibi Mitroviça’da “Rexhep Mitrovica” Kültür Merkezinde kültür-sanat programı sunacak.
Janë arrestuar tre shtetas të Gjermanisë, në lidhje me shpërthimin në ndërtesën e ICO-së në Prishtinë
Kosovë, 20 nëntor 2008(VushtrriaPRESS)-Lidhur shpërthimin që ka ndodhur ditë më parë përball ndërtesës së zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, ku ka shpërthyer një mjet i paidentifikuar eksplodues nga i cili shpërthim janë dëmtuar xhamat e katit të parë të kësaj ndërtese si dhe xhama të tjerë (po të kësaj ndërtese).Nuk ka pasur të lënduar, ndërsa policia është duke u marrë me rastinmë rastin në fjalë me dyshimin shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.























0 komente